Dardania Press
E premte, 9 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë, për traditat e trashëgiminë kombëtare shqiptare në etno-histori e bashkëkohësi, në integrimet ndërballkanike dhe euro-atlantike, në turizëm, kulturë e sportet

27 Nëntor, 2022
in Uncategorized
19 1
0
“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Pejë,  për traditat e trashëgiminë kombëtare shqiptare në etno-histori e bashkëkohësi, në integrimet ndërballkanike dhe euro-atlantike, në turizëm, kulturë e sportet
23
SHARES
284
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

        1.

Peja, përndryshe “Kryeqyteti i Alpeve”, i mikëpriti në hotelin pesëyjesh “Dukagjini”, 256 të Ftuar Nderi, pjesmarrës në “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (për Kosovën Dardane, Sanxhak, Luginën e Preshevës) me tematikë: “Traditat e Trashëgimi Kombëtare Shqiptare” në etno-histori e bashkëkohësi, në integrimet ndërballkanike dhe euro-atlantike; në bashkëpunimet e shumanshme e të përditshmërisë lokale, kombëtare e rajonale; në të tilla fusha sikurse dhe Turizmi malor/alpin, Sportet, Kultura, etj.

Ky Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, i organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike) në bashkëpunim me Komunën e Pejës (Kosovë) dhe në bashkërendim me disa personalitete të Mërgatës Shqiptare, kishte të ftuar nderi, pjesmarrës, nga Kosova, Shqipëria, Sanxhaku e Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, nga Amerika (Teksasi e Nju Jorku), Europa (Gjermania, Zvicra, Italia, Norvegjia, Franca, Turqia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia) dhe Australia.

Kuvendi Kombëtar i Alpeve, në qytetin e Pejës, vinte pas dy Kuvendeve të tilla në Vermosh të Malësisë së Madhe (për Shqipërinë) dhe në Vuthaj të Plavë-Gucisë (për Malin e Zi) dhe do të vazhdimojnë drejt “Kuvendit Ballkanik të Alpeve”, në Tiranë, në Nëntor 2023, në “Tirana International Hotel & Conference Center” të Ram Gecit.

2.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, filloi me Hymnin Kombëtar Shqiptar, të cilin e deklaroi të hapur, me një fjalë rasti, Kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve”, Ramiz Lushaj, Tiranë.

Kjo ditë e “Kuvendit Kombëtar të Alpeve”, përndryshe: ishte dhe “Ditë e Ndarjeve të Mirënjohjeve”.

3.

Në këtë Kuvend të Madh të Alpeve, të 12 nëntorit 2022, nderonin me praninë e tyre: Gazmend MUHAXHERI– kryetari i komunës së Pejës, Rozeta HAJDARI– Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës; Harry BAJRAKTARI- “Nderi i Kombit” (Nju Jork-SHBA), personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, një nga lobuesit e kontributorët e mëdhenj të Lirisë, Pavarësisë e Shtetësisë së Kosovës dhe të Demokracisë së Shqipërisë;  Akademik Mentor PETRELA– Antar i Jashtëm i ASHA të Kosovës, personalitet i shquar me disa tituj e grada shkencore shqiptare e ndërkombëtare, antar i disa shoqatave të neuro-kirurgjisë në Amerikë dhe Europë, i shpallur një nga 100 kirurgët më të mirë në botë nga “Ëorld Academy of Neurological Surgery”; Ramiz TAFILAJ– (Teksas-SHBA), Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, biznesmen në tre kontinente, filantropist i njohur në fushën e arsimit, botimeve, kulturës, pronar i SHB “Jalifat Publishing” (Huoston-Teksas),  i dekoruar nga Presidenti Amerikan Donald Tramp dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, “Qytetar Nderi” në Vushtri (Kosovë) e në Pukë (Shqipëri); Selma KUÇEVIQ– deputete e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA e dr. Sulejman Ugljaninit), e krahinës së Sanxhakut në Kuvendin Popullor të Serbisë, antare e disa Komisioneve Parlamentare të këtij Kuvendi, kryesuese e Delegacionit të Sanxhakut në Kuvendin Kombëtar të Alpeve; Armend ZEMAJ – deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ish Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, nipi i kolonel Tahir Zemaj-“Hero i Kosovës”; Ana VERUSHI- Kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës; Et’hem FEZOLLARI– personalitet i shquar shqiptaro-australian, ish deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë; Dr. Shpëtim AXHAMI– kryetar i Partisë parlamentare “Lëvizja e Legalitetit” në Shqipëri; Mentor ARIFAJ– Zv/Ministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës; Dr. Islam LAUKA– ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, ish Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Organizatave Ndërkombëtare në MPJ të Shqipërisë, “Qytetar Nderi” i Deçanit (Kosovë), Bytyç e Bajramcurri (Tropojë); Av. Rasim HASANAJ– ish Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, vllau i Azem Hajdarit-Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90; Prof. dr. Nestor TERESKA– ish Rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe ish kryetar i KQZ të Shqipërisë dhe shumë personalitete të tjera.

4.

Gazmend MUHAXHERI, Kryetari i Komunës së Pejës e mbajti kumtimin kryesor: “Peja: Qeverisja Vendore, Infrastruktura, Turizmi, Kultura e Sportet”, ku u evidentuan disa arritje e vizione, të cilat, pamëdyshje, sipas vlerësimeve elitare e popullore, e kanë kthye Pejën komunare në një shembull të mirë kombëtar shqiptar të qeverisjes vendore në gjithato fusha të përditshmërisë e ardhmërisë.

5

Kuvendin e Madh të Alpeve në Pejë e përshendetën personalitetet e larta, të ftuarit e nderit:            * Harry BAJRAKTARI-“Nderi i Kombit”, në emrin e Tij dhe të Shqiptarëve të Amerikës;

* Rozeta HAJDARI– Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë në Qeverinë e Kosovës;

* Et’hem FEZOLLARI– në emër të Shqiptarëve të Australisë;

* Selma KUÇEVIQ– deputete e Sanxhakut (SDA e dr. Ugljaninit) në Kuvendin e Serbisë (në gjuhë boshnjake, me përkthim të lirë e direkt nga historiani e veprimtari Ismet Azizi).

6.

Në/për Kuvendin Kombëtar të Alpeve i kishin dërguar Përshendetjet e Tyre:

* Besa TAFILAJ-PINCHOTTI nga Ushington D.C.- Drejtore Ekzekutive e Organizatës Kombëtare të Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (me video-mesazh, u shfaq në Vidio-Projektorin e sallës së madhe të Kuvendit);

Joe DIOGUARDI nga Nju Jorku-SHBA– President i LQSHA (AACL) dhe Shirley CLOYES DIOGUARDI – Këshilltare për Çështje të Ballkanit, në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (të cilën e lexoi: dr. Islam Lauka, ambasadori i parë i Shqipërisë në Kosovën e pavarur e sovrane);

Artistja me famë botërore, me origjinë nga Peja, Rita ORA, Familja e Saj, nga Londra (e lexoi: Ana Verushi– Kryetare e Këshillit të Qarkut të Korçës);

Mark GJONAJ– nga Nju Jorku-SHBA- Kryetari i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare në Botë, ish Asambleisti i parë shqiptaro-amerikan në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut (2018-2021), (e lexoi: Ali Daci-“Qytetar Nderi” i Pejës, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak).

7.

Ramiz Tafilaj– Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” e paraqiti kumtesën e tij: “Haxhi Zeka (Byberi) dhe Lidhja Shqiptare e Pejës”, e cila, sipas referuesit, ishte vazhdim i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte një organizatë me karakter të trefishtë: politik, ushtarak, mbarëkombëtar.

Gjithashtu, në përmbyllje të kumtesës së tij, e tërhoqi vëmendjen që historiografia shqiptare, historianët shqiptarë e të huaj, ende duhet të studiojnë në arkivat e huaja të Turqisë, Austrisë, Francës, Anglisë etj. për të pasqyruar në gjithanshmëri, në thellësi e lartësi, Lidhjen Shqiptare të Pejës e Kryetarin e saj, Haxhi Zekë Byberi, këtë figurë të madhe të Kombit Shqiptar, i cili mirëpritet nga Tirana e Prishtina zyrtare të ketë më shumë mirënjohje të larta e maë të mëdha dhe së bashku me Lidhjen Shqiptare të Pejës të zënë më shumë vend në tekstet e veprat zyrtare akademike, universitare, shkollore në Shqipëri e në Kosovë.

8.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) e kishin cilësuar këtë event edhe si “Dita e Mirënjohjeve”: ku u nderuan me Mirënjohje të larta, me çmimet përkatëse:

* Me Çmimin e Madh “Dardania”, ma i larti çmim i Kuvendit, u nderua Harry BAJRAKTARI, personaliteti i shquar shqiptaro-amerikan;

* Me Çmimin e Lartë “Krenaria e Alpeve Shqiptare” u nderua Gazmend MUHAXHERI, kryetar i komunës së Pejës;

* Me Çmimin e Lartë “Elena Gjika” u nderua Rozeta HAJDARI, ministre e Qeverisë së Kosovës,

* Me Çmimin e Lartë “Haxhi Zeka Byberi” u nderuan dy vëllezërit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare (në Strugë-Maqedoni e Veriut), dr. Ibrahim TEMO- politikan, intelektual, humanist, publicist atdhetar shqiptar, doktor i shkencave në mjekësi, themelues i Shoqërisë “Bashkim e Përparim”, kryesues i Delegacionit të Shqiptarëve të Rumanisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919-’20) dhe Nuri SOJLIU– politikan, veprimtar atdhetar i kulturës, arsimit, i shoqatave e klubeve shqiptare, delegat i Strugës në Kuvendin e Pavarësisë në Vlorë (1912) dhe një ndër 40 nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Kombëtare Shqiptare;

* Me Çmimin e Lartë “Dr. Bilal Golemi” u nderua akademik, prof. dr. Mentor PETRELA nga Tirana.

9.

Ismet Azizi– Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun me rrethina dhe Kryetar i Organizatës “Kosova për Sanxhakun”, paraqiti temën: “Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe personalitetet historike shqiptare të tij”.

Historiani Ismet Azizi, ndër të tjera, kumtoi se: “Sanxhaku ka një sipërfaqe prej 8.687 km², ku jetojnë mbi 400.000 banorë. Nga kjo sipërfaqe e përgjithshme, 4.504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4.183 km² Malit të Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë (boshnjak e shqiptarë).

            Ai, ndër personalitetet më të shquara të Sanxhakut, përveçoi: shqiptarët patriuotë: Ajdin Draga (Dragë-Tutin, 1864-1914), përfaqësues i Mitrovicës në Kuvendin e Pavarësisë në Vlorën e 1912-tës; Nexhip Draga (Dragë-Tutin, 1867-1921), deputet i Vilajetit të Kosovës në Kuvendin (Mexhlisin) e Perandorisë Otomane; Ferhat Draga (Dragë-Tutin, 1873-1944), ndër themeluesit e Xhemijetit (organizatë në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptyare); Aqif Blyta (Pazar i RI, 1887-1945), me akademi ushtarake krye në Manastir, Sekretar i Xhemijetit, deputet, personaliteti përfaqësues e veprimtarues më i rëndësishëm i Sanxhakut mes Dy Luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbrotji nga gjenocidi e spastrimi etnik serb dhe kryeqendren e Sanxhakut, Pazarin e Ri, sëbashku me vullnetarët e Kosovës e Shaban Polluzhën prijtar. Në Pazar të Ri u ekzekutua me pushkatim nga serbët, më 21 janar 1945. Ahmet Daci (Rozhajë, 1896-1945) ish kryetar komune i Pazarit të Ri (Novi Pazar), dhëndër e bashkëluftëtar i Aqif Blytës. Ia pushkatuan dy djemtë dhe e ekzekutuan me pushkatim në Pazar të Ri më 1945, nga OZN-a Jugosllave. Mulla Jakup Kardoviq- Kombi (Rozhajë, 1869-1945), një nga personalitetet më të shquara të Sanxhakut në mbrojtje të tij në Tregu i Ri, Tutin, Sjenicë, Rozhajë, kryetar komune i Tutinit në dy mandate, bashkëluftëtarë i Aqif Blytës, i vrarë tradhtisht nga komunistët në vitin 1945. Dervish Mitrovica (Pazar i Ri, 1885-Zarë, 1935), një ndër Delegatët në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë (1912). Xhelal Mitrovica. (Mitrovicë, 1916-Toronto, 1974), i origjinës familjare nga Pazari i Ri, nëpunës i lartë, drejtor i Radio Prishtinës, deputet i Mitrovicës gjatë Mbretërisë Shqiptare, ushtarak, veprimtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

10.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë), në këtë “Ditë të Çmimeve”, u nderuan me Mirënjohje të larta, me çmimet përkatëse:

*  Me Çmimin e Lartë “Elena Gjika” u nderua Selma KUÇEVIQ- deputete e Tutinit e krahinës së Sanxhakut– një nga 6 deputetet e Sanxhakut e Luginës së Preshevës në Kuvendin Popullor të Serbisë, që e njohën zyrtarisht e botërisht vitin e kaluar (2021) Pavarësinë e Kosovës.

* Me Çmimin e Lartë “Pjetër Bogdani” u nderua Et’hem FEZOLLARI– Australi.

Një ditë më herët, pikërisht me 11 Nëntor 2022, në qytetin e Gjakovës u nderua me “Mirënjohje”  101 vjeçari Haxhi Beqë Syla, veteran e invalid i Luftës së Dytë Botërore, lexues e abonuyes në tre vitet e fundit në “Gazeta e Alpeve”, pjesmarrës në “Takimi i Gjakovës” me 24 qershor 2021 dhe në “Takimi i Madh i Prishtinës” më 13 maj 2022, ku – në këtë të fundit- pati dhe një Përshendetje për të pranishmit. “Mirënjohjen” ia dorëzoi Halil Ahmeti – Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, duke shënuar me këtë veprimtari edhe fillimin e punimeve të Kuvendit  Kombëtar të Alpeve të 12 nëntorit 2022 në qytetin historik, kulturor, sportiv e turistik të Pejës.

11.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve”, në Pejë, pati edhe tri përshendetje të tjera në foltore:

            * Hysen ZEQAJ- në emër të Shqiptarëve të Teksasit të Bushëve të Amerikës, ish kryetar (e tani) antar i Komunitetit Shqiptar në Dallas (2009-’11), aktor, publicist, veprimtar aktiv e kontributor për interesat kombëtare shqiptare, për shkollën shqipe në Dallas, për aktivitetet kulturore, mediatike etj.;

* Fazqet KRASNIQI i Pejës, biznesmen, humanist, pronar i firmës së riciklimeve “REC PLAST”, Kryetar i Shoqatës së Ricikluesve të Kosovës (shoqatë e formuar me ndihmën e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ));

* Arianit SALIHI dhe Artur BERISHA– studentë elitarë e veprimtarë të Diasporës Shqiptare në Gjermani (universitarë në administrim-biznes në Frankurt), të cilët kishin pergaditur për video-projektor dhe një program të detajuar të Kuvendit, si dhe i kishin sjellë me vehte edhe 200 blloqe shenimesh (me 50 faqe) me tematikë mbishkrimore për Kuvendin Kombëtar të Alpeve /për “Gazeta e Alpeve”.

12.

Në/për Kuvendin Kombëtar të Alpeve i kishin dërguar Përshendetjet/Mesazhet e Tyre, edhe:

* Shaip KAMBERI- deputet i Luginës së Preshevës, i vetmi deputet shqiptar në Kuvendin Popullor të Serbisë, një personalitet i shquar kombëtar shqiptar, i cili së bashku me Partinë e Veprimit Demokratik (PVD), si kryetar i saj, me ekpin e tyre trekomunar, ishin të angazhuar në ditën e Kuvendit për votimet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës, ku kryetar i tij u zgjodh Ragmi Mustafi, edhe për një mandate të dytë. Në rregjistrimin e fundit të popullsisë në Republikën e Serbisë, të dhënat paraprake, flasin për mbi 100 mijë shqiptarë në këtë shtet, kryesisht në Luginën e Preshevës, me të tri komunat e saj. Kumtesa e tij: “Lugina e Preshevës mes aspiratave dhe mundësive” nuk u lexua nga dikush tjetër në Kuvend, pasi kumtesa do të botohet në “Gazeta e Alpeve” dhe në Librin e Kuvendit të Pejës;

* Dr. Faton BISLIMI në/nga Kanada– Antar Ekzekutiv i Bordit të LQSHA/AACL, ish deputet i Kuvendit të Kosovës (LDK), ligjërues në universitete amerikane e kanadeze, lobues e kontributor për Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, si dhe për Çështjen e Luginës së Preshevës;    * Xhevit HYSENAJ– nga Afrika e Jugut (ku ndodhej në një udhëtim  turistik e pune), Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve e Eksportuesve të Bimëve Mjekësore të Shqipërisë; Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “AlbKalustyam” në Durrës; “Qytetar Nderi i Durrësit” e i Tropojës; ish pedagog në UBT, Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, si dhe shumë të tjerë.

* Lumnie TERAKU– psikologe e mirënjohur e klinikës “Anim” në Prishtinë.

13.

            Një nga pikat kulmore të “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” ishte momenti i vlerësimit me Çmimin e Lartë “Cucë Avdyl Ulaj” (luftëtare qëndrestare në luftëra me sllavët, ku merr dhe  plagë në trup, ndërsa gjatë LDB i dha çlirimit të Shqipërisë djalin e saj) për dy nëna gjakovare:

            *  Ferdonije QERKEZI, “Grua e hekurt e Luftës së Kosovës”, një nanë shqiptare dëshmi e gjallë e krimeve serbe në Kosovë (1999), forcat serbe ia rrëmbyen katër djemtë e bashkëshortin.

            * Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës qëndrestare e aktive “Thirrjet e Nënëve”, një misionare simbol në veprimtaritë për zbardhjen e fatit të mbi 1.600 të pagjeturëve prej nga Lufta e fundit në Kosovë.

            Çmimet ua ndanë personalitetet e larta: Harry Bajraktari nga Amerika dhe Et’hem Fezollari nga Australia.

Nëna gjakovare, Nesrete Kumnova, Kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënëve” e përshendeti “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” dhe apeloi për vazhdimin e punës në kërkim të të pagjeturve Luftës së fundit të Kosovës dhe Serbia të ndëshkohet për Krimet e Luftës, Krime kundër Njerëzimit, për gjenocidin në Kosovë.

            14.

Kuvendi Kombëtar i Alpeve” mban Një Minutë Heshtje në nderim të dy personaliteteve: Ymer MUHAXHERI i Pejës, 93 vjeçar,atdhetar e intelektual i shquar i kohës kur Kosova kishte ma së shumti nevojë për Liri e Pavarësi, ish deputet i Pejës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, një ndër bashkëveprimtarët e afërt të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Enver DEDUSHAJ, 63 vjeçar, Sekretar i Këshillit komunal të komunës së Gucisë, një veprimtar i shquar i krahinës së Plavë-Gucisë, nga Vuthajt, në dekadat e fundit ishte një ndër zyrtarët e lartë të krahinës në funksione e detyra të larta lokale. Këto dy personalitete u ndanë nga jeta këto ditët e fundit dhe ishin të Ftuar Nderi në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve”.

15.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) nderuan me Çmimin “Mikpritja Alpine”: Fatbardha LAUKA- Administratore e Bar-Restorantit “Mrizi i Zanave” në Tiranë (përurue qysh në vitin 2004); Hotel “Magra Austria”- eko-hotel natyror në Bogë të Rugovës (Pejë) dhe Bar-Restorant-Hotel “Dukagjini” në qytetin e Pejës, çmime të cilat u ftua t’ua dorëzojnë në mënyrë ceremoniale e nderuara Rozeta Hajdari- Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të Republikës së Kosovës.

16.

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” (i Pejës) dhe “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike, Tiranë) akordoi e nderoi me Mirënjohje të larta personalitete të mirënjohura të historisë e aktualitetit shqiptar:

* Me Çmimin e Lartë “Ali Ibër Nezaj” i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u nderua Shaban POLLUZHA (1871-1945), veprimtar i madh atdhetar, ushtarak, politik, juridik, i qeverisjes vendore, me veprimtari në Kosovë, Shqipëri, Sanxhak e Malin e Zi, një nga komandantët tribunal përgjatë LDB në Kryengritjen e Drenicës dhe në Sanxhak.

* Me çmimin “Kolonel Ahmet Krasniqi” u nderua Smajl HAJDARAJ (1951-2002), ish Komandant i UÇK-së në Rugovë, deputet i LDK në Kuvendin e Kosovës, vrarë tradhtisht në Kodër të Zahaqit në Pejë;

* Me Çmimin e Lartë “Zhuj Selmani”– legjendar i mbrojtjes së kufirit e kombit, u nderua Abedin MULOSMANAJ (Tropojë,1938- Nju Jork, 2000), veprimtar atdhetar, politik e diplomatik i kauzës së Shqipërisë Etnike, pasardhës genetik i Binak Alisë e Shaban Binakut, ish mësues i dr. Ibrahim Rugovës në Istog të Kosovës;

* Me Çmimin e Nderit “Lavdi Kombëtare” u nderuan Bajraktarët e Rugovës, Sali JAHA dhe Sak FASLIA

“Kuvendi Kombëtar i Alpeve” ndau dhe Mirënjohje e çmime të tjera, të ndryshme.

17.

Kuvendin Kombëtar të Alpeve e përshendeten me këngët e tyre: këngtari  Shaban DEMAJ i Rugovës të Pejës me këngën-hit-hymn për legjendarin Zhuj Selmani, këngtarja Rugova (Govi) REKA në Dibër të Madhe të Maqedonisë së Veriut me një këngë për dr. Ibrahim Rugovës- Presidenti historik i Kosovës, këngtarja e re, 11 vjeçarja Ergisa Hajdinaj nga Tropoja me këngë për UÇK-në.

Aktorja Muradije Muriqi, mbesa e Zhuj Selmanit të historisë kombëtare shqiptare, interpretoi një poezi të poetit gjakovar, Ali Podrimja.

18.–

Në kuadrin e “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” u kryen Homazhe Nderimi…Fjalë Homazh…Foto-kujtime në disa vende historike, për disa figura historike, në krahinën e Rugovës, qytetin e Pejës, Istog, Skënderaj, Drenas, si tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz (Skënderaj), tek Kompleksi Memorial “Dr. Ibrahim Rugova” në qytetin e Istogut dhe në Malaj të Rugovës, Shtatorja e Zhuj Selmanit në Pejë, Varri i heroit Shaban Polluzha në Drenas, varret e Bajraktarëve të Rugovës në Koshutan të Rugovës, varri i heroit Smajl Hajdaraj në Kodër të Zahaqit në Pejë, Shtatorja e heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Obelisku i 183 Dëshmorëve të Komunës Pejë, Shtatorja e heroit Ardian Krasniqi, Shtatorja e Haxhi Zekë Byberit të Lidhjes Shqiptare të Pejës, Memoriali “Kujtim dhe Miqësi” në nderim të viktimave të 11 Shtatorit në ShBA-Pejë, e të tjera.

Në organizimin, drejtimin e kryerjen e këtyre Homazheve Nderimi u dalluan përveçëm disa nga kryetarët e Komisioneve Organizatore, si Hilmi Gashi në Prekaz, Polluzhë e Kodër të Zahaqit; Selman Zogaj në Istog e Vrellë;  Mustaf R. Lajçi në Malaj të Rugovës, Fazli Muriqi në Koshutan të Rugovës e shtatoret e Zhuj Selmanit e të Kadri Bajrit në qytetin e Pejës, etj.

19.

Fjalën e mbylljes së “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” e mbajti Ramiz Tafilaj- Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve” (media PanShqiptare e NdërBallkanike).

Në restorantin e hotel “Dukagjinit”, në dy mjedise të tij, u shtrua Dreka e Kuvendit Kombëtar të Alpeve nga Komuna e Pejës dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve:” në bashkërendim (ulje çmimore përqindore) nga hotel “Dukagjini”, me përplot 189 të pranishëm nga të ftuarit e nderit të Kuvendit.

Kordinator i Përgjithshëm i “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” ishte Arbër Lushaj, i cili mbajti një peshë të madhe e kreu punëra të mira në organizmin, zhvillimin e mbarëvajtjen e suksesshme të Kuvendit.

Në tërësinë e angazhimeve e kryerjes së detyrave për suksesin meritor të “Kuvendit Kombëtar të Alpeve” dhanë kontributin e tyre organizator edhe Ali Daci i Rozhajës e “Qytetar Nderi’ i Pejës- Nënkryetar i Këshillit Organizator të Kuvendit; Kastriot Belegu-komuna Pejë; Krenare Gashi-përgjegjëse e hotel “Dukagjinit”-Pejë; Agim Krasniqi-Kordinator i GA-Pejë; Ardita Lushaj-Tiranë (Power-Point në Vidio-Projektorin e Kuvendit etj.); Altiana Zogaj- moderatore e Kuvendit, studente e gazetarisë, Prishtinë; Elmedina Belegu-menaxhere e eventeve në hotel “Dukagjini”-Pejë; Ibrahim Gashi– Prishtinë; Fitim Xh. Radoniqi i Dekorit të Pejës (baneri i madh dhe i vogël i Kuvendit); Halil Ahmeti i Gjakovës; Shpend Nikoçi i Tropojës; Mevlyde Mezini Saraçi-Gjakovë; Adem Lushaj i Deçanit; Mehmet Mjeku-Prishtinë; Hilmi Gashi– Gjermani; Ismet Azizi i “Kosova për Sanxhakun”; ambasador Mal Berisha-Tiranë-Amerikë; dr. Shpëtim Axhami– kryetar i PLL-Tiranë; Esad Gjonbalaj në Amerikë; Faton Bislimi në Kanada; Rasim Hasanaj në Tiranë; Xhevdet Muriqi në Gjermani; ambasador Islam Lauka-Tiranë; Rexhep Dedushaj-Pejë; Selman Zogaj- Istog; Xhina Palko-(grafika për banerat e Kuvendit)-Tiranë; Masar Grezda-Gjakovë; Manushaqe Hajdinaj– Tropojë.

            “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” u ndoq e përcoll nga disa televizione si RTV Fontana në Istog (e përhershme në veprimtaritë e “Gazeta e Alpeve”, RTV “Dukagjini” Pejë-Prishtinë, portali kombëtar Limit.al, gazeta-portal “Bota Sot” në Zvicër, etj.

Me ftesë të personalizuar të Këshillit Organizator të Kuvendit Kombëtar të Alpeve ishin pjesë e pasqyrimit të Kuvendit tre fotoreporterë e kamaremanë si Shkelzen Rexha i Gjakovës, Kristaq Janushi i Korçës dhe Dorian Zanaliu i Tiranës, të cilët kanë rregjistruar të plotë Kuvendin dhe realizuar mbi 2 mijë foto nga punimet e Kuvendit dhe veprimtaritë e tjera të tij.

20.

Me përmbylljen e suksesshme të Kuvendit Kombëtar të Alpeve në Pejë, tashma ka nisur puna e madhe për organzimin e “Kuvendit Ballkanik të Alpeve” në Tiranë, pikërisht në “Tirana International Hotel & Conference Center”, në nëntor 2023.

Gjithashtu do të përgaditet e botohet edhe libri “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” – Pejë: 12 nëntor 2022, ku do të përfshihen kumtesat e Kuvendit, përshendetjet drejtuar Kuvendit, Mirënjohje e Çmimet e Kuvendit, veprimtaritë e Kuvendit, si Homazhe Nderimi në vende historike/për figura historike etj., i cili do të dalin në qarkullim vitin e ardhshëm, 2023.

 

 

 

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

7 Maj, 2025
Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

29 Prill, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In