Nuk është hera e parë që portali Sandzacke.rs në Novi Pazar (Tregu i Ri) sulmojnë Organizatën “Kosova për Sanxhakun” dhe kryesinë e saj, kësaj here edhe “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”, të organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike) dhe komuna e Pejës në Kosovë, shtet i pavarur e sovran.
Është për të ardhë keq nga shqiptarët e asimiluar në Sanxhak, që sot e gjithë ditën, atje, ende nuk ka asnjë institucion në atë vend/rajon nën Serbi, me 6 komuna, me popullsi boshnjake-shqiptare që t’i mbrojnë së paku të drejtat e liritë elementare/themeltare të njeriut e aq më pak ata që dëshmojnë asimilimin e dhunshëm të shqiptarëve atje.
Se çka kanë përjetuar shqiptarët në shek. XIX atje, çka edhe sot dhunshëm po vazhdon politika ndaj tyre. Nuk është çudi që edhe aktualisht populli i Sanxhakut të mos guxojnë të deklarojnë as identitetin e vet kombëtar dhe as mos të mundet të krenohet me të kaluarën e vet iliro-dardane.
Janë një numër i konsiderueshëm politikanësh pro serbë, me emra boshnjak, që po kryejnë masakër mediatike kundër shqiptarëve, si ky portal, e që për ne nuk janë të panjohur bashibuzukët e saj, që po i frikëson e po i nënçmon shqiptarët atje nga format më të ndryshme.
Kanë kaluar tre çerek shekulli kur shqiptarët e Shqipërisë Etnike, drenicarë, rugovas e dukagjinas dhe nga e gjithë gjeografia shqiptare, që i shpëtuan atëherë shfarosjes së sanxhaklinjve nga çetnikët e Drazha Mihajlloviqit, e besa edhe nga partizanët e Titos. Me gjak e pushkë e kanë mbrojtë atë popull, atë pjesë të gjakut e të trungut të vet shqiptar.
Paturpësia e spiunëve dhe argatëve të Vuçiqit s’ka kufi, bile ju vërsulen shqiptarëve duke i krahasuar me serbomëdhenjtë dhe duke vjellë vrerë vazhdimisht kundër nesh, Organizatës “Kosova për Sanxhakun”, si një organizatë e zëshme për sensibilizimin e Çështjes së Sanxhakut.
Këta hyzmetqarë të Vuçiqit e Daçiqit, në emër të boshnjakizimit, sulmojnë edhe përfaqësuesen e popullit në Parlamentin Popullor të Serbisë, të nderuarën, Znj. Selma Kuçeviq (kupto: Kuçi) për prezencën e saj në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”, të mbajtur në Pejë, në Hotel “Dukagjini” me pesë yje, më 12 nëntor 2022, me 256 të ftuar nderi nga Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika e Australia.
Janë ata huliganë mediatikë që në programet e veta kanë porositë e Sobrica Qosiqit e të Vasa Çubrilloviqit, që me sa forcë që kanë përpiqen ta mohojnë prezencën e shqiptarëve në Sanxhak, t’ua mohojnë qenjen e tyre shqiptare e t’i tjetërsojnë në çdo aspekt, pasi që mësuesit e tyre këtë ideologji e kanë trazuar me kohë e që tani përmes gojës së “boshnjakëve” e transmetojnë në adresën e shqiptarëve.
Këta çanaklëpirës të Vuçiqit e Daçiqit sulmojnë Zonjushën Selma Kuçeviq për prezencën e saj në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”, e cila ishte një nga personalitetet më të nderuara të këtij Kuvendi brilant, të organizuar nga “Gazeta e Alpeve” dhe komuna e Pejës.
Ata mendojnë se janë si vetë ata, që pa e pre biletën e udhëtimit në Beograd mos të dalin përtej Sanxhakut dhe pa ua shkruar mirë kuzhina e Beogradit shkresën mos të guxojnë të flasin as një fjalë të vetme. Selma nuk është ajo që e mëson dikush se ku të shkojnë e çka të flasin. Ajo nuk dirigjohet nga ky klan i injorancës e i nënçmimit. Ajo është TEUTA e vërtetë në Parlamentin Serb dhe se ajo i jep llogari vetëm subjektit dhe popullit të vet. Ajo është krahu i djathtë i Shaip Kamberit, po ashtu deputeti i vetëm shqiptar i këtij parlamenti.
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë e nderoi veprimtaren e mirënjohur nga Tutini e Sanxhaku, Selma Kuçeviq, me Çmimin e Lartë “Elena Gjika”, me të cilin janë nderuar edhe Voltana Ademi – kryetare e Bashkisë Shkodër (Shqipëri, 2021), Rozeta Hajdari-Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë së Republikës së Kosovës (Pejë, 2022). Elena Gjika (1828-1888) ishte një shkrimtare e publiciste përparimtare rumune, me origjinë shqiptare, e derës princërore të Vllahisë, ishte dhe përkthyese, piktore, fotoreportere, e shkolluar në Gjermani, Austri e Itali, e martuar për një kohë të gjatë me Dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski, e cila mori pjesë gjallërisht në Lëvizjen Kulturore Përparimtare të Europës, si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe shtypjes kombëtare, duke u rradhitë në mes 10 femrave më të ngritura intelektualisht në botën e asaj kohe.
Nisur nga kontributet e meritat e saj në integrimet ndërballkanike dhe euroatlantike, Selma Kuçeviq, është përzgjedhur të jetë edhe Antare e Bordit Botues Ndërkombëtar të “Gazeta e Alpeve”, krahas personaliteteve të tjera të larta nga Ballkani, Europa, Amerika, Kanadaja e Australia, si ish ministra të jashtëm, ambasadorë, deputetë, gazetarë, shkrimtarë etj.
Këta të Sandzacke.rs mendojnë…(dhe ashtu siç mendojnë edhe veprojnë këta kuislingë të politikës serbe) se ne nuk guxojmë të bashkohemi në kuvende e takime mbarëkombëtare, ndërballkanike.
Këta, meqë i bëjnë vehtes pyetje se në emër të kujt është deputetja aty? Unë po ua kthejë përgjigjen e saktë: Znj. Selma Kuçeviq në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” është aty me plot dinjitet në emër të vet e në emër të popullit të Sanxhakut, jo në emër të shërbëtorëve pro-serbë të Sanxhakut. Iu ka penguar prezenca e Saj në këtë Kuvend Kombëtar të Alpeve, iu pengon prezenca ime kudo që jam. Kjo më bënë nder.
Ky portali Sandzacke.rs, që orkestrohet nga disa pseudo-intelektualë të Sanxhakut, të cilët më afër e kanë politikën degjeneruese serbe se politikën humane e njerëzore të shqiptarëve ndaj Sanxhakut, nuk janë asgjë tjetër vetëm qelbësira të pavlera që kundërmojnë nga koka urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ata pijnë ujin e ndotur të politikës së Beogradit. Do të shkojnë kohë e gjatë derisa këto burime pro serbe të filtrohen e të kuptojnë drejtë se populli shqiptar e ka marr vehten. Është popull me dy shtete të pavarura në Ballkan, me dy akademi, dy ushtri dhe me një komb e me një gjuhë. Pavarësisht disa degëve të këputura, trungu shqiptar çdo ditë lulëzon dhe gjallëron. Ai është populli më vital i Evropës dhe së sukseset e saja i don bota demokratike dhe Amerika mike. Kuvendet Kombëtare të Shqiptareve do të jenë çdo ditë më masive e më përmbajtësore, për të mirën e vehtes e të miqve të tyre.
Diskutim rreth këtij postimi