Daut Dauti: shkruan
Më bëri përshtypje ky titull në një nga mediat tona. Titulli ka ngjyrë alarmante: 57% e familjeve të Kosovës nuk mund të shkojnë në pushim. Të merremi vesh, kur në Kosovë flitet për pushim, fjala është për shkuarje në det dhe jashtë shtetit. Me fjalë tjera, titulli sugjeron se diku më shumë se gjysma e familjeve nuk mund të shkojnë në pushim dhe kjo është pak. Në realitet kjo është shifër e madhe.
Sivjet në Britani të Madhe është shënuar shifër rekorde e atyre që shkojnë në pushim, sidomos jashtë vendit. Megjithatë, rreth 30% të britanikëve, që është gati 1/3 e popullsisë, nuk shkojnë fare në pushim. Kjo është shifër më e vogël se ajo e Kosovës. Por, Britania e Madhe është fuqia ekonomike e dytë në Evropë dhe e katërta apo e pesta në botë kurse Kosova e fundit.
Prandaj, çudia qëndron në faktin pse kaq pak britanikë e aq shumë kosovarë kanë mundësi të shkojnë në pushime? Ndoshta në Kosovë pushimi jashtë vendit merret si domosdoshmëri, por në botë, në mënyrë të konsiderueshme, ende është çështje luksi.
Të shtojmë këtu se 25% e britanikëve kurrë nuk kanë udhëtuar me aeroplan dhe ndoshta po kaq nuk kanë qenë jashtë vendit. Mbi 30% të banorëve të vendeve të Unionit Evropian (fuqia e dytë ekonomike në botë) nuk kanë qenë kurrë jashtë vendit të tyre.
Prandaj, mos e merrni si tragjike nëse nuk mund t’shkoni në n’deti.
Diskutim rreth këtij postimi