Siç thonë ata, gjyshi i tyre ishte komandant i ushtrisë shqiptare dhe quhej Zymer Bajraktari dhe sipas tregimit të babait, ky komandant ka vdekur në Bihor në një përballje të përgjakshme në vitin 1943.
Pasardhësit e këtij komandanti shqiptar, me shumë pak informacion, u nisën për një kërkim që i çoi në Bihor. Një nga motivet e forta të kërkimit ishte amaneti i babait të tyre me të cilin i detyronte të gjenin varrin e gjyshit dhe ta çonin në vendlindje.
Duke folur me vendasit, të dhënat i çuan shpejt në Radmanac. Banorët e moshuar kujtuan historinë sipas së cilës një ushtar shqiptar, emri i të cilit nuk ia dinin u vra në një konfrontim ushtarak në grykën e Radmanit, mbi shpellë. Vetëm pas disa ditësh, gratë e atij fshati e gjetën trupin dhe e varrosën në varrezat e fshatit aty pranë. Pas kësaj, mbeti vetëm historia që u transmetua, se një shqiptar nga Kosova i vdekur po prehet në varrezat e Radmancit. Afati kohor dhe tregimet përputhen shumë, andaj ka shumë mundësi që vërtet të jetë varri i Bajraktarit.
Njëri nga vëllezërit, Gani Bajraktari, ka shkruar në profilin e tij në FB se janë nisur në një mision që në fillim dukej i pamundur dhe përfundoi me një rezultat të plotë.
“Varri i gjyshit tim – Zymer Bajraktarit, i cili ra në altarin e lirisë 80 vjet më parë, duke udhëhequr një çetë vullnetarësh shqiptarë të Kosovës! Emocion i papërshkrueshëm për mua, vëllain Mustafa, Bedri Tahirin (doajeni i letërsisë shqipe, enciklopedi më vete), që na shoqëron në këtë rrugëtim dhe miqtë vendas që nuk na kanë lënë kurrë”, tha Gani Bajraktari.
Ai shtoi se kërkimi i gjyshit të tij, me ato pak informacione që kishin, i cili më shumë i ngjante një romani të bukur, u bë realitet falë mikpritjes dhe vullnetit të banorëve të Bihorit dhe Petnjicës.
“Petnjica është kthyer nga një vend krejtësisht i panjohur në vendin tim të preferuar, ku do ta shijoj më shumë se çdo vend tjetër! Aty ndjeva rrënjët e mia dhe pjesën time në ajrin e saj të pastër. Faleminderit gjysh! Faleminderit Petnjicas, vëllezërit e gjyshit tim”, ka shkruar Gani Bajraktari në faqen e tij në FB.
Sipas pretendimit të Bajraktarit dhe banorëve të Petnicës, komandant Zymer Bajraktari është varrosur në varrezat e Radmancit nga tri gra, e njëra prej tyre ka qenë gjyshja e Skender Kemë Muratoviqit.
SAMIR RASTODER/SELMA ADROVIĆ
Diskutim rreth këtij postimi