Pas perfomansave skandaloze me të cilat glorifikohet gjenocidi në Srebrenicë, krimineli i dënuar i luftës Ratko Mlladiq dhe thirrjeve për një gjenocid të ri ndaj Boshnjakëve, presidenti i Serbisë me deklaratat e tij po nxitë mosdurim ndaj Boshnjakëve dhe publikut po i prezenton një fotografi të rrejshme të qytetarëve të Novi Pazarit dhe Sanxhakut.
Personat të cilët kanë përfaqësuar tifozët e Partizanit, me një paraqitje të egër e fashiste, duke glorifikuar krimin dhe gjenocidin ndaj Boshnjakëve, nën mbrojtjen maksimale të policisë, kanë provokuar tifozët e Novi Pazarit dhe kanë nxitur kërcënime skandaloze ndaj qytetarëve të ktij qyteti.
Pohimet e Aleksandar Vuçiqit që Boshnjakët nuk ia dëshirojnë të mirën serbeve dhe Serbisë janë gënjeshtra dashakeqe nëpërmjet të cilave presidenti i Serbisë po krijon ndasi më të mëdha mes dy popujve.
E ftojmë Aleksandar Vuçiqiqin që t’i dëshmojë pohimet e tij.
Qytetarët e Novi Pazarit kanë të drejtë që lirshëm të frekuentojnë në qytetin e tyre, pa kordone të policisë. Kanë të drejtë të mos dëgjojnë mesazhe fashiste dhe të mos i shikojnë fotografitë e kriminelëve të denuar të luftës nëpër oborret e tyre. E për këtë të mos shpallen dhe të mos klasifikohen si armiq të këtij shteti
Grupi parlamentar Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak do të vazhdojë betejën e sajë për t’i çliruar institucionet e sistemit të cilat aktualisht udhëhiqen nga strukturat paralele e të thella shtetërore. Këto struktura paralele janë përgjegjësit direkt edhe për organizimin e strukturave kriminogjene nën petkun e tifozërisë, e me krimet monstruoze të të cilëve po ballafaqohet opinioni i gjerë për disa muaj rresht.
Mohimi i zëshëm i gjenocidit ndaj popullit Boshnjak, glorifikimi i kriminelëve të luftës nga koka udhëheqëse e Serbisë dhe institucioneve të saja është nxitje dhe motivim për huliganët serb që një skenarë të Novi Pazarit ta përdorin në të gjitha ndeshjet ku pjesmarrës janë klubet sportive nga Sanxhaku.
Në këte aspekt, ftojmë bashkësinë ndërkombëtare që me kujdes të përcjell sjelljen e rezhimit të Vuçiqit i cili me politikën e tij, çdo ditë, prish paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Diskutim rreth këtij postimi