SPECIALE INVESTIGATIVE NGA ARBEN LAGRETA*
U mbushën 30 vjet nga hapja e Shqipërisë dhe po kaq vjet që turistë nga të katër anët e botës nuk kanë patur kurrfarë pengese për të vizituar vendin e shqiponjave i cili deri në fund të vitit 1990 njihej vetëm nëpërmjet propagandës komuniste per 2 emrave; udhëheqësi i shtetit Enver Hoxha dhe shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht qysh në atë periudhë, Ismail Kadare. Ndërkohë mungesa e sigurisë ishte evidente në fillim të viteve ’90 së pari për vetë shqiptarët por sidoqoftë për turistët e huaj bëhej kujdes pasi ata instruktoheshin se në cilat vende nuk kishte siguri që të vizitoheshin rej tyre përvec rasteve kur ishin të shoqëruar me banorë vendas. Kështu edhe zonat malore filluan të vizitoheshin shpesh nga turistë të kombësive të ndryshme duke nisur nga Europa, Amerika, diaspora shqiptare etj. Bile pika të tilla turistike në rrethin e Shkodrës si Razma apo Thethi që kishin pasur traditën e frekuentimit me turistë qysh me kampet e punëtorëve kishin pasur edhe para viteve ’90 turistë nga vendet e Lindjes. Mirëpo duke filluar nga viti 2001 një varg ngjarjesh të rënda tronditën opinionin shqiptar dhe më gjerë me zhdukjen pa gjurmë të 3 turistëve cekë në Alpet e Veriut. Vite më pas turistëve cekë iu ndodhën përsëri aksidente, tentativa për vrasje, grabitje etj…
CELESI I ENIGMES: LUFTA PER TREGUN E ZI TE GRALIN
Arsyeja e vërtetë e incidenteve të njëpasnjëshme që u ndodhin që prej 2 dekadash turistëve cekë në Alpe dhe në përgjithësi në zonat malore të Veriut të Shqipërisë është kërkimi i jashtligjshëm që ata bëjnë për gjetjen e mineralit të kërkuar me vlerë në formë gurësh të cmuar i quajtur Gralin. Gralin është një metal i cili hyn në rangun e cmimeve me të cilat shiten dhe blihen në tregun e zi gurët e cmuar.
Konfirmimi i mësipërm vjen nga qarqet e hershme të gjeologëve në qytetin e Shkodrës, një pjesë e të cilëve të diplomuar edhe në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera të Lindjes së ish kampit socialist deri në vitin 1961. Dhe natyrisht edhe nga homologët dhe ish-shefat e tyre në Tiranë ku si në cdo kryeqytet ndodhet ajka e intelektualëve dhe specialistëve të të gjithë fushave, ashtu edhe e gjeologjisë. E përbashkëta e tyre është vendimi në unison për të mos u prononcuar me emra për arsye sigurie personale. Një pjesë prej gjeologëve në fjalë natyrisht që ka lidhje të hershme me gjeologët cekë që datojnë qysh ne vitet 50-60 të shekullit të kaluar. Zbulimi se pikërisht kjo hapësirë malore e Shqipërisë është e pasur me Gralin është mësuar fillimisht nga hartat e vjetra gjeologjike të Shqipërisë të cilat i kanë hartuar rusët qysh në vitet ’50. Këto janë hartat e fundit gjeologjike dhe mbi baza shkencore që ka Shqipëria edhe sot e kësaj dite (!)… Zbulimit të atëhershëm i janë shtuar edhe kërkimet në 10-vjecarin e parë pas hapjes së Shqipërisë gjatë vizitave “turistike” dhe “alpinistike” të gjeologëve dhe studentëve cekë të gjeologjisë, pra në periudhën 1991-2000. Nuk është pa baza edhe ajo shprehja se “Shkodra ka qenë dhe mbetet një qendër e konspiracionit”, shprehje e cila në kohën e komunizmit u vu në gojën e Mehmet Shehut me përkufizimin: “…Shkodra si qendra e reaksionit…”
Po sipas këtij burimi, guri i cmuar Gralin nuk është vështirë të kërkohet dhe të gjendet sepse ai ndodhet në thellësi të vogël nga sipërfaqja e tokës. Ndërkohë, kalimin në doganën shqiptare të logjistikës moderne kërkuese qysh në vitet ’90 kontrabandistët cekë e mbase jo vetëm ata e kanë bërë dhe vijojnë ende që ta bëjnë fare lehtë edhe sot duke i zmontuar dhe duke i kaluar pjesë-pjesë nëpërmjet anëtarëve të të njëjtit grup “turistik”. C’ka nuk i ka sjellë asnjë dyshim nga mungesa e kontrolleve të specializuara kufitare të shtetit tonë rrumpallë. Kjo në një kohë kur përbën problem dhe rrezik kalimi i këtyre pajisjeve në dogana të shteteve të tjera edhe të rajonit pasi ndërmarrja e një veprimi të tillë pa pasur marrëveshje ndërshtetërore kërkimesh përbën një shkelje të rëndë ligjore të ngjashme me një agresion kundër një vendi tjetër. Dhe detyrimisht që edhe penalitetet ndaj cdo kundravajtësi të tillë janë të rënda në cdo vend të botës.
KONTRABANDISTET CEKE ELEMINUAN NJERI-TJETRIN PER KONKURENCE
Ndërkohë, vrasjet, grabitjet dhe plagosjet që në 20 vjetët e fundit kryesisht në Shqipërinë Veri-Lindore u ranë për hise “turistëve” cekë kanë qenë thjeshtë pasojë e luftës së brëndshme të konkurencës që kanë këto grupe private gjeologësh të cilërt operojnë në mënyrë mafioze meqë në lojë është tregëtia ndërkombëtare kontrabandë e gurëve të cmuar. Sepse ata kanë qënë e vijojnë të jenë në fakt gjeologë, inxhinierë gjeodezie ose studentë të këtyre degëve. Në këtë pikë ata kanë pasur informacion më të hollësishëm edhe nga gjeologët vendas që i kanë informuar. Për ekzekutimin e vrasjeve zakonisht ata nuk kanë vepruar direkt vetë por kanë përdorur mercenarë vendas. Në një vend me varfëri të tejskajshme si Shqipëria ky rol ka kohë që luhet edhe në mes të Tiranës dhe në qytetet kryesore e jo më në zonat e thella malore ku ka varfëri të tejskajshme dhe një infrastrukturë që favorizon largimin e hershëm dhe pa lëë gjurmë nga vendngjarja të agresorëve.
Natyrisht që në mesin e këtyre të zhdukurve, të vrarëve, të plagosurve dhe të grabiturve cekë mund të ketë edhe turistë të mirëfilltë që u ka rënë për hise ndonjë prej këtyre fatkeqësive por pjesa dërrmuese e këtyre ngjarjeve shumica e të cilave për ironi të fatit mbeten enigmë, pra pa autor, ka si shkak atë që shtjellova më lart.
GJITHSEJ 16 SHTETAS CEKE TE VDEKUR, TE HUMBUR, TE GRABITUR, TE KEQTRAJTUAR DHE TE SULMUAR NE 2 DEKADAT E FUNDIT NE SHQIPERI
Megjithëse prej 20 vjetësh janë gjithsej 8 nënshtetas cekë të vdekur, 6 të grabitur dhe 2 të plagosur rëndë, sidoqoftë turistët ceke vijojnë që të dashurojnë Alpet e Shqipërisë dhe zonat e tjera malore në Veri të vendit(!). Vetvetiu lind pyetja: Si ka mundësi që këto shifra kaq të frikshme nuk kanë ndaluar sadopak fluksin e ardhjes së vizitorëve cekë në lartësitë e Veriut të Shqipërisë?
Në vitin 2001 fillojnë historitë e rënda të turistëve cekë, një pjesë e mirë e të cilave me marrje jetësh. Në tetor 2001, 3 turistë cekë, Jan Pavelka, Mihal Pavelka dhe Lenka Tuçova u zhdukën pa lënë gjurmë në Alpet e Shqipërisë dhe qysh atë herë nuk janë gjetur më as trupat e as ndonjë gjurmë e tyre. Megjithëse Ambasada e Cekisë në Tiranbë pat bërë shumë herë thirrje për gjetjen e tyre, madje duke vënë në dispozicion edhe shuma të konsiderueshme monetare nga shteti cek, nuk u arrit asgjë.
Fati i zi me turistët çekë vijoi një dekadë më vonë e pikërisht në verën e vitit 2011. Katër turistë, respektivisht 2 femra dhe 2 meshkuj u grabitën me dhunë në Kalanë e Dodës dhe pas ngjarjes u dërguan edhe në spital për shkak të dhunës që kishin ushtruar grabitësit.
Një vit më pas, në qershor të vitit 2012, dy turistë çekë u grabitën teksa po laheshin në liqenin e Shkopetit. Po gjatë verës së vitit 2012, vetëm pak javë më vonë, një e moshuar çeke ishte shpallur e humbur për ditë me radhë në afërsi të Krujës, por fatmirësisht u gjet…
Në korrik të 2013-s, turisti dhe alpinisti cek Pavel Prozak pësoi një aksident në Malin e Jezercës. Ai ra nga një lartësi e konsiderueshme dhe u gjet pas një dite kërkimesh të vahdueshme nga helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes…
Në qershor të vitit 2014, turisti cek David Polack pësoi një aksident vdekjeprurës në Dukagjin pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte ra në humnerë nga ku dhe ai gjeti vdekjen e menjëhershme.
Në gusht të po këtij viti, turistja ceke Martina Mala, u plagos me armë zjarri në një plazh të Velipojës, nga një shtetas i rrethit të Shkodrës.
Më maj 2015, Adam Baron u mbyt në lumin Kir në Shkodër.
Po gjatë këtyre ditëve u vra barbarisht cifti cek Michail Svatos dhe Anna Kosinova në Prekal të Dukagjinit nga një i ri që e morën në automjetin e tyre për t’i treguar udhën. Autori i vrasjes së dyfishtë u pat kapur jo për meritë të policisë por sepse u tradhëtua nga celulari. Gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore ai u trajtua si i sëmurë mendor që e kishte bërë vrasjen për t’i grabitur.Por ajo që të bë n më shumë pë rshtypje menjë herë pas kë saj ngjarjeje të rë ndë ë shtë se mediat ceke nxituan që të shkruajnë apo të transmetojnë në kor shkrime dhe kronika televizive në të cilat, në vija të trasha pohuan se “…Alpet dhe në pë rgjithë si malet e Veriut të i Shqipë risë janë një destinacion shumë i dashur pë r cekë t (!)…”
DISA VERSIONE TE PABAZUARA DHE FOLKLORIKE TE KRIMIT SIPAS GAZETARUCEVE “INVESTIGUES” TE KAFENEVE TE SHKODRES DHE TIRANES
Ndërkohë sipas gazetarucëve që “investigojnë” nga kafenetë e Shkodrës dhe të Tiranës u patën shpikur shumë pista për zhdukjen e 3 turistëve cekë. Sipas njërës prej tyre ata u vranë nga kafshët e egra në pyll (!). Kjo është absurde sepse muaji tetor nuk stimulon ngjarje të tilla. Nëse do të ishte mesi i dimrit dhe të kishte shumë dëborë atëherë mund të dyshohej se turistët mund të ishin sulmuar dhe shqyer nga ujqit e uritur por në atë kohë vjeshte kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. Por edhe kur kanë ndodhur raste të tilla në mes të dimrit janë gjetur gjurmë të viktimave si psh rroba apo këpucë, cka nuk ka rezultuar për rastin në fjalë…
Një tjetër “burim” i fantazisë folklorike thotë se cekët paskan ngacmuar një vajzë vendase në një bujtinë dhe të afërmit e saj janë hakmarrë barbarisht duke i vrarë të tre (!). Sot nuk ka më asnjë naiv që i beson këtyre përrallave. Kjo pistë bie poshtë totalisht sepse eksperienca ka treguar se në Shqipëri nuk vret kush të huajt e për më tepër krejt grupin e turistëve vetëm për një ngacmim femre (!).
“Pista” e fundit në lidhje me këtë temë, në dijeninë time, është se 3 turistët cekë u rrëmbyen dhe u zhdukën për trafik organesh. Edhe ky pretendim është mëse absurd kur dihet se Shqipëria nuk përmbushte dhe nuk i përmbush as sot kushtet për të bërë një transplant me logjistikën mizerje dhe nivelin e shëndetësisë që ka. Imagjino para mesë 20 vjetësh… Por më e bukura është se kjo “pistë” e re “e zbuluar” plot një dekadë pas ngjarjës, “u zbulua” nga fantazia e avujve të alkkolit në vitin 2011. pikërsht në kohën kur Dick Martin akuzoi pa asnjë provë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës-në në një raport të Këshillit të Europës së kishte abuzuar me ushtarët serbë të zënë rob në shtëpinë e verdhë në Mat duke shfrytëzuar rastin për të bërë me ta trafik organesh (!). Sic dihet kjo akuzë e tyre u pat hedhur poshtë përfundimisht ngaMinistri i Jashtëm i Francës i asaj kohe Bernard Kuchner dhe ish Administrator i parë i UNMIK në Kosovë i cili e njihte shumë mirë realitetin në terren larg tendencave keqdashëse të Dick Martin.
Me fjalë të thjeshta asnjëra prej këtyre pistave të shpikura për zhdukjen e 3 turistëve cekë në vjeshtën e vitit 2001 nuk është konfirmuar dhe tashmë pas 20 vjetësh ajo mund të arkivohet zyrtarisht si enigmë.
ARBEN LAGRETA
*Autori është gazetar investigativ dhe Koordinator Kombëtar i Marrdhënieve Ndërkombëtare ne Unionin e Gazetarëve Shqiptarë (UGSH).
Diskutim rreth këtij postimi