Dardania Press
E diel, 8 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

  Gjenicidi serbomalazez në krahinën e Bihorit

Ismet Azizi:  Dokumenti i VI-të  me titull “Na shpëto Zot” përshkruan gjendjen e krijuar gjatë sulmit në Bihor

7 Qershor, 2023
in Uncategorized
16 1
0
  Gjenicidi serbomalazez në krahinën e Bihorit
19
SHARES
243
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BOTUAR  në Bota sot: Dokumenti i VI-të  me titull “Na shpëto Zot” përshkruan gjendjen e krijuar gjatë sulmit në Bihor.

“Asht natë kallëndori. Qetësi e madhe. Bora bjen me fjoka shllungë. Disa të lehme qejsh thyejn qetsin e mortshme. Gjatë rrugës së Lumit potera shurdhuese e ndoj autokolone që i afrohet urës, zgjon interesin e shum kuej. Në këtë të ftoftë, kaq vonë, ku shkon kjo autokolon? Prap heshtje. Autokolona asht ndalë. Të lehmet e qejve bahen shurdhoje, tek tuk fillojnë me u – cijatë sikurse t’u bij kush. Çdo kush dyshon mos të jetë afrue ndoj hajn. Terri i natë s’len të shifet gja jashtë, por nga lehja e qejve merret vesht se nuk asht puna e vetëm nji hajdutit. Ka dishka ma tepër. S’vonon e nji krizëm e madhe dridhë tokën.

Zgjohen edhe fëmijt që gjumi i mesit të natës i përkëdhelte me andra të shijshme e të hidhta, lojna e përplasje ditet. Një bombë! Ç’do të jetë? Askush s’e merr me mend. Lehje dhe gërthitje e çejvet bahet bahet gjithnji ma kërcënues. Dy tri të shtima pushkësh dhe urdhëni i Komandës: Napred! Napred! (përpara, përpara) zbulon misterin e natës së kobshme për at zonë abnore, për Bihorin e famshëm në blegtori. Çetnikët! Çetnikët serb e malazez fillon me u shtua britma e grave e e fëmijve. Pushka kërset në të katër anët. Topa e mitraloza iu përgjigjen të shtimeve të mbrojtësve. Qielli skuqet dhe re tymi ngrihen shllungë përpjetë. Tmeri dhe paniku i ka kapë banorët. Ata dy, tre fishekë kush i pat i harxhoj, e tash s’mbetet tjetër veçse me iu çel shteg grave e fëmijve, që të pshtojnë kryet! Por kot. Çetnikët kanë vendosë mos me lanë krye shqiptari të gjallë n’at krahinë; prandaj kur fillojn me u vue zjarrin shpive, zanë derën dhe presin e vrasin cilindo që don me hikë vdekjes së zjarrmit. Britma e nanave kah shofin fëmijn tue u – përplasë në mes flakësh të qethë misht e shtatit. Lotët dhe mallkimi i burrave kah shofin të iu shndërrohen gra e vajza ndër sy, ban m’u dridh toka.

Vikamet, afshet dhe përplasjet e nuseve që kërkojnë vdekjen por jo t’a lëshojnë nderin ndër duer të çetnikëve, kalojnë çdo kufi. Pushkë, bumbe e mitraloza dridhin tokën. Shpijat digjen njana mbas tjetrës. Kufomat shtohen orë e ças. Bajonetat pa pikë mëshiret ngulen ndër trupna si në kasaphane e përlyhen me gjak fëmijsh, pleqsh e plakash, që s’iu punojnë këmbët me i hikë kobit të zi. Tmeri dhe paniku i kësaj befasije ka humbë fillin çdo banori. Nëna s’e di ku i ka fëmijt. Baba s’e njef djalin e vet e nusja burrin. Se ç’kob i zi! Pushka, mitralozi s’prajnë.

Gjamët e të plagosunëve kërkojnë, ndihmë, vaji i fëmijve të hudhun nëpër borë, si kunguj, dihatja e pleqve dhe i plakave, që të shtrimë mbi borë në mes të rrugës në këmishë e tlinta, ashtu siç kishin ndodhë në shtrat, përforcojnë vullnetin e çetnikve me veprat e tyne barbare. Në ç’do skaj shifen kufoma, të plagosun e të mërdhimë që i kanë drejtue sytë kah qielli në shenj lutjeje. Na shpëto o Zot nga barbarizma sllave.”

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

8 Qershor, 2025
REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

6 Qershor, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

5 Qershor, 2025
Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

5 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In