Përjashtimin e tillë e arsyetoj kryeredaktorja e programit argëtues të RTS-së, Olivera Kovaçeviq, në përgjigjen për Radio Evropa e Lirë. Ndaj ndërprerjes së transmetimit ka reaguar (nga Shqipëria) Aleksandar Marton, zëdhënësi i partisë Liga Social-Demokrat e Vojvodinës (LSV), duke e krahasuar këtë rast me censurën e cila në RTS ka mbretëruar gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.
Nora Gjakova të hënën e fitoj medaljen e artë pasi në finale e mundi francezen Sara Léonie Cysiqu dhe kështu solli medaljen e dytë për Kosovën, në Lojërat Olimpike të këtij viti, pasi xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë të shtunën.
Kosova për herë të dytë po paraqitet në Olimpiadë, pas Rio de Janeiros (2016) kur xhudistja Majlinda Kelmendi i solli Kosovës medaljen e parë të artë.
Meqenëse Kosova është pjesë e Serbisë, siç thotë Kushtetuta e këtij vendi, por edhe të gjithë liderët e saj politikë dhe, siç do të thoshte Slavisa Lekiq, mizat e prapanicës së tyre, prita që ky AV (Aleksandar Vuçiq), respektivisht presidenti i Serbisë, i të gjithë serbëve, pra edhe i Kosovës, ky që nuk zbret nga ekranet televizione, ta uroj Norën për medaljen. Aq më tepër që para udhëtimit të atleteve tona tha se do të garojnë me përfaqësuesit e Kosovës.
Pak e pazakontë, apo jo! Në fakt, a nuk e fitoi Nora, medaljen e artë për Serbinë?! Miqtë më bindin se jo. Dhe se ty medaljet e arta të cekura shkojnë në Prishtinë, sepse i përkasin Republikës së vetëshpallur të Kosovës.
Nuk mund të mos i kthehem shkakut të ndërprerjes së transmetimit.
Olivera Kovaçeviq tha se “lëshimi” (ta mbajmë për fjalën e saj) pasoi për shkak të “mungesës së njerëzve”.
Si e shpjegon këtë kuptim fjalori i gjuhës letrare serbo-kroate? Gjej gjashtë kuptime (Njerëzit brenda një komuniteti, përbërja njerëzore, njerëzit që shërbejnë një mjet të caktuar, makinë, anije, etj., ekuipazhi, shumësia njerëzore, populli, bota, raca njerëzore, njerëzimi kurse syri mu ndal tek kuptimi fundit – njerëzore.
Nuk na kanë munguar njerëzit (RTS), por njerëzorja. Sepse, po ta kishim, transmetimi do të vazhdonte pa koment. Nëse e kujtojmë transferimin e legjendarit Dragan Nikitoviq, të sotmit madje janë të tepërt.
Nëse ky (AV) do të ishte i zënë me paraqitjet e vet në televizionet e tija (një shtresë reality show, një shtresë Ai e kështu rrotull), edhe në TV Pink tek “akademiku” Zeljko Mitroviq, Norën me plotë rehati shpirtërore ka mundur ta përgëzojë Ministri i Sporteve, Vanja Udoviçiq, i cili më mirë se presidenti “i të gjithë serbëve dhe botës serbe” e din se sa vështirë është ta fitosh medaljen, sidomos të artën!
E pasi ata nuk e bënë këtë – Bravo NORA!
Razgovor o ovom članaku