Një nga dokumentet, që shuan debatin të hapur panevojshëm së fundi nga ish anëtar të LPK-së dhe mbështetës të tezave se LDK-ja dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk u morën me organizimin ushtarak, por me sabotim, është një pagesë prej mbi 51 mijë marka gjermane për grupet e para që do të stërviteshin në Shqipëri, në tetor dhe nëntor të vitit 1991, ku bënin pjesë edhe Sali Çeku e Adem Jashari. Dokumenti i arkëtimit të pagesës është i datës 29 shtator 1991.
Paratë ishin grumbulluar me moton: “TA NDIHMOJMË KOSOVEN PËR VETMBROJTJE”.
Në vijim shkrimi i autorit dhe dëshmitarit Xhafer Leci
“Dokument nga arkivi im privat- Sipas disa drejtuesve të LPK-së, del se UÇK u themelue disaherë, disa thonë më 1993, disa të tjerë më 1994 e 1997…! E vërteta është se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës u themeluan nga institucionet legjitime të Kosovës, më 28 Nëntor 1990.
Ndërsa më 1991, (shih dokumentin). Në vitin 1989 Kosova definitivisht u nda nga Beogradi. Shqiptarët i hodhën librezat e LKJ-së, dhe themeluan LDK-në, forcën më të madhe organizative, në vend dhe jashtë vendit që mban mend ndonjëherë historia jonë, e cila e mbante gjallë popullin shqiptarë, pas largimit nga puna të mbi 200 mijë punëtorëve shqiptarë.
Në dokumentin që duket, Aktivi LDK-së në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, të cilin e drejtoja unë bashkë me stafin drejtues, Qemajl Morina, Mejdi Laçaj, Hasan Dance dhe Gani Avdyli, me datën 29.9.1991 kemi grumbulluar 51.770 DM, me moton: “TA NDIHMOJMË KOSOVEN PËR VETMBROJTJE.” Këto të holla siç e shihni në dokument i kanë pranuar, Hazir Krasniqi, Sekretar i Degës së LDK-së për Gjermani, Shaban Bobaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg dhe Nezir Fejzaj, antarë kryesisë. Dihet se atëherë dy grupe të rinjësh stërvtinin-ushtronin në Shqipëri … Udhëheqësit e këtyre dy grupeve atëherë ishin, tash Heronj të Kosovës, Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti …
Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë!”
Xhafer Leci, Gjermani
Diskutim rreth këtij postimi