Në profilin e tij në facebok, Ali Daci veprimtar i shquar, nënkryetar i shoqatës ” Kosova për Sanxhakun” i pa kanqur me gjendjen e shqiptarëve në Sanxhak, prononcimin e tij , po e japim në tërësi:
Populli shqiptar i Sanxhakut mund të krahasohet lirisht më popullin çam. Derisa pas Luftes së Dytë Botërore Greqia bëri spastrimin etnik të shqiptarëve të Çamerisë më përmasa të gjenocidit masiv duke debuar popullin autokton nga trojet e veta më të vetmin qëllim, pushtimin e Çamerisë, kinse shqiptarët kanë qenë në krahun e pushtuesit nazist a fashist, Serbia e Mali i Zi përdoren po ashtu të njëjtën formulë duke debuar, vrarë e masakruar e shpërngulur popullin shqiptar të Sanxhakut . Pas luftës dhe mbrojtjes heroike të Sanxhakut nga shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë gjatë Luftes së Dytë Boterore nga xhenocidi çetnik, Sanxhaku ra nën pushtimin e eger Komunist , të fantazmes së kuqe sllavo – komuniste. Qe nga atehere, plot 77 vite me parë e më radhe u ushtra mbi këtë popull çdo e keqe që Titoja më partinë komuniste ditën pa mëshirë ta ushtrojnë terrorin , si vrasja e prijseve politik e shpirtnor, spastrimi etnik, shperngulja e dhunshme për Turqi, nderrimi i kombësisë, nderrimi i fesë, ndalimi i gjuhës, ndalimi i veshjeve kombëtare e traditës shqiptare atje. Të gjitha keto në emër të vëllazerim – bashkimit. Kështu shqiptarin e Sanxhakut e regjistruan jugosllav, musliman më shkronjë të vogël, Musliman më shkronjë të madhe deri në vitin 1992, pikërisht deri më 28 shtator të atij vikti kur edhe ia imponuan emrin Boshnjak. Pra, siç po shihet ky pagëzim është jo më i vjeter se tri dekada. Tani, kur shumica e sanxhaklive kanë humbë monumentin më të shënjt të kombit, gjuhën, kuptohet nën dhunën serbo- malazeze, pushtetarët serbë edhe ata boshnjak, të dëgjueshëm, kanë përgatitur projektin e fundit për boshnjakizimin e shqiptareve të Sanxhakut, sado të pakt qofshin ata numërikisht, duhet që më çdo kusht të deklarohen Boshnjak. Kjo ndodhe vetëm në Serbin e Vuçiqit! Në saje të kësaj fatkeqësie kombëtare, edhe ata që e ndjejnë vehten shqiptar nuk do guxojnë të deklarohen të tillë pasiqe edhe një numër i konsiderueshëm i myftive të Sanxhakut më shumë vullnet po përkrah ideologjinë serbe, bile edhe më shumë se çka e kanë mënduar serbet dhe kisha ortodokse. Gjuha e imponuar dhe e institucionalizuar serbe në regjistrimin e ri të popullsisë në Sanxhak do u lejohet të shkruhet si gjuhë bosane, e që nuk dallon asnjë shkronjë a tingull nga alfabeti e gjuhës serbe përjashtuar këtu ca barbarizma turko- arab që ua kanë falë hoxhallaret. Një tjetër e keqe e vet pseudo intelektualve boshnjak është edhe ai i përgenjështrimit të së vertetës historike mbi autoktonin e banorëve të Sanxhakut. Një konstantim tejet tedencioz dhe qellim keq është sigurisht “teza” serbe e shqiptuar dhe cituar nga disa udhëheqës fetar, politik e shkencor, se shqiptarët në Sanxhak janë ardhacak, e që ata aty kanë gjetë popullin më gjuhën sllave e që nuk përjashtojnë mundesinë se aty të parët janë serbët e islamizuar. Çfarë demagogjie politike e diskriminimit të skajshëm të historisë dhe së vertetës?! Të gjithë banoret e Rrafshlartës së Peshterit janë shqiptar, apo pjestarë të fiseve shqiptare, si : Kelmendas, Hot, Shalë, Kastrat, Berishë etj. Këtë të vertet e konstaton në dokumente e veta edhe Milan Shuflaj studiuesi kroat , por edhe vet Ejup Mushoviq. Kënd duan ta gënjejnë këta argat të politikës serbe, kënd po e mashtrojnë ata?! Përgjigjja është e thjeshtë, po mashtrojnë vehten dhe popullin e Sanxhakut. Duke ditur gjenezen e kësaj popullsie, shtrirjen gjeografike dhe fatkeqësit historike që kanë ndodhur atje, vijmë në një të vertetë se ky popull përfundimisht po zhbehet, do asimilohet dhe tjetersohet, kuptohet nën dhunën serbe dhe shërbetoreve të saj. Nuk do mënd se populli tanimë ka humbë shpresen në vetqenjën e tij, pasiqë nuk pat kush kurr t’i dali zot, t’ ja shtrijë dorën e ndihmës më të vogël gjatë shekullit. E në anën tjetër Serbia dhe Bosnja po konkurojnë se kush do të fitojë mbi këtë popullat fatkeqe, kush më shumë do ketë shqiptarë të boshnjakizuar apo të serbizuar. Nuk themi që i gjithë Sanxhaku është më origjinë shqiptare pasi që aty dihet se jetojnë edhe të tjerët, por më se paku boshnjakët e Bosnjës. Pos teritorit që i lidhë në një cep më Bosnjën, dhe fesë islame Sanxhaklinjët e vertet i lidh në anën tjeter gjeneza iliro – dardane. Gjuha serbe që tani po konvertohet në gjuhë boshnjake është ajo që i lidhë në së forti më Bosnjën e Serbin. Në regjistrimet e fundit të popullsisë në Sanxhak figurojnë pak shqiptarët, e nga sot as që do përmenden më nëse regjistrohen Boshnjak. Paramendoni parallogarit e një këlyshi serb, kinse politikan e që bënë benë në boshajskizem e serbizën se duke parë rrezikun se shqiptarët mund të deklarohen ashtu siç janë, ky farë profesori e sheh si rrezik për Boshnjakët, që në rast regjistrimi të 1% të shqiptarëve në Sanxhak e që do të ishte thesari i kohës , boshnjakët do të mbeten minoritet e jo popull në Serbi, kjo është injoraca e tij. Të gjitha parametrat e kësaj tragjedie çojnë ujë në mullirin e Serbisë në saje të një mashtrimi shekullor që ka filluar sot e që statistikat do ta vertetojnë se kush jeton sot në Sanxhak. Ato gjithashtu si çdo herë do të manipulohen nga shteti serb.
Diskutim rreth këtij postimi