Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë përveçse ishte një fitore morale për UÇK-në, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë.
Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm në marrjen dhe pastrimin e kufirit, por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore.
Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së për vetë faktin e bilancit e të vrarëve nga pala e armikut, dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.
Ndryshe me rastin e këtij përvjetori, t sot u mbajt manifestimi “Ditët e Shqipës”, ku prezent ishte Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Me këtë rast Osmani, në ora 11:15, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, si dhe në ora 12:00 u zhvillua manifestimin qendror.
Diskutim rreth këtij postimi