Dardania Press
E premte, 16 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Diaspora

PËRBALLJA DINJITOZE E DHIMBJES TË SKAJSHME NGA FAMILJA ARIFAJ

IDRIZ ZEQIRAJ

3 Nëntor, 2020
in Diaspora
42 1
0
PËRBALLJA DINJITOZE E DHIMBJES TË SKAJSHME NGA FAMILJA ARIFAJ
49
SHARES
617
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
     Lajmi i dhimbshëm se dy djemtë e Familjes Arifaj, nga Ratishi i Epërm të Deçanit, u aksidentuan për vdekje nga treni, në Bruckberg të Gjermanisë, shokoi shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë. Në rrugën për në shkollë, jeta e tyre u shua, në mënyrën më tragjike të mundshme. Madje, në prani të bashkëmoshatarëve, të cilët u shokuan, deri në hospitalizim!
     Shuarja e djemëve njomëzakë, Hasanit dhe Blerjanit, u përjetua rëndë në Kosovë dhe përtej. Por, komuniteti shqiptar bavarezë, gjithësesi, e përjetoi më rëndë. Andaj, ngushëllime të gjithëve!
     Ngado dhe kudo që të shkojnë mërgimtarët, strehën e përjetshme, duan ta kenë atdheun, tokën mëmë. Kështu ndodhi edhe me vëllezërit rinorë: Hasanin dhe Blerjanin.
      Mediat në Kosovë, Shqipëri, Gjermani dhe gjetkë e pasqyruan, besnikërisht, këtë ngjarje-gjëmë të trishtme.
     Ceremonia mortore ishte një organizim mbresëlënës. Pjesëmarrje masive, 4 – 5 mijë njerëz. Hapësirë e lirë, me pak varre, e bollshme për t`i zënë masën numerike të njerëzve, të ardhur nga anekënd Kosova dhe Mërgata. Arkivolet, me trupat e pajetë të Hasanit dhe Blerjanit, i shoqëronin nxënës, bashkëmoshatarë, duke bartur fotografitë e tyre dhe dhjetëra kurora. Prapa vinin bota femërore, familja, kushërinj, bashkëvendorë. Ndërkohë që mijëra vetë prisnin në varreza, për t`u dhënë lamtumirën e fundit, djemve jetëshuajtur tragjikisht.
     Ceremonia e varrimit, solli elemente të reja. Një skenar i menduar mirë, në përshtatje të shumësisë së pjesëmarrësve, të ardhur edhe nga zona të largëta të Kosovës, reduktoi programin në pak folës. Një vajzë hapi ceremoninë mortore. Një nxënëse lexoi poezinë-elegji, të poetit të talentuar mërgimtar, Mentor Thaçi, kushtuar vëllezërve Hasan dhe Blerjan Arifaj. Zëvendëskryeministri Besnik Tahiraj, ngushëlloi Famljen Arifaj dhe popullin, në emër të qeverisë të Kosovës, zëvendës-kryetari i Bashkësisë Islame, ngushëlloi në emër të kryetarit të BIK-ut.
     Veprimtari i hershëm, aktualisht, kryetar i Shoqatës kulturore “Bekim Berisha – Abeja”, Xhemajl Hoxha, në Moosburg të Gjermanisë, pjesë aktive e së cilës janë edhe Familja e nderuar Arifaj, solli ngushëllimet e Mërgatës shqiptare. Në fjalën e tij konstruktive e brilante, evokoi kujtime për fëmijtë shkollarë, aktivizimin artistik në Shoqatë, prindërit e tyre, mësuesen Nife dhe babain Arif, moderator në veprimtaritë e Shoqatës.
     Përballë dy arkivoleve, me trupat e njomë të vëllezëve Hasanit e Blerjanit, dhe masës numerike të njerëzve të pranishëm, qëndronin të rrjeshtuar babai Arifi, në mes djali, tashmë i vetëm, Arigoni 15 vjeçarë, nëna Nife, me një nur bukurie e këthjelltësie unike, gjyshi (nga nëna) Riza Tahirukaj, personalitete zyrtare, qendrore e lokale, zëvendës-kryeministri Besnik Tahiri, kryetari i komunës të Deçanit – Bashkim Ramosaj, me stafet e tyre, përfaqësuesit fetarë, si dhe familjarë dhe të afërm. Një vetëpërmbajtje e dinjitetshme, madje, proverbiale, për një dhimbje skajore, pa vajë e lotë të Familjes, përjashto dy pika lotë të Arigonit, që kujdesshëm ia fshiu nëna tij. Ky rast përloti shumë qindra sy, njëherësh, të të pranishmëve.
     Fjala falenderuese, drejtuar mijëra pjesëmarrësve në ceremoninë mortore, lamtumirëse, e babait të djemëve, tashmë, në amëshim, ishte ngushëlluese, lehtësuese dhe mbresëlënëse, për të gjithë shqiptarët e kudondodhur. “Me praninë  tuaj masive, më bëhet zemra mal dhe na obligon, ne, si familje, të mos derdhim lotë, në shenjë mirënjohje e respekti për ju, që jeni bërë pjesë e dhimbjes tonë të madhe, për djemtë tanë të humbur”,- tha në, mes tjerash, prindi Arif Arifaj.
     Hoxha i fshatit Ratishë, me mbiemrin Arifaj, duke falenderuar mijëra pjesëmarrësit, falenderoi në emër të familjes dhe të fshatit.”E pamja do të jetë dy ditë, me orar të reduktuar. Për arsye të shumësisë të njerëzve, ju lutem, filloni largimin me distancën e nevojshme të Pandemisë, ndërkohë që ne do të vazhdojmë me pjesën tjetër të ceremonisë fetare”, – tha imami i mençur Arifaj.
     Edhe – e Pamja, – ndonëse masive, ishte përshtatur rastit. Pritësit e shumtë, të rrjeshtuar në hapësirën e jashtme, qendronin me dorën në zemër dhe po në këtë mënyrë kalonin vizitorët ngushëllues.
     Në pritjen ngushëlluese babai Arifi dhe gjyshi Riza. Mërgimtari Xhemajl Hoxha, me kamerën e tij, bënte fiksimin e vizitorëve të shumtë ngushëllues. Secili syrësh merrte pjesë të dhimbjes nga familja Arifaj. Dhimbja e përpjestuar, gjithësesi, është lehtësuese për Familjen, fort të goditur, Arifaj.
     Shpresojmë dhe besojmë se Familja e nderuar Arifaj, do të dijë ta menaxhojë dhe përballojë, dinjitetshëm, edhe tani e tutje, dhimbjen madhore, që e pllakosi, me humbjen e dy djemëve-engjuj! Premtojmë se do të jemi, me mendje dhe zemër, pranë Familjes Arifaj, duke ndarë dhimbjen dhe kujtimin e përjetshëm, për Hasanin dhe Blerjanin tonë të shumë dashur.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
Osman Ferizi

HAJDUT MË KRAVATA! – R E A G I M

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In