Dardania Press
E diel, 14 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Ballkani

“Der Standard”: Me sa duket Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter

Në një koment mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, gazeta austriake “Der Standard”, mes tjerash, shkruan: “Kur policia (e Kosovës) këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb”.

15 Tetor, 2021
in Ballkani
28 1
0
“Der Standard”: Me sa duket Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter
34
SHARES
421
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
“Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtruakan autoritetet kosovare”, shkroi tutje e përditshmja austriake.

Më tej, “Der Standard” shkroi se postimet në Twitter të kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, po diktoheshin nga Beogradi.

“Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjoja ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij Beogradi po ia dikton postimet në Twitter dhe ai po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”.

Gjatë aksionit policor të mërkurën, Borrell shkroi në Twitter se “incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”. Për këtë, ai mori reagime të shumta, madje edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Aksioni policor më 13 tetor është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka thënë se në këtë aksion janë sekuestruar mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”.

Nga tetë të arrestuar, pesë prej tyre iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji gjatë ditës së sotme, kurse tre prej tyre janë liruar. Ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dhjetë të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra. Dhjetë policë kanë mbetur të lënduar./fmimages/

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

10 Shtator, 2025
Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

10 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In