Dardania Press
Nedjelja, 25 Maja, 2025
  • SQSQ
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
Dardania Press
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
Dardania Press
Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
Home Geopolitika

Dukuritë neofashiste në Mal të Zi dëshmi e mjedisit të pakonsoliduar

Ndonëse dukuritë e neofashizmit në Mal të Zi kanë qenë te pranishme edhe me herët, nga viti 2020 me rastin e rotacionit të pushtetit kjo çështje  është bërë shqetësuese, ku me të rrezikuar vazhdimisht kanë qenë pjesëtaret e popullit boshnjak, shqiptarë, kroat e së fundit edhe të malazezëve  duke  rrezikuar  të tashmën dhe të ardhmën e qytetarëve  në këtë mjedis multinacional, qe është dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar

19 Marta, 2024
in Geopolitika
19 1
0
Kukulla e karnevalit akuzë kundër A.Nikollaidisit

Kukulla e karnevalit akuzë kundër A.Nikollaidisit

23
SHARES
282
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Diskursi  politik

Ndonëse dukuritë e neofashizmit në Mal të Zi kanë qenë te pranishme edhe me herët, nga viti 2020 me rastin e rotacionit të pushtetit kjo çështje  është bërë shqetësuese, ku me të rrezikuar vazhdimisht kanë qenë pjesëtaret e popullit boshnjak, shqiptarë, kroat e së fundit edhe të malazezëve  duke  rrezikuar  të tashmën dhe të ardhmën e qytetarëve  në këtë mjedis multinacional, qe është dëshmi e një mjedisi të pakonsoliduar

Nga Nail  Draga

Nuk ka dilemë se dukuritë neofashiste në Mal të Zi janë prodhim i ambientit të pakonsoliduar  që është i pranishëm në këtë mjedis, si rezultat i veprimit të Kishës Ortodokse Serbe, e cila më veprimet destruktive është duke vepruar si shteti në  shtet,  sipas ideologjisë serbomadhe e mbeshtetur nga partite serbe të cilat si mision kanë realizimin e programit të botës serbe.

Dhe prezantimi i kësaj politike nuk është befasi dhe as e panjohur në këtë vend, sepse ajo ishte e pranishme nga rënia e sistemit monist në vitët 90-ta të shekullit të kaluar. Kemi të bëjmë me kohën e fillimit të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, por edhe me paraqitjen publike të politikës serbomadhe në definimin territorial të hapësirës serbe në këtë shtet, ku ndihmesë iu ka dhënë edhe pushteti në Mal të Zi. Për opinionin  e gjërë është e njohur  se skenariste e kësaj politike ishte Akademia e Shkencave dhe e Artëve e Serbisë, përmes projektit të Memorandumit të vitit 1986. Në këtë aspekt nuk ka ndejë në heshtje as Kisha Ortodokse Serbe(KOS), sepse ajo ka bërë edukimin shpirtëror për misionin e serbizmit, që ishte binom i pandarë me politikën shtetëroe  serbe.

Ndërsa, pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020, me rastin e ndryshimit të pushtetit, ku DPS-i, pas 30-të viteve kalon në opozitë, skena politike në Mal të Zi, mori përmasa tjera. Kemi të bëjmë fillimisht me euforinë e fitorës nga ana e konceptit klero-nacionalist serbë, e ndihmuar drejtpërdrejtë nga KOS-i në Mal të Zi, e cila ka luajtur rolin dominues në ndryshimin e pushtetit në këtë mjedis.

Të rrezikuar   boshnjakët, shqiptarët por edhe malazezët

Dukuritë neofashiste në Mal të Zi kryesisht  janë bërë pjesë e mjediseve ku jetojnë pjesëtarët e popujve pakicë ku veçohen boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët. Ata manifestohen përmes shkrimit të parullave të ndryshme si dhe këndimit të këngëve shoviniste, siç është rasti kundër boshnjakëve  dhe pjesëtarëve të konfesionit islam ku veçohet qyteti i Plevlës. Ndërsa ditë më parë me rastin e festës së Shën Savës në tubimin e organizuar në Nikshiq janë fyer përseri boshnjakët duke  i akuzuar si “turq”, nga del se retorika shoviniste vazhdon të jetë e pranishme. Nga ana tjetër rrahja e shqiptarëve nga Shqipëria në H.Novi, pas Vitit të Ri pa asnjë shkas dëshmon qasjen neofashiste  ndaj qytetarëve të përkatësisë  tjetër kombëtare.

Ndërsa nga kjo dukuri nuk janë imun asa vet malazetët, të cilët vetën e shohin të rrezikuar nga politika ekspansioniste serbe, e cila mohon identitetin malazias,  ku këtu  prezantohet përmes partive politike serbe dhe Kishës ortodokse serbe, e cila këtu llogaritet si filialë e pushtetit të Serbisë. E duke ditur se politika serbe është vazhdimësi e asaj  ruse, duke rrezikuar  të tashmën dhe të ardhmën e regjionit. Ekspozimi i politikës së  tillë  dëshmon se  Mali i Zi, vazhdon të jetë një mjedis i pakonsoliduar  shoqëror e politik  edhe pas tri dekadave në pluralizëm.

Studentët pa njohuri elementare                           

Nga viti 2020  në Mal të Zi  me rastin e rotacionit të pushtetit dukuritë e neofashizmit  janë bërë pjesë e politikës ditore. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse  kemi të bëjmë me një mjedis heterogjen në aspektin nacional e të ndarë  politikisht, që ka marrë përmasa shqetësuese edhe pas ndryshimit demokratik të pushtetit me 30 gusht 2020. Pasi nuk kemi ndonjë hulumtim të veçantë të opinionit në lidhje me këtë çështje, me këtë rast po cekim hulumtimin e realizuar nga OJQ”Qendra për edukim qytetar”(CGO) të para dy vitëve, që janë të dhëna me interes për të kuptuar realitetin shoqëror në Mal të Zi, ne lidhje me dukuritë e neofashizmit në këtë mjedis. Kështu sipas të dhënave del se 77.5% e studentëve nuk dijnë të numërojnë  tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vetëm 43.6% dijnë të numërojnë tre shtete të lëvizjës antifashiste, ndërsa 23% nga ata nuk dijnë se pse festohet 13 korriku në Mal të Zi(!?).

Pasojë nga zhvlerësimi i arsimit

Të dhënat e tilla  janë dëshmi e nivelit  dhe zhvlerësimit të arsimit që ishte bërë monopol i partisë në pushtet për tridhjetë vite, duke e trajtuar këtë veprimtari shoqërore pa vlerën e merituar me kuadra e drejtues partiak, të përshtashëm për pushtetin. Dhe nga një pushtet i tillë arsimor nuk ka ekzistuar shqetësim se me  çfarë programesh do të mësojnë  nxënësit  dhe kush i  inspekton ato për të përfituar njohuri optimale për tu ballafaquar me të shkauarën jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore. Andaj, nuk duhet të na befasojnë paraqitja e dukurive neofashiste si në Plevle, Tivar, Berane, Hrecegnovi  e gjetiu në Mal të Zi. Pa dilemë këto të rinjë nuk janë vetëm prodhim i mjedisit mediatik të infektuar dhe të skenës politike nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, por edhe të një trashëgemie nga koha e monizmit me pasoja shoqërore.

Vetëm në shoqëritë të cilat nuk janë ballafaquar me të shkuarën, ku Mali i Zi është rast tipik i kësaj kategorie, ekziton mundësia e paraqitjes së dukurive neofashiste, ku në këtë periudhë kohore në shoqërinë malazeze ka dominuar vetëm një parti e kjo është DPS-i.

Si do të përgjigjëshin nxënësit shqiptarë?

Në lidhje me këtë çështje do të ishte me interes të realizohej një hulumtim i tillë edhe me nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pa pasur ndonjë paragjykim në këtë aspekt, dyshoj se do të kemi ndonjë  rezultat të kënaqshëm, sepse kemi programe unike arsimore e me këtë edhe përgjigjët pothuaj do të jenë identike.

Por, edhe po  të bëhëj hulumtimi  për ngjarje nga historia e tradita shqiptare, dyshoj se do të kishim përgjigje pozitive, sepse nuk kanë mundësi  të mësojnë për çështje të tilla. Sepse historia nuk fillon me Luftën e Dytë Botërore, dhe me vendosjën e pushtetit të komunistëve, me qasje  ideologjike që ishte praktikë e monizmit!

Pikërisht nga një qasje e tillë  vazhdojmë të kemi edhe koncepte të kundërta në mes  shqiptarëve e malazezëve, sepse rrethimin e   Shkodrës në Luftën Ballkanike malazezët e mësojnë në shkollë  si çlirimtare, ndërsa në realitet ajo ishte luftë pushtuese për zgjerim territorial të Malit të Zi. Andaj  është kërkesë emërgjente rishkrimi  i historisë, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe konceptët hegjemoniste.

Në tekstet  shkollore duhet të mësohet e vërteta

Ndërsa nëse në librat e historisë duhet mësuar për kohën me të re në Mal të Zi, sidomos për ngjarjet e vitëve 1988 e më pas që ka të bëjë me të ashtuquajturin revolucion  antiburokratik, si dhe luftën në Dubrovnik(1991), ku kanë marrë pjesë edhe malazezet, atëher duhet cekur udhëheqësit e Malit të Zi. Nëse atëher ishin ne mbeshtetje të politikës serbomadhe, më pas nga viti 1997, u distancuan nga ajo, por faktët janë të arkivuara. Sepse kemi të bëjmë me ngjarje që i kemi përjetuar të gjithë si qytetarë në këtë vend. Çështjet e tilla duhet të prezantohen ashtu siç kanë  qenë, me të gjithë kompleksitetin e tyre, sepse nxënësit duhet të dijnë të vërtetën. Andaj, dukuritë e neofashizmit nuk janë befasi, sepse  „çka ke mbjellur do të korresh“, ku pushteti malazez, ishte pjesë e të kaluarës jo të lavdishme në të kaluarën e afërt. Këtu qendron problemi në sistemin arsimor, sepse është punuar pak apo aspak në këtë drejtim, kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit të ri. Sepse, nëse shkolla nuk ka bërë detyrën e vet, tek ortodoksët, ate e ka kryer KOS-i, ku  deri sa ishte gjallë mitropoliti A.Radoviqi, më tepër merrej me politikë se sa më çështje  teologjike,  andaj nuk ishte befasi mbeshtetja e tij nga qytetarët në Mal të Zi, si prijës shpirtëror.

Karnevali me flakën neofashiste

Në lidhje me dukuritë neofashiste  në Mal të Zi, ditëve të fundit kemi dy paraqitje tipike të cilat kanë shqetësuar qytetarët.

E para ka të bëjë me rastin e ardhjes  në Podgoricë me 27 shkurt e M.Dodikut, kryetarit të entitetit të Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë  ku është pritur nga A.Mandiqi kryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Ardhja e tij ka irrituar qytetarët e Podgoricës, të cilët para Kuvendit protestuan me pankarta të ndryshme  ku veçohej ajo “fashistet”, qe ka të bëjë pikërisht me datën e 27 shkurtit 1993, kur  janë rrembyer 22 qytetarë boshnjak të cilët me pas janë likuiduar, nga forcat paramilitare serbe, vetëm se kanë qenë pjesëtarë të popullit boshnjak.

Dhe e dyta ka të bëje me datën  2 mars me rastin e natës përmbyllëse të karnevalit  në Hercegnovi,ku në fund siç është praktikë u dogj kukulla. Por, kësaj here e veçantë ishte se ajo ishte me figuren e shkrimtarit dhe intelektualit A.Nikollaidis,  qe nxiti reagime në Mal të Zi. Një veprim i tillë nga organizatoret të kujton  thënien e Heinrich Heine se “ata qe djegin librat në fund djegin edhe njerëzit”.

 

Askush nuk mund të jetë indiferent

Në sajë të rrethanave aktuale shoqërore në Mal të Zi, mbetët çështje e hapur  dilema  se a mund ta luftojnë antifashizmin ata që janë pjesë e ideologjisë neofashiste në Mal të Zi, ku KOS-i  është promotor i veprimeve të tilla, pa përjashtuar edhe individë  nga partitë proserbe, nga koha e miratimit të pluralizmit politik.

Askush nuk mund të jetë i qetë dhe indiferent në Mal të Zi me paraqitjen e neofashizmit, sepse kemi të bëjmë me një dukuri e cila dëshmon pasiguri tash dhe në të ardhmën. Ndonëse është menduar se një dukuri e tillë i takon të kaluarës, del se jemi mashtruar, sepse dukuritë neofashiste  në praktikë  na demantojnë në vazhdimësi, që është në kundërshtim me konceptin e barazisë qytetare e nacionale të një mjedisi multinacional dhe multikulturor. (Koha Javore, Mars 2024)   

Razgovor o ovom članaku

  • Aktualno
  • Komentari
  • Najnoviji
SALKO ŠKRIJELJ – RATNIK  KOJI JE 1941. SPRIJEČIO  SANDŽAČKU SREBRENICU

SALKO ŠKRIJELJ – RATNIK KOJI JE 1941. SPRIJEČIO SANDŽAČKU SREBRENICU

24 Marta, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

ZAPADNI SANDŽAK JE 1943. STRADAO GORE I BROJNIJE OD MNOGO POZNATIJE SREBRENICE 1995.

23 Marta, 2021
Kosovo: Opozicija u Skupštini kritikovala Hotija zbog Washingtonskog sporazuma

Kosovo: Opozicija u Skupštini kritikovala Hotija zbog Washingtonskog sporazuma

0
Vučić: Srbiju primoravaju da prizna Kosovo

Vučić: Srbiju primoravaju da prizna Kosovo

0
Dok je u Srbiji i opasnost i progovoriti glasno na albanskom jeziku, na Kosovu sasvim suprotno

Dok je u Srbiji i opasnost i progovoriti glasno na albanskom jeziku, na Kosovu sasvim suprotno

0
Dikur shiste qumësht më lagje, sot një soprano e famshme, ky është rrëfimi inspirues i Elbenita Kajtazit

Dikur shiste qumësht më lagje, sot një soprano e famshme, ky është rrëfimi inspirues i Elbenita Kajtazit

0
SJEĆANJE NA PROF. DR. SEFERA MEĐEDOVIĆA (1952 – 2022), GLASOVIT I PRAVNIMISLILAC – EUROPSKOG RANGA

SJEĆANJE NA PROF. DR. SEFERA MEĐEDOVIĆA (1952 – 2022), GLASOVIT I PRAVNIMISLILAC – EUROPSKOG RANGA

19 Maja, 2025
/VIDEO/ Sandžak u tišini ispraćamo svoju mladost – Iseljavanje u brojevima i suzama

/VIDEO/ Sandžak u tišini ispraćamo svoju mladost – Iseljavanje u brojevima i suzama

18 Maja, 2025
OSIGURATI ZAŠTITNE MEHANIZME ZA BOŠNJAKE

OSIGURATI ZAŠTITNE MEHANIZME ZA BOŠNJAKE

30 Aprila, 2025
Kurti: Kosovo i Bosna i Hercegovina mogu povećati trgovinsku razmjenu

Kurti: Kosovo i Bosna i Hercegovina mogu povećati trgovinsku razmjenu

26 Aprila, 2025
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In