Nja tri orë më parë një patriot nga diaspora më porosi atdhetare, më sugjeroi të shkruaj për përçarjet në mes shqiptarëve. Patrioti nga diaspora quhet Ukë LAHA. Nga realiteti i Kosovës sot, po e nxjerr këtë aksiomë që po e ushtron ish okupatori kundër qenjës sonë kombëtare qe dy shekuj. Realiteti me këtë shkrim, nxirret edhe nga një porosi e UDB-ës, shkruar më 1955 drejtuar milicisë serbiane se si duhet të sillet ndaj shqiptarëve:
“ Rreh shqiptarë me zingjirë, t` i shfarosim pa mëshirë”!
E shqiptari përgjigjet: Ma ngadale o ujku plak, se ta laj trupin me xhak, se edhe baba ia pati qëndisë krahërorin osmanlisë. Se jam shqiptar xhak i Drenicës, Ta qes shpirtin në teh të sakicës”!
Kryeministri Albin Kurti këto ditë maji të vitit 2023, është vënë në mes kullës dhe çekanit. Po në atë ditë që ka marrë për ta drejtuar qeverinë, po në atë moment ka metastazuar armiqësia e lakuriquar serbiane, sepse e ka pasë të njohur se nuk do të ketë më nënshkrime për hatër të kryqzatës evropiane. Lidhur me këtë, Qeveria Albin Kurti, me një anën ndrydhet nga ndërkombëtarët, në anën tjetër po shtrydhet nga opozita injorante dhe ambicioze shqiptare, për pushtet. Mbi të gjitha, Albini po sulmohet me çdo mjet nga pala serbiane, e cila për gjithëmonë e ka humbur Kosovën, me luftë të drejtë të UÇK-ës, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë historikisht pjesë serbiane. Mbi këtë realitet joaksidentalisht, Veriu i Kosovës disi ka mbetë më 1999: “bombë e kurdisur me sahat”, për tërë Ilirinë, me sknenar rus dhe rregji të popave serbian, ku oficerët dhe masonët përmes telallëve të tyre sërish po ushtrojnë terror, së pari mbi popullin e vet, e pastaj atë terror po shpresojnë ta përhapin edhe kundër të gjithë shqiptarëve.
Është realitet, se serbët janë të përkdhelurit e Evropës, të cilët gjenocidin ndaj shqiptarëve më 1878 në Berlin e mbyllën me një nënshkrim, thua se nuk ka ndodhë asgjë më 714 katundet e Sanxhakut Nishit. Më 1913 në Londër, prap fuqitë evropiane e vulosën tragjedinë shqiptare, duke e coptuar në PESË COPA. Kjo tragjedi u nënshkruar në Versaj më 1919, dhe u shndërrua në invalid të “përjetëshëm”, më 1946 në Paris.
E vërteta, tërë invaliditeti i tokave të robëruara shqiptare u kthye në një “tapi serbiane” në Rambuje më 1999, duke nënshkruar me dorën tonë se: “jemi në kuadër të një shteti që duhej të shpallej gjenocidal ndërkombëtarisht. Dhe tash, jemi kah e paguajmë haraçin e pacifizimit dhe tradhtisë ndaj luftës së UÇK-ës dhe gjakut saj për liri. E Albin Kurti, këtë “zingjir tragjedie” e njeh shumë mirë dhe në nivel të rrënjës katrore, po lufton për ta zbërthyer peshën e saj në kohë, mjerisht pa ndihmën e Tiranës në aspektin hapësiror. Kështu si janë ngjarjet, Albini deshti nuk deshti, duhet të ushtrojë pozitën si politikan e jo si burrshteti që e kishte të projektuar, duke krijuar kushte dhe rrethana për bashkim kombëtar, sespe tani është sulmuar nga çdo anë.
Tani jemi para dilemës politiko-diplomatike, kur Bota është kthyer kah tragjedia në Ukrainë, tragjedi kjo që ushtrohet nga një shtet nazifshist si është Rusia gati qe TRE shekuj.Rusia është tani ndaj popujve më të vegjël dhe më fatmurg kah ushtron gjenocid ashtu si ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarëve, e mësuar dhe me pazare të Stambollit zyrtra. E Kosova fatmurge, ku është në këtë projeksion të masonerisë në pozitën si miza: “ që bren hekur në Saharë”? Kosova, pa fajin e shqiptarëve, disi është mbështet më 2000- 2023 rreth një çështje që ka mbetë vetëm si fitili i bombës. Është pra veriu i Kosovës, i cili sipas Beogradit projektohet të konvertohet në një “Repiblikë serbe” brenda Kosovës, ala ajo që u kurdis në Dejton të Ohajos më 1995 në SHBA për Bosnjën. Madje në Dejton Sllobodan Millosheviqi u quajtë “paqebërës”. Atij Hitleri të Ballkanit iu rritë mendja, se mundet të sillet me shqiptarë sikur t` i kishte pronë private.
Në anën tjetër, nga njeriu më kompetent në Republikën e Kosovës këto ditë u mësua se ka logjikë politike dhe juridike që Veriu i Kosovës, ta marri një status sikurse e kanë serbët në Kroaci. Tani statusi “Boshnjak” dhe statusi “Kroat”, për Veriun e Kosovës, janë në çarkullim të politikës që vulos dhe nënshkruan Booreli spanjoll dhe Llajçaku sllovak, të dya këto shtete që nuk e njohin Kosovës, sikurse Serbia dhe Rusia. Në lidhje me këtë, qëndrimi ndërkombëtar nuk dihet se cilin model e preferon saktësisht, tani për tani për vriun e Kosovës. Për serbët dihet, se duan modelin boshnjak. Për pushtetin e tanishëm në Republikën e Kosovës, për Veriun është oportun të pranohet si model statusi i serbëve në Kroaci. Ndërsa, për Opozitën shqiptare, sikurse propogandohet, statusi kroat është i preferuar, por duke notuar në këtë pozicion, opozita shqiptare në Kosovë po HARGJOHET duke ëndrruar dhe llomotitur nepër agjensi si SNN, BBS etj. që paralelisht gjatë kësaj lufte, ta grabit sërisht pushtetin, dhe të rifilojë “historia bizantine”, aty ku e kanë lërë më 2013 dhe 2015, me plotë plagë në trupin arbëror, sespe fare pak kanë mësuar nga rastet e: Urës mbi Ibër, Debëlldesë, Çakorit dhe Kullës, rasti i dorëzimit të mësuesëve turq. Mbi të gjitha nga lakmia për pushtet,është kah vlon në Kosovën e vogël së cilës Kushtetuta që quhet e Ahtisarit, serbëve të Kosovës u garanton privilegje, pra jo vetëm të drejta të barabarta si askujt në Evropë. Ky realitet po i ngjanë pozitës së dahinjëve osmanli të Beogradit dikur.
Po t` i afrohesh sot Urës së Ibrit në Mitrovicë, aty për aty mëson se këtu është plasuar fati i Murit Berlinit, në një dizajn tjetër, pasi që ai më nuk ekziston. E andej ure, serbët kanë instaluar një permendore që është e kthyer me dorë kah Kosova, e që ia kanë falsifukuar emrin, pa qenë kurrë “Car” Lazar. Dhe shqiptarët e tolerojmë, fare nuk i pengon. Dhe jo vetëm kaq, aty për reth statusë së “Carit” inekzistent valojnë me qindra flamuj të Serbisë, të cilëve nepër mure u bashkangjitën edhe parulla se: “këtu është Serbi”. Edhe ky realitet tolerohet nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
E Flamuri i Republikës Kosovës, për herë të parë valoi andej Ibrit këto ditë. Madje Flamuri i Republikës Kosovës valoi edhe nepër hyrje të qendrave komunale si në: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Kush po e ndihmon neofashizmin e A. Vuçiqit me vetëdie?
Në këtë rrëmujë që e ka krijuar Putini me KGB-ën dhe Vuçiqi me BIA-n, çdo fjali që është klithë këto ditë nga Opozita politike shqiptare në Kosovë, drejtë për drejtë e ka ndihmuar nazifashizmin serbian. Deshtëm nuk deshtëm, ky fakt është për mejdani. Pra ky fakt duhet të dihet e të mësohet. Madje, jo vetëm Vuçiqin por edhe bandat e drogës dhe vrasësit profesional të Vagnerit dhe Aleksander Sorrosit krimin serbian janë kah e KURAJOJNË. Këtu nuk mungon edhe pozicionimi i diplomacisë BE-ës dhe ndonjë diplomat i Gjermanisë, që ëndrrojnë luftëra të kufizuara për t` i harruar ngjarjet e LDB-ës.
Shtrohet pyetja: pse ndodhë ky fenomen. Këtë fenomen duhet spjeguar paksa me “kajde”, se Izralei për çdo javë është në konflikt me palestinezë. SHBA-t publikishgt e çortojnë qeverinë Izraelite. Por në të njejtën kohë, janë me Tel Avivin. Pra qortimi ndaj Kosovës, ka spjegim bivalent. A ka ngjashmëri rasti i Kosovës-po. Por nuk ka ngjashmëri me rastin e Palestinës fare me Kosovën sespe ne jemi komb evropian?
Nga tërë kjo histori e re, këto ditë drejtuesëve të pacifizmit iu ka rritë “krediti”. Dhe janë pozicionuar se: “pushteti i tyre historik e paska ditë, kur ka klithë drejtuar UÇK-ës më 1998/99 se: “Kot po luftoni, se fati i jonë vondoset në Bruksel dhe Nju Jork”! Po e pata mësuar nga një profesor kroat se “në njëfar zamani shejtani e paska mbush një thes me gurë dhe provoi ta shetis Ilirinë. Kur vjen mbi majën “DEMË AHMET” i çkyhet thesi dhe aty nga gurët e tij bijnë minjerat e Trepëçs”, të cilat do të mbesin “mollë sheri dhe lakmi” për çdo fuqi.Pra, ia paskemi parë sherrin dreqit dhe duhet të themi çdokujtë: Ma ngadale o ujku pal, se ua lajmë trupin me xhak; Se edhe baba ia pati qëndisë, krahërorin osmanlisë. Minjerat janë tonat pra. Nuk na i ka dhuruar dreçi, por na i ka falë Zoti.
E prap shtrohet pyetja: ku është Tirana zyrtare në këtë histori me “vlerë të shtuar” proserbiane këto ditë, kur lufta jonë është kthyer në stilin: Dy duar për një kokë. Po, këto ditë duhet të dihet se fati i Kosovës po palsohet sikurse fati i Sanxahkut Nishit, fat ky që nuk po ndryshon si projeksion serbian dhe sidomos pansllavist, nga viti 1878 e këndej. Tani shtrohet pyetja e pyetjeve, a do të pozicionohet pushteti i Kosovës mëtutje në forcë apo në dhunë, për ta kthyer normalitetin në Veriun e Kosovës. Përgjegja është: “hip se të vrava, zbrit se të vrava”, duhet kordinim me miqët tanë të shtrenjët në Perendim. Pra, pavarësia e Kosovës nga shumë shtete është parnuar, por ato shtete që kanë “Kosova brenda”, me të gjitha mjetet këto ditë kanë ngritë kokë dhe po luftojnë në rrafshin diplomatik, që çështja e Kosovës sërish të mbetët në “gjysmë të rrugës”.
E pse Kosova të mbetët në gjysmë të rrugës. Kjo për faktin se në Hagë është instaluar një Gjykatë Speciale, prej së cilës çarqet masone patën shpresuar se do të nxierrin përfitime për “gjirollogaritë e tyre në tri pika të botës, ku projektohën krizat lokale për të shitë armë si në: Nikozi, në Lozanë dhe Patrikanën e Stambollit.
I rilexova këto ditë dokumentet e: Rambujesë, Kumanovës, Aktakuzën e Hagës, Marrëvesjet e Brukselit dhe Ohrit, por fare pak mësova që me ndonjë fjalë t` i drejtohet dikush nga qendrat e fuqisë Beogradit që ta: “hjek nga Preambula e Kushtetutës nominimin se: “Kosova është pjesë e Serbisë”. E kjo lojë në një portë është fare indikative, se në çdo etapë serbët do të mbesin luftënxitës në Ballkan, aq më parë kur vetëm me një gjysëm zëri i thuhet: “hiqni dorë nga Ruisa fashiste”, sespe reparacione ndaj shqiptarëve nuk do të paguani kurrë”. Po pse të hiekun dorë serbët, kur kanë dobi prej kësaj politike botërore, sepse pikërisht shtetet më të fuqishme finansiare po investojnë miliarda në Serbi dhe ato investime duhet t` i mbrojnë, qoftë edhe me grabitjën e ndonjë pjese tokësore të Kosovës, sespe pozitën koloniale të shqiptarëve të Krahinës Preshevës, nuk e zë në gojë asnjë Borell, Llajçak apo Blinken. E kjo politikë e lojës “symbullas” e kurajon neo Hitlerin që quhet tani për tani Vlladimir Putin me nxënsit e tij që quhën A. Vuçiq dhe I Daçiq, si klysh të Sheshelit dhe Millosheviqit, që e duan Kosovën të rirobëruar, e nuk do të jetë më kurrë.
Më 30 maj 2023
Diskutim rreth këtij postimi