Kryetari i shoqatës ” Kosova për Sanxhakun” z. Ismet Azizi, i indinjuar thellë në lidhje me angazhimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve në Serbi, për shkak të mos interesimit të tyre për gjendjen e shqiptarëve në Serbi, me thkes të veçantë në Sanxhakun verior, përkatësish të atyre në Rrafshnaltës së Peshterit, i drejtohet drejtëpërndrejt të parit të shqiptarëve në Serbi, z. Mustafi:
“Zoti Mustafi, Këshilli Nacional, ka përdetyrë të bëjë fushatë për regjistrimin e shqiptarëve në tërë teritorin e Serbisë, e jo vetëm në Luginë. Nëse ju si përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Serbi nuk e bëni këtë kush do ta bëjë. A nuk jeni ju përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në Beograd, Vojvodinë e Sanxhak. Kush duhet ti vizitoj shqiptarët e Peshterit. Pse ju këtë nuk e bëni. A vallë nuk e dini se mbi 200 vendbanime rurale janë të banuar me shqiptarë të boshnjakizia , por jo të gjithë janë boshnkizuar. Ata presin juve KNSh të vizitoni, t’u jepni guxim, ti inkurajoni të deklarohen ashti siç edhe e ndiejnë veten. Po krijohet bindja se ju nuk e kenë të qartë çfar ju lejon kushtetuta e Serbisë. Kush mundet me ta ndalu me iu iu shku shqiptarëve në shtëpitë e tyre. Nuk po i shfrytëzoni edhe ato pk a të drejta që ua garanton kushtetuta e Serbisë.”
Diskutim rreth këtij postimi