Dita e takimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama,me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd më 7 korrik 2023 (ndoshta) nuk ishte vetëm rastësi!
Kryeministri Edi Rama ishte edhe i veshur me rroba “festive” me tri ngjyra:blu,e kuqe, e bardhë! Kjo nënkuptonë tri ngjyrat e përziera të Flamurit kombëtarë të Sebisë! Sepse ishte ditë feste edhe për Partinë Socialiste të Serbisë!
Në Serbi 7 korriku festohet si festë kombëtare,si Dita e Kryengritjes Popullore Serbe kundër pushtimit të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore! Atë ditë më 7 korrik të vitit 1941,Žikica Jovanović Španac,një spanjolle dhe një tjetër alkoolist vendas,Cvetin Soldatoviq,qëlluan mbi xhandarët e zakonshëm serbë Bogdan Lonçar dhe Milenko Brakoviq edhe pse aty dhe për rreth disa dhjetëra kilometra nuk kishte asnjë ushtar gjerman.
Kjo ditë u festua si Dita e Kryengritjes në Serbi nga viti 1945 deri në vitin 2001. Në ndërkohë,dy xhandarët që ai vrau Bogdan Lonçar dhe Milenko Brakoviq u rehabilituan me vendim të Gjykatës së Qarkut të Shabacit në vitin 2008.
Kjo ditë duke qenë se nuk festohet më si festë kombëtare,kjo datë shënohet kryesisht nga përfaqësuesit e Bashkimit të Shoqatave të Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare të Serbisë, Partisë Socialiste të Serbisë dhe autoritetet lokale.
I gjith ky manifestim dhe takim u zhvillua në Beograd,në kohën kur Vuçiç bënë gjithashtu shantazh dhe jep sinjale për luftë në Kosovë! Vuçiç deklaronë:“Në Kosovë po kryhet një aksion i pogromit,persekutimit dhe spastrimit etnik të serbëve,i cili është mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.
Ne duam të veprojmë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare.
Duke pasur parasysh se jeta e serbëve në Kosovë po kërcenohet,ne do të kërkojmë një seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Por fillimisht do të kërkojë një bisedë urgjente me kreun e NATO-s,Jens Stoltenberg,për të treguar situatën”,ai sqaroi se në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,nëse do të zhvillohet,do të kërkojë lëshimin e një urdhri ndaj KFOR-it që të përmbushë detyrimet e përcaktuara me nenet 9, 15,3 dhe 4 të Rezolutës 1244”.
Në pikat e përmendura nga Vuçiç të Rezolutës 1244,përcaktohet dërgimi i një formacioni të ushtrisë dhe forcave speciale të Serbisë në Kosovë.
Më tejë Vuçiç shtonë se: “Serbia nuk po përgatitet për asnjë luftë,por është e gatshme të shpëtojë jetën e njerëzve të saj.Po shqyrtojmë mundësinë e nënshkrimit të një vendimi për ndalimin e eksportit të mëtejshëm të municionit nga Serbia, si dhe të çdo arme sepse interesi jetik kombëtar i Serbisë është i kërcënuar.”
E gjithë kjo bëhet sipas parullës Maksiste Leniniste “Ligji i të kundërtave”,që do të thotë serbët bëhen “viktima” në kohën kur vrasin shqiptarë!
Vendi i Lekës;08 korrik 2023
Diskutim rreth këtij postimi