Kremtimi i 550 vjetorit të ndërtimit të xhamisë në Plavë shënon edhe njëherë asimilimin dhe ndërrimin e fesë tek shqiptarët e kësaj krahine. Pikërisht sot Reis Ulema i Malit të Zi, shënoj këtë ngjarje historike sipas tij, duke injoruar besimtaret e besimit mysliman shqiptar, duke injoruar gjuhen e tyre, pra duke mos folur as të vetmen fjalë shqipe në këtë ceremoni festive.
Është për t’u “befasuar” se si ky njeri ndjekë rrugën e krye popit Amfillohoje duke injoruar çdo gjë që ka lidhje më shqiptarët. Edhe ky si uzurpatori i tokave të shqiptarëve Amfillohije ushqen dhe kultivon urrejtjen ndëretnike në tokë, atë të mos njohjes së zotit të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, gjuhës shqipe.
Këta prijës fetar s’kanë lidhje më Zotin, Perëndinë pasi që nuk shikojnë të lutën në qiell por shikojnë uzurpimin e tokave shqiptare dhe asimilimin e tyre në boshnjak, gjegjësisht në serb apo malazez pa gjuhën shqipe. Duket se ky farë reisi i ka vu detyrë primare asimilimin e shqiptarëve të mbetur në Plavë e Guci dhe ne Rozhajë se sa predikimin e fes tek ta.
Edhe optimisti më i madh nga radhët e këtyre besimtarëve është pesimist, pasi që në faltore në këto komuna më decenie është përbuzur dhe ndaluar gjuha shqipe. Pra, na thoni si aplikohet në kohë moderne asimilimi i një populli, cila është forma tjetër asimiluese. E kujtojmë kryqëzimin e shqiptareve nga kisha pravo-sllave e shekullit më parë dhe vendosjen e kishës ortodokse në Rumi, nën mbikqyrjen e shtetit malazez dhe tendencën e po kësaj kishe famëkeqe për ta ozurpuar Shasin shqiptar dhe kishat shqiptare aty.
Po të shikojmë sjelljet e Reisit nga Ballotiqi i Rozhajë ndaj shqiptarëve autokton në këtë shtet, kuptojmë se qëllim primar i tyre është zhdukja e gjuhës shqipe dhe shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore Iliro- Dardane. Edhe ky mjeran gjenezën e vet e ka nga Kelmendi, e pikërisht i takon fisit të Vuklit, por që e mohon realitetin edhe pse babai i tij fliste më babain tim shqip(ndjesë paçin të dy ). Pse, rrin Fejziqi aq stoik në qëndrimet e tija anti shqiptare, duhet ai ta pyes vetën. I frustruar nën këmishën e pushtetit malazez ai dhe shërbëtorët e tij po kryejnë obligimet e dreqit e të birit mbi shqiptarët në veri. Në fakt ky është asgje tjetër vetëm pinjolli i atyre që më punën e tyre ndikuan në tjetërsimin e popullit autokton të këtë shtet e në ish-Jugosllavi.
Duke iu referuar një dokumenti arkivor të vitit 1908 – 1909 shohim qartë punën e këtij institucioni, për mua, më së paku fetar, i cili asimiloj shqiptarët e Rozhajës në gati 100% për një shekull.
Atëherë duhët mbështetur tezen e të madhit Ismail Kadares për të shpëtuar këta pak shqiptar pa u asimiluar tërësisht.
Diskutim rreth këtij postimi