Dardania Press
E shtunë, 21 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Agim Ramdani kujtohet në 24-vjetorin e rënies

Krerët institucionalë dhe politikë në vend e kanë kujtuar heroin Agim Ramadani, në 24 vjetorin e rënies së tij.

11 Prill, 2023
in Kosova
17 0
0
Agim Ramdani kujtohet në 24-vjetorin e rënies
20
SHARES
247
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Përmes një komunikate për media nga Presidenca bëhet e ditur se Osmani ka thënë se 24-vjet më parë Agim Ramadani u përjetësua në hero, u bë lajmëtar i lirisë bashkë me luftëtarët e UÇK-së, vullneti dhe guximi i të cilëve theu kufirin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

Ka shtuar se njeriu i penës, brushës e pushkës, është personifikim i lirisë, rrugës deri te ajo, por edhe lavdisë së përhershme.

“Liria jonë mbanë vulën e Agim Ramadanit dhe heronjve të tjerë, të cilët e përmbushën idealin e brezave, mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën dhe përcaktuan rrugëtimin e shtetit të Kosovës. Përkulemi me respekt para heroizmit të Agimit me bashkëluftëtarë, do t`i kujtojmë përherë dhe do ta përmbushim çdo ditë testamentin e tyre për Republikën!”, ka thënë ajo.

Edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka kujtuar Ramadanin në 24-vjetorin e rënies. Konjufca ka thënë se atë e kujtojnë me ndjenjën e krenarisë dhe respektit të thellë.

Sipas Konjufcës komandant Katana ishte një shembull frymëzues i guximit dhe simbol i përkushtimit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

“Si një udhëheqës trim dhe guximtar ishte shembull në organizimin dhe koordinimin e luftës mbrojtëse për liri dhe pavarësi, duke treguar aftësi të rralla kundër dhunës së egër të pushtuesit. Lufta jote për liri do të mbetet një kujtim i paharrueshëm dhe një shembull i ndjekur për të drejtuar të ardhmen. Duke e nderuar kujtimin tënd, ne do të vazhdojmë rrugën të punojmë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe ligjshmëri të barabartë për të gjithë qytetarët tanë. Të mbajmë gjallë ndërgjegjen e betejës së tij dhe të luftës së gjithë atyre që kontribuan për lirinë dhe demokracinë e atdheut. Lavdi!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ramadani është kujtuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Sipas tij heroi Agim Ramadani ka dhënë shembullin e veçantë se si duhet të mbrohet atdheu. “Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më. Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet Atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka shkruar se Agim Ramadani ishte njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, 24 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin – Komandant ‘Katana’, njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Poashtu, Haradinaj ka kujtuar edhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që ishin të udhëhequr nga komandanti i tyre Agim Ramadani.

“Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala, të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.

Tags: Agim Ramadani

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
“Bashkësia Islame nuk është plaçkë politike” – Numanoviq paralajmëron për rrezikun e instrumentalizimit fetar në Sanxhak

“Bashkësia Islame nuk është plaçkë politike” – Numanoviq paralajmëron për rrezikun e instrumentalizimit fetar në Sanxhak

19 Qershor, 2025
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”

Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”

17 Qershor, 2025
“Stara Srbija”: Instrumenti ideologjik i përjashtimit të shqiptarëve nga kujtesa historike

“Stara Srbija”: Instrumenti ideologjik i përjashtimit të shqiptarëve nga kujtesa historike

17 Qershor, 2025
Pacientët e hemodializës dhe ndikimi i dializës në jetën e tyre sociale dhe emocionale vlerësuar nga këndvështrimi infermierik

Pacientët e hemodializës dhe ndikimi i dializës në jetën e tyre sociale dhe emocionale vlerësuar nga këndvështrimi infermierik

16 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In