Nisur nga tensionet në veri të Kosovës, Turqia do të dërgojë një batalion komando në Kosovë si njësi rezervë, me kërkese të NATO-s.
Njesia do të tranferohet në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5qershor.
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrotjes turke thuhej:
« Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të saj të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë kontekst, Vendi gjithashtu monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore, merr qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës mike dhe vëllazërore, të cilat dëmtojnë rajonin, sigurinë dhe stabilitetin, përmes dialogut.
Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë , një batalion komando i lidhur me komandën tonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Kırklareli), i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), u caktua si njësi rezervë, në bazë të kërkesës së bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali). Është planifikuar transferimi i njësisë sonë të caktuar në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 4-5 qershor 2023. ”
Diskutim rreth këtij postimi