Me datën 1 tetor, shkolla fillore “Dacaj” hapi dyertë e veta për nxënësit e saj, të cilat ishin të mbyllura për shkak të Covidit qysh nga muaji mars. Fillimi i vitit shkollor 2020 /2021 për nxënësit ishte ditë kremte sepse u shënua Dita e shkollës si dhe pranimi i fillestarëve. Nxënësit të organizuar nga mësimdhënësit, para prindërve, mysafirëve u paraqiten me disa recitale, të cilëve ju bashkangjit edhe nxënësja e Ardena Gjonbalaj nxnëse e kl. VI pranë shkollës Xhafer Nikoçi , ardhur nga Gucia enkas për këtë Festë . Në këtë ditë të shënuar drejtori i shkollës për të gjithë nxënësit ndau donacion me çanta dhe mjete didaktiko – mësimore dhuruar nga humanisti Maxhun Smajli, ndihmë të cilën e ka sjellë gjatë verës enkas për këtë shkollë nga Minheni i Gjermanisë . Vlera e donacionit është mbi 900 euro. Drejtori i shkollës organizoi ceremoni speciale për përcjelljen në pension të pedagogut z. Hysen Daci, me çrast u shpërblye me mirënjohje për kontributin 40 vjeçar në edukimin dhe arsimimin e shqiptarëve të kësaj treve. Me mirënjohje për përkrahje financiare u shpërblyen edhe humanistët tjerë si :Xhevdet Muriqi, Rexhep Nikçi, Maxhun Smajli, Osman Ferizi, Herbert Pubans, Qeveria e Kosovës, Feriz Daci etj.
Në manifestim mori pjesë edhe kryetari i komunës z. Rahman Husoviq, drejtorët e dy shkollave, Ernad Dacić dhe Enver Dautoviq etj.
Për këtë ditë në emër të drejtorit të shkollës kanë ardhur shumë telegrame urimit, veçuar urimet nga Agim Berdynaj dhe Fadil Shaqiri…
Diskutim rreth këtij postimi