Autori: Nuradin Imeraj
Janari muaji i burrave të mëdhenj ,muaji i dhembjes sakrificave ,por edhe i krenarisë tonë kombëtare.
31Janari i vitit 1992 ishte dita e kushtrimit ,dita kur bishat e karpateve donin hakmarrje dhe gjak ,po po prap gjak mu në Uçën e rezistencës kombëtare ndër shekuj ,në Uçën e trimave si Bajram Gashi, Ramë Alia e Col Bajraktari dhe me shumë trima tjerë që ua futen frikën në palcë , bishat serboçetnike sikur nuk u ngopen me gjakun e derdhur ndër shekuj ,donin prap gjak , suprimuan organet tona legjitime ,filluan dhunën rrahjet ,malltretimet burgosjet,vrasjet e çka jo ,por harruan se popullin shqiptar nuk e pushtojnë dot.
Edhe Istogu si çdo komunë tjetër si kundërpëgjigjeje ndaj pushtuesit serb formoi Këshillin e Arsimit e në krye të tij vendosi Ferat Hajzeraj po nga fshati Uçë të detyruar që t’i hapin shtëpitë shkolla dhe kjo u bë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në fshatin Uçë të komunës së Istogut.
Mëngjesi i ditës së 31 janarit të vitit 1992 ishte dita më e kobshme për Uçën ,por edhe dita më e madhe historike.
Bishat e egra të ardhura nga Karpatet sikur donin gjak, donin hakmarrje ,ngjiteshin Uçës rrugës së fshatit me ” NIVEN” Ruse në drejtim të Rakoshit të armatosur gjer në dhëmbë duke i kerkuar nxënësit tonë ,donin gjak të njomë dhe mu në vendin e ngjarjes takuan një grup nxënësish shqiptarë duke shkuar në shkollën e tyre qê ishte shtëpi private e Avdullah Ajet Hysenaj, milicët barbar nuk u përmbajten nga shovinizmi i tyre duke e parê se edhepërkundër ndalesës dhe mbylljes së shkollave shqipe ky popull nuk e ndalë shkollimin ,dhe të mllefosur filluan bastisjen e nxënësve ,duke i marrë në pyetje i maltretan dhe i kindapuan,e gjithë kjo ngjarje po zhvillohej pranë shtëpive tê Hoxhajve dhe Hysenajve
( vend i njohur për rezistencë ndër shekuj) me tē dëgjuar klithmat e fëmëjëve ,përpjekjet dhe orvatjet e tyre për t’u shpëtuar kthetrave gjakatare me uniformat e milicise fashiste ,nuk kishin më forcè të rezistonin dhe përfuduan në ” NIVËN RUSE” ,erdhi ora e flijimit pa hezituar fare dolën tre luanj për t’i mbrojur nxënësit e fshatit Hasan Hysenaj, Bajram Hoxhaj dhe Muharrem Hysenaj ,Azllan Hysenaj me të birin Imerin e nga ana tjeter edhe të tjere si Osmani i biri i Muharrenit , reagimi i këtyre trimave duarthatè i tmerroj tre milicët e armatosur dhe u detyruan qê t’i lirojnë fëmijet të cilët u larguan pa pasoja fizike por jo edhe psiqike.
Milicia serbo- çetnike sikur u përçmuan duke e parê se këta trima ishin të vendisur për qëllimin e tyre duke mbrojtur shkollën shqipe dhe pragun e shtëpisë siq ua kishte ngulitur në kokë athere prijesi ynë Ibrahim Rugova i cili kërkonte maturi dhe durim por kur vjen deri te pragu i shtëpisë athere duhet mbrojtur me çdo sakrificë.
Filloj përleshja e pabarabartë ,trimat tonë gjoksin hapur të pa armatosur por të vendosur gjerë në vetëmohim , milicët gjakatarë kur e panë se po e humbasin fuqinë dhe moralin sepse ishin të mbuluar me turpin e krimit njeri nga ta artiti të tërhiqet dhe zbrazi automatikun mbi Bajram Hoxhaj dhe Muharrem Hysenaj të cilët morën plagë vdekjeprurëse kurse Hasan Hysenaj mbeti i plagosur së bashku të birin Imerin vëllaun Azllanin .
Hasani pas 17 ditë luftë me jeten tê cilin kusheriri Ismajl Demir Imeraj arrin që me makinëne tij ta percjellë në spitalin e Mitrivicës ku mjekët e UDB-ës, në vend të sherimit e masakruan rrugës për në spitalin e Nishit duke e shkelur edhe betimin e hipokratit si mjek.
Pas lajmit të kobshëm qê u përhap se tre burra u vranë në fshatin Uçë , brenda njè kohe të shkurtër u mbodhën djem e burra trima të Uçës dhe fshatërave për rreth me plot mllef ishin tê gatshëm ta nisin luftën që atherë do të ishte fatale kur dihet se Uça ishte nën rrethim , vēllau i dëshmorit Nexhmedin Hoxhaj fillimisht i kindapuar nga milicia punkti i Rakoshit ,poashtu Agim Hoxhaj peng i tyre djali i dëshmorit Bajram Hoxhaj dhe në anën tjetër autoblindat të mbrojtura nga ajri me helikopter ushtarak ,po të vritej vetëm një milic i tyre do të ishte katastrofë për Uçën me rrethinë .
Pas një kohe e liruan Nexhmedin Hoxhaj athere kryetar i Bashkësisê Islame të Pejë dhe atdhetar i devotshëm artiti në vendin e ngjarjes dhe gjatë një fjalimi emocional duke përjetuar dhembjen për humbjen e vëllaut Bajramit dhe kusherinjve Muharremit dhe Hasanit që nuk dihej fati i tij ,mblodhi fuqinë dhe ju dreju mases së madhe duke i falenderuar për sakrificën e tyre dhe duke iu sygjeruar që të shpërndahen qetë përderisa ishin krejtësisht të pabarabartë ndaj e gjithë arsenalit ushtarak qê vetêm shkak donin një krismë pushke për ta masakruar Uçën që e kishin halë në sy.
Ngjarje kjo që vërtetê ishte betejë që i duhej vetëm një krismë pushke dhe cdo gjë të del nga kontrolli ,falë guximit vendosshmërisë dhe autoritetit tē Nexhmedin Hoxhajt ,masa filluan të largoheshin ,por jo edhe gjaku i Tre Trimave të Uçës që mbuloj tokën edhe ashtu të ujitur me gjak ndër vite.
Gjaku i tyre u bë simbol i lirisê, i shkollës shqipe, lajmi mori dhenë edhe deri në mbarë botën se si Serbo – çetnikët shkelin edhe të drejtat më elementare të një kombi që me plot të drejtë Kosovën Republikë që edhe fëmijëtonë ta gëzojnë shkollimin e vet në gjuhën amtare.
Sot shkolla e fshatit Uçë me krenari e mbanë emrin e tyre.
Falë gjakut të tyre dhe të shumë trimave dëshmorë në tërë Kosovën ne frymojmë shqip dhe fëmijët tonë edukohen dhe arsimohen shqip.
LAVDI TRIMAVE TË KOMBIT!
Diskutim rreth këtij postimi