Deri më tani, sipas ministrit, janë kryer 15 bastisje dhe janë arrestuar disa persona. Atentatori kishte shtetësi austriake dhe maqedonase. Atentatori, sipas autoriteteve, ishte pa dyshim ithtar i “Shtetit Islamik”.
Agjencia austriake e lajmeve APA shkruan se terroristi quhet Kujtim Fejzulai. Më 25 prill 2019 ai u dënua me 22 muaj burg për shkak se ishte përpjekur të shkojë në Siri dhe t’i bashkohet “Shtetit Islamik”. Më 5 dhjetor ai u lirua para kohe nga burgu.
Ai konsiderohej si i ri i rritur, andaj përfitoi nga privilegjet e ligjit penal për të rinjtë. Më herët gazetari i njohur austriak Florian Klenk njoftoi se atentatori ka “rrënjë shqiptare” dhe është nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë ministri i Brendshëm ka theksuar se terroristi që vrau quhet Kujtim (jo Kurtim, siç shkroi gabimisht gazetari Florian Klenk në mëngjes).
Ndërkohë portali “heute.at” ka njoftuar se në mesin e të dyshuarve ka të rinj nga Vjena, Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe lokalitetet austriake St. Pölten dhe Mödling. Atentatori, sipas portalit, shkoi në Sllovaki nga mesi i korrikut për t’u pajisur me një kallashnikov. Vetura me të cilën shkoi ishte pronë e një nënë të njërit nga të dyshuarit si person kontaktues (ky person, gjithnjë sipas “heute.at” është nga Kosova).
/koha/
Diskutim rreth këtij postimi