Ky objekt do të jetë mbi 13 mijë metra katrorë për 2300 studentë. Ndërsa do të jetë edhe me energji efiçence.Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, tha se kjo është një ngjarje e veçanta që do ta përmirësoj infrastrukturën e Universitetit.
Sipas tij Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Matematika dhe shkencat natyrore ofrojnë bazën për njohje të reja. Ato janë pjesë integrale që mundësojnë zhvillimet të reja. Uroj që gurthemeli që po e vendosim sot të jetë një faqe e re e historisë. Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Synojmë fuqizimin dhe reformimin e sistemit arsimorë”, tha ai.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog, tha se kjo ndërtesë e re do të ofroj ambient të sigurt dhe miqësorë si dhe do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjes e cilësisë në arsim.
“Kam kënaqësinë që jam këtu sot. Ky projekt që financohet nga BE-j dhe UP-ja do t’u ofroj studentëve një objekt të ri, i cili do të jete 13 mijë metër katrorë, me 2300 student si dhe me mbi një mijë staf e cila do të jetë edhe me energji efiçence. Do të ofroj ambient të sigurt dhe miqësorë. Kjo do të ndikoj drejtpërdrejt rritjes së cilësisë në arsim dhe mbështet hulumtimin në mësimdhënie. Për shumë vite më radhe BE ka trajtuar problemet e infrastrukturës në Kosovë. Investimi ynë për 9 milion euro është një demonstrim i ri”, tha ai.
Diskutim rreth këtij postimi