Kurti tha se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe Kosova e ka shprehur admirimin për lidershipin dhe Zelenskyn.
“Por ne jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk është anëtare e NATO-s por NATO-n e kemi këtu”.
Kreu qeveritar tha se intervenimi i NATO-s ndali gjenocidin serb dhe pjesë e historisë së Kosovës është NATO, andaj sa më shpejtë anëtarësimi do të jetë më mirë.
“NATO është bërë 39 vjeç dhe më kujtohet kur bombardoi Jugosllavinë e Millosheviqit, ku forcat ushtarake dhe paramilitare kryen krimet dhe mbi 80 për qind u dëbuan nga shtëpi dhe vajzat dhe gratë u përdhunuan”, u shpreh ai.
Kurti tha se nuk beson se Rusia mund ta bllokojë Kosovën.
“Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia shpresoj që do të na njohin dhe në këtë mënyrë do të jemi anëtare e NATO-s”, u deklaroi tutje.
Kryeministri shtoi se Serbia dëshiron paratë e BE-së, armët ruse dhe investimet kineze.
Ai përmendi dhe bazat serbe që operojnë përreth Kosovës.
“Kjo është arsyeja pse duhet të jemi vigjilentë. Ka dhjetëra baza që operojnë përreth Kosovës dhe duhet të jemi të kujdesshëm pasi luajnë një lojë Proxy”.
Kurti foli edhe për Gazpromin.
Në 2008 kur u shpall pavarësia, tri javë para kësaj Gazpromi rus federata ruse aneksoi Aukazinë. Ministria ruse ka zyre të veçantë brenda zyrës serbe të mbrojtjes. Ata mund ta zgjerojnë konfliktin për shkak të shteti Proxy – pra Serbisë dhe Bosnjës”, tha kryeministri.
I pari i Qeverisë, shtoi se vendi ynë ka pasur luftë hibride, pasi thekson se qendra ruse ndodhet në Nish vetëm disa qindra kilometra larg Kosovës.
“Por nuk jemi të frikësuar, për shkak të partnerëve tonë në NATO, ShBA, Britani, Francë e Gjermani. E çfarë po bëni të luftoni luftën hibride”.
Në fund tha se Kosova ka rritur kapacitetet e ushtrisë.
“Buxheti i mbrojtjes është rritur të njëjtën kohë po rrisim kapacitet në polici edhe inteligjencë dhe po bashkëpunojmë me NATO-n”, deklaroi Kurti në CNN./Telegrafi/
Diskutim rreth këtij postimi