Presidenti Meta të hënën është takuar me mësuesin e dalluar dhe aktivistin e Rrozhajes Ali Daci me të cilin ai ndau ide shumë të vlefshme për organizimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta kulturore për të ngritur vlerat më të mira kombëtare dhe për të forcuar bashkëpunimin pa-shqiptar.
Përmes rrjeteve sociale Kryetari I Shtetit theksoi se aktivisti Ali Daci ka punuar me përkushtim të madh për mbrojtjen e gjuhës, traditave zakoneve dhe kulturës kombëtare në Sanxhak , Mal të Zi, Kosovë, dhe në të gjithë territoret shqiptare duke organizuar Aktivitetin Kulturor në Rozhajë prej dekadash. Nuk kishte më mirë se të nisje sot me mësuesin dhe veprimtarin e shquar të Rozhajës, Ali Daci, i cili me dekada promovon dhe punon me përkushtim për mbrojtjen e gjuhës, traditave, zakoneve dhe kulturës kombëtare në Sanxhak, Mal të Zi, Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare duke organizuar Aktivitetin Kulturor Ora e Maleve në Rozhajë
Shumë I lumtur që bashkë me të ishin edhe Sekretari I Klubit Letrar “Potguri” I Istokut, Z Nuredin Imeraj, si dhe Dr Mhill Gecaj President I shoqatës “Nikaj Mërtur” “Ne ndamë ide shumë të vlefshme për organizimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta kulturore për të ngritur vlerat më të mira kombëtare dhe për të forcuar bashkëpunimin pa-shqiptar kundo në tokat shqiptare dhe në diasporë.” Nënvizoj Presidenti Meta.
albaniandailynews.com
Diskutim rreth këtij postimi