Dardania Press
E shtunë, 24 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Presidenti sipas pazareve te partive politike

Diteve të fundit ne media ka filluar debati për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë duke dalë me propozime të ndryshme, ndërsa partitë politike ende nuk kanë ndonjë propozim konkret, ku sipas të gjitha gjasave do të dalin në momentin e fundit sikurse më parë, nga del se këtë institucion e trajtojnë vetëm formal pa peshën e duhur, duke iu mohuar qytetarëve të drejtën për të  zgjedhur  Presidentin me votën e tyre

29 Prill, 2022
in Vështrime
16 1
0
Sistemi i vlerave  dëshmi e raportëve  shoqërore
19
SHARES
241
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nail  DragaSipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 28 deputet mund të propozojnë një kandidat për President, ku në sajë të numrit të tyre, këtë mundësi e kanë dy grupe parlamentare përkatësisht PS dhe PD. Sipas kushtetutës parashihet të votohet në pesë raunde, fillimisht tre raunde me 84 vota, dhe në mungesë të tyre shkohet në  votimin prej dy raunde me 71 vota. Sipas procedurës në katër raundet e para mund të ketë kandidatë të rinj në proces, ndërsa raundi i fundit  nuk lejon kandidatë të rinj dhe nëse Presidenti nuk zgjidhet  parlamenti shpërndahet duke kaluar në zgjedhje të parakohshme. Nëse Presidenti zgjidhet përpara datës 24 maj ai e merr detyrën me 24 korrik.

Në sajë të procedurës së zgjedhjes së Presidentit  do të ishte me e drejtë të thuhet se parlamenti e emëron se sa e zgjedh ate, sepse zgjedhja ka të bëjë me votimin direkt të qytetarëve, që zgjedhin sipas preferencave të tyre.

Duhet mbeshtetje nga deputetët

Çështja e zgjedhjes së Presidentit nga viti 2008, ka mbetur peng në sajë të marrëveshjes Berisha-Rama e cila vazhdon të jetë ende në fuqi. Kemi të bëjmë me marrëveshje e cila nuk është në favor të qytetarëve por të interesave të partive   politike. Pikërisht nga një qasje e tillë,  ata  që duan të kandidohen për tu zgjedhur  mund të legjitimohen vetëm nëse sigurojnë 28 nënshkrime  deputetësh, në të kundërtën ata të cilët nuk sigurojnë këtë mbeshtetje mbesin jashtë garës për tu zgjedhur.

Duke ditur se deputetët veprojnë sipas interesave të tyre politike, del qartë se kemi të bëjmë me një tallje me gjoja mundësinë e kandidimit për President nga qytetarët, apo shoqëria civile, sepse çdo gjë varët nga partitë politike të përfaqësuara në parlament.

Qytetarëve iu mohohet ta zgjedhin  Presidentin

Në lidhje me këtë çështje në media debatohet  për zgjedhjen e Presidentit, duke ftuar mysafirë të ndryshëm ne emisione, madje, duke dalë me propozime sipas shijes dhe preferencave personale. Po të zgjidhej Predisenti direkt nga populli, emisionet e tilla kanë vlerë dhe janë me peshë sensibilizuese të opinionit, duke dëshmuar gadishmëri qytetare për pluralizmin e institucionit të Presidentit sikurse në vendet me traditë demokratike.

Madje, kandidatët opinionit do t’ia kishin obligim për t’iu prezantuar programin e tyre zgjedhor duke sfiduar konkurentët dhe përfituar elektoratin votues. Ndërsa zgjedhja e Presidentit nga parlamenti eliminon prezantimin konkurues me program zgjedhor, ku për shumicën parlamentare thënë më së buti  parësore mbetet përshtatshmëria politike.

Zgjedhja e Presidentit nga populli  për Shqipërinë model mund të jenë edhe vendet fqinje apo në regjion sikurse janë Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia apo Sllovenia. Ndërsa, përvoja nga këto vende në lidhje me kompetencat e Presidentit dëshmon se zgjedhja e tillë nuk ka ndikuar ne  natyrën  parlamentare të shtetit.

Por, mohimi i qytetarëve të drejtën për ta zgjedhur Presidentin me votën e tyre nuk mund të arsyetohet me asgjë, vetëm  me interesin partiak që nuk është në favor të parimeve  demokratike.  Sepse zgjedhja direkte do të forconte integritetin e institucionit, lidhjen me qytetarët  dhe përgjegjësisë publike të Presidentit. Nga ana tjetër do të dobësonte ndikimin e partive politike, duke avancuar votën popullore në zgjedhjen e kandidatit të merituar.

Kujtojmë me këtë rast se në pluralizëm në Shqipëri ka pasur 7 presidentë, e to 6 të zgjedhur nga mazhoranca dhe 1 me konsensus(PD-PS).

PS  mund ta zgjedhë vetë Presidentin

Në sajë të raportëve politike në Kuvendin e Shqipërisë, mazhoranca aktuale është komode, se Presidenti  do të zgjidhet sipas shijes dhe disponimit të tyre. Andaj edhe debatët e kësaj natyre ditëve të fundit  duken pa peshë sepse PS do të vendosë për kandidatin potencial për President. Andaj, opinioni është kureshtar për të ditur se cili do të jetë kandidati  i preferuar i PS, përkatësisht  i kryeministrit Edi Rama. Nuk ka dilemë se ai dëshiron një president formal i cili nuk do të ishte impulsiv dhe refuzues  por  të miratoj çdo gjë sipas shijes dhe disponimit të tij. Andaj, duke marrë parasysh raportët brenda PS, me shumicën e mjaftueshme për të vendosur për propozimin nga ana e shefit të tyre, deputetët do të votojnë për  kandidatin për President, sepse askush nuk mund të bësojë, se deputetët  do ta refuzonin, ku si pasojë do ishte shpërndarja e parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Një grua për Presidente

Duke përfillur kriterët për President  mendoj se ka ardhur koha që një grua për të parën herë në historinë e Shqipërisë të zgjidhet në këtë funksion. Një veprim i tillë do të dëshmojë qytetari e do të mirëpritej nga shqiptarët, sepse deri më tash gratë janë anashkaluar për këtë pozicion institucional.

Në këtë aspekt në regjion kemi shembuj pozitiv si më parë në Kroaci e tani në Kosovë, duke dëshmuar dhe vlerësuar barazinë gjinore. Në Shqipëri ka gra të  përgatitura dhe të dënja për ta kryer  me përgjegjësi  një detyrë të tillë shtetërore, ku kandidatja e tillë mendoj se do të mbeshtetej jo vetëm nga mazhoranca por edhe nga opozita parlamentare.

Duhet  ndryshuar  kushtetuta

Duke respektuar parimet demokratike shpresoj që kjo të jetë zgjedhja e fundit  e Presidentit nga Kuvendi i Shqipërisë, sepse shqiptarët meritojnë të deklarohen me votë për Presidentin të cilin e duan, e jo t’iu imponojnë deputetët, përkatësisht  pazaret e  partive politike. Në këtë aspekt duhet të inicohet ndryshimi i kushtetutës përkatësisht të  egzistojë vullneti politik i mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit nga vota e popullit.

Vetëm me një veprim të tillë politik do të dëshmohej se vlerësohet vota e qytetarëve dhe nderohet institucioni i Presidentit si kudo në botën demokratike, e jo duke mbetur peng i deputetëve në parlament.

Burimi: ulqini-online

Tags: Nail Draga

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Enkel Rexhepi, kryetar i KKSH viziton zyren në Pazar të Ri

Enkel Rexhepi, kryetar i KKSH viziton zyren në Pazar të Ri

23 Maj, 2025
Kryetari i LDK-së në Gjermani: Është irrituese që disa hileqarë brenda LDK-së po heshtin karshi Speciales

THIRRJE PUBLIKE PËR PROTESTË QYTETARE

22 Maj, 2025
Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

20 Maj, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

20 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In