Rasti tragjik në Kroaci na ka shtri për toke të gjithve. Lotë e vaj kanë pushtua mërgatën shqiptare gjithandej nëpër botë. Ky rast i rëndë tragjik ka tronditur edhe shpirtat, zemrat dhe mëndjet e çdo anëtari të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, të cilët solidarizohen me dhimbjën e madhe të familjarëve që humbën njerëzit e tyre, si dhe bëjnë lutje që të shpoetojnë të lënduarit. Në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë për t’u dalur në ndihmë si të jetë nevoja; me gjak e pare.
Anëtarët e kryesisë së Nëndegës, më lotë ndër sy folën edhe për jetën e rëndë të mërgimtarëve dhe mallin e madh për atdhe. „U nisën më gëzim për të shuar mallin e madh me njerëzit e tyre e, vdekja ua mori jetën në rrugë për në atdhe“, u shpreh Xhevdet Muriqi. „Eh, mërgimtarë të shkretë! Të tretur nëpër botë për kafshatën e gojës e, të përbuzur nga të gjithë, po mbushim rrugët e botës me kufoma tona”, foli Haizer Gashi.
Në këtë takim të jashtëzakonshëm, disa anëtarë të kryesisë, shprehën edhe padrejtësitë që po përjetojnë nga shteti i Kosovës dhe mjetet informative, ku mes tjerash u tha: “Ky rast tragjik që tronditi botën, është shprehja më e mirë për injorimin që po in bëhet mërgatës shqiptare nga shteti ynë. Në kohën e pushimeve çmimet e bilatave shtrenjtohen aç shumë sa nuk përballohen e, shteti, pjesë e kësaj plaqke të turpshme, nuk bëza”.
Po në këtë tubim pikllues, Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, doli më kërkesë për Qeverinë e Kosovës, që; – Mërgata shqiptare të përkrahet e mbrohet me ligj. Të ndeshkohen të gjithë ata që ofendojnë dhe shkelin të drejtat e mërgimtarëve. Të gjitha mjetet informetive që janë vënë në sherbim të matrapazve dhe mbeturinave të kombit të ndëshkohen.
Në emër të Kryesisë së Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, Mr. Ing. Rexhep Nikçi, kryetar
Diskutim rreth këtij postimi