Jovan Bullajiq:
Rilindja, E shtune , 13-VI-1965
V
Plaçkitja e Shitores së kooperativës në Gllogovc
Banda kënaqej me suksese të veta. Disa manovra të bëme me mjeshtri dhe disa akcione të mëdha të suksesshme zgjuen të banda sigurinë, kështu që ajo në tmerin e vet bahej gjithnji e ma mizore. Jo vetem që nuk ngurrej pas ndjekjeve të mëdha e t’organizueme mirë, por edhe paraqitej atje ku njeriu mund t’i prite mas paku. Banda tërbohej, e jatakët e Hasanit jepshin provimin e madh te besnikris tue ndihmue .
Në hovin ma të madh të ndjekjes së bandës së Hasanit dhe të jatakëve të tij, ata organizuen nji akcion shum të guximshëm tue tentue me plaçkitë shitorën e kooperativës në katundin Gllogovc.
Ishte natë e ftohtë dhe pa hanë, thuese e krijueme për sulmin e planifikuem. Banda në krye me Hasan Ribnikun u paraqitë papritmas në katundin Gllogovc,ku pritej më së paku. Në bazë të gjdo gjëje, ndjeksit pritshin se banda mbas vrasjes së milicit,të paktën për nji kohë do të tërhiqet në qetësi dhe se do të jetë shum vështirë me i hy në gjurmë.
Kur mbërrijnë afër shitores, Hasani i shpërndau njerzit e vet me shum mjeshtri. Dha disa urdhna të shkurt dhe akcioni filloi…
Mirëpo kësaj here nuk shkoi çdo gja simpas planit të parapamë. N’akcionet e deritashme, dyqanet që sulmoheshin të pakten natën nuk kishin rojtar të vet. I bindum se edhe kësaj rradhe do të ngjajë kështu se edhe kësaj here do të mundet me krye punë pa u vu re dhe me u tërheqë prej vendit pa u diktue, Hasani nuk parapau kurrfarë mase sigurimi në rasë befasije.
Kësaj here banda nuk pat fat. Mbas vrasjes së milicit dhe plaçkitjeve të shpeshtueme, megjithëse pritej shum pak se Hasani do të paraqitet me bandën e vet në Gllogovc, kryepuntori i shitores së kooperativës, i shtymë nga parandjenjat e çuditshme, vendosi të kaloj natën i mëshehun në shitoren e vet, me pushkë të pergatitun.
Shitsin nuk e mashtruen parandesitë e veta. Pak mbas mesnate ndëgjoi së pari ecje të dyshimta , e mandej edhe përshpëritje. Menjiherë kuptoi për çka asht fjala. Duhej me reague shpejt. E dinte se asht vonë për çfarëdo tentative për të informue ndokënd. Bani atë që në atë moment ishte vetmja gja e mundshme. Hapi ngadalë dritaren e vogël të shitores dhe u mësheh pas saj. Në natën e qetë ndegjoheshin shum qartë pëshpëritjet e banditëve dhe ecja e lehtë e opingave të tyne.
Mbas kësaj, papritmas çdo gja u qetsue. Nuk ndëgjohej kurrgja. E dinte se janë nisë prej anëve të ndryshme dhe se kan rrethue ndërtesen. Nuk mundte me mbërri në të gjitha anët, prandaj vendosi të ruej deren. N’errsinën e dendun ishte vështire me pa ndonji gja. U mbështet në nji mundësi të vetme. Mendonte se me shtimet e veta do të qoj në kambë katundin, e kjo do tishte e keqe për banden.
Pushka u dridh pak në duert e shitësit te shqetsuem. Nuk shihte, por ndjente se dy bandit gjindeshin afër tij. Priti edhe dy minuta që i dukeshin pafund, e mandej prej pushkës së tij shpërtheu flaka . Të shtimet u rreshtuen njana mbas tjetrës. Banditët u shtangën. Për nji moment nuk dijshin çka me ba, e mandej jehoi zani i Hasanit,që urdhnoi ikjen. Banda iku në panik. Për nji moment tanë katundi u que në kambë.
Mbarimi i Miftar Ismajlit
Shkëndijat e para t’agimit depërtojshin me mund. Rreth shitores së kooperatives gjindej një grup i vogël bashk me organet shtetnore. Nji numer i madhë banorësh të këtij vendi, i përgatitun me të shpejtë, u nis edhe në nji ndjekje të mundimshme të banditëve.
Para shitores, disa hapa larg pragut të saj ishte shtri nji njeri i lamë në gjak. Disa momente njerzit u përpoqen që të paktën për nji kohë t’ia kthejnë jetën, e mandej koka e zhytun në gjak u përkul, çka tregoi vdekjen e tij. Në tokën e ngrime ishte shtri banditi i përbetuem Miftar Ismajli.
Mbas këtij akcioni të pasuksesshëm, banda u shpërnda shum shpejt.. Jatakët, simbas planit të tyne të zakonshëm, mueren rrugën e vet. Hasani priti kot disa momente shokun e vet, Miftarin. Kthehej mbrapa, shikonte, e mandej e kuptoi se do t’i ketë ndodhe ndonji gja dhe ua dha kambve.
Ishte përsëri vetëm. I pasigurt, i friguem si bisha e ndjekun. Kudo për rreth ndiente hapat e ndjeksëve. Ishte nervoz, reagonte edhe n’ushtimën ma t’vogël. Tue ikë kështu mbërriti deri te nji arë e vogël, të cilen duhet ta kalonte për të mundë me shkue ma tutje.
U ndal disa qindra metra larg urës, i mëshehun në kaqubë. Merrte frym me fuqi e thellë. Vrimat e hundës i hapeshin me fuqi, e ajri i nxehtë shndrrohej n’avull. Dridhej me tanë trupin. Kishte instiktin e nji bishe t’egër. Ishte vetem, i pasigurtë pa jatakët e vet, që e informojshin për çdo hap të ndjeksëve , por parandjesitë nuk e mashtrojshin.
I afrohej ngadalë urës. Ishte i sigurt se përtej saj gjindet prita. Mbrapa gjithashtu nuk mundte, sepse ndjekësit i kishin ra në gjurmë…
Nga ana tjetër e urës gjindej, në të vërtet, prita e vogël, por e përgatitun me mjeshtri. Djelmoshat n’uniformën e murrme pritshin të mëshehun. Ata kaluen shum netë në prita të ktilla, e gjithmonë u gjind ndonji për ta informue Hasanin.
Edhe kësaj radhe pritshin me pak shpresë. Ishin momentet e para t’agimit. Sytë i digjeshin prej vështrimit të pandërprem, e gishti i ngrim qëndronte në kambzen e pushkës.
… Kur mbërrijti krejt afër urës, Hasani u ndal përsëri. Njerzëve në pritë as që ua merrte mendja se ky kriminel i përbetuem gjindet aq afër tyne. Në trupin e Hasanit dridhej çdo muskul. Dejt në ball i ishin fry si me dashtë me plasë. Duhej me ba diçka që ata nuk e presin, mendonte ai, e frigohej se i ka ardhë fundi. Gjindej në situatë të vështirë, sepse e dinte se gjindej në mes të zjarrit.
Aëherë u que shpejt në kambë. Gjaku u vërsul në fytyrën e tij të skuqun reagoi në mënyrë të rrufeshme. Hoqi prej brezi disa bomba dhe i hodhi përtej urës mbi pritë, për të cilën nuk ishte i sigurtë që ekziston.
Nga ana tjetër u shkaktue nji tollovi e vogël. Bombat eksplodojshin njana mbas tjetrës.
Në të njejtën kohë ai vrapoi përtej urës. Prita e befasueshme reagoi vonë. Askush nuk e pritte zhvillimin të këtillë të situatës. Bombat e hedhuna me mjeshtri e banë vetën. Disa ushtarë u krrusën prej dhimbjeve, ndërsa të tjerët për nji moment nuk dijtën a me u shkue ma parë në ndihme të plagosunve, apo me u nis mbas banditit.
Hasani shfrytëzoi me mjeshtri momentin e habisë dhe tue vrapue nëpër pritën e hutueme i hapi vedit rrugë. Krejt kjo ngjau shum shpejtë. Prita vrapoi me të shpejtë mbas tij por banditi ishte largue mjaft. Ngjau përsëri ajo që pritej ma së pakut.
Edhe nji herë Hasan Ribniku ia mbërrijti të shpëtoj për nji fije floku prej pritës së përgattun me kujdes.
Ndjekja vazhdon
Hasani u gjet përsëri në situatë shum të vështirë. Ishte përsëri vetëm, i ballafaquem me akcionin ma t’fuqishëm kundër tij.
Plani i ndjekjes ishte caktue qartë. Duhej me e nda Hasanin prej jatakëve dhe me këtë me e detyrue që, tue kërkue ushqim, të bajë ndonji hap të pamenduem dhe kështu tu bijë në duert e ndonji prej pritave ose ndjekjeve.
Akcioni zhvillohej me shum sukses. Nji numër i mirë i jatakëve u ishte i njohtun organeve të mbrendshëm, por njiherë për njiherë kundër tyne nuk u ndërmuer kurrgja, me shpresë se me ndihmmën e tyne do të shtijnë në dorë Hasanin
Jatakët qenë qetsue. Për shkak të ndjekjeve të vazhdueshme, Hasani nuk ia mbërrijti të lidhet me ndonjanin prej tyne. Katër ditë iku padijtë se kah. Pa ushqm dhe pa kurrfarë ndihme tjetër. Filloi të moliset dhe dukej se çdo moment do të mbyllet dosja e Hasan Ribnikut.
Ndiente ndjekjen mbas çdo hapi t’vet. Gjindej pak larg katundit Livoq. Fuqija në të zhdukej gjithnji e ma shum. Papritmas hasi nji shtëpi të vogël, që ishte pak e largueme prej katundit.
Nuk mendoi shum. Hyni në shtëpinë, ku kishte vetëm gra e fëmij. Banorët e shtëpisë u ndalën të friguem para grykës së drejtueme të pushkës
Pëgaditi: Ismet Azizi
-Vijon-
Diskutim rreth këtij postimi