Shoqata “Trojet e Arbrit” organizoi në Skenderaj sesionin shkencor të XVI me radhë me temën “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në Trojet shqiptare 1912 -1999”. Në ambientet e restaurant “Freskia” u mblodhën me dhjetëra studiues nga të gjitha trojet shqiptare yë cilët me punimet e tyre referuan për masakrat serbo malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare. Punimet i hapi kryetari i shoqatës “Trojet e Arbrit” zoti Nue Oroshi, ndërsa sesionin e përshëndeti kryetari i komunës së Skenderajt zoti Bekim Jashari. Në vazhdim Poemën për qëndresën e familjes Jashari “Rrëfim i dëshmitarës”e deklamoi Arbreshë Berisha. Poemën e Ernest Koliqit “ Kanga e Kapidan Markut” e deklamojnë Martin Dedaj dhe Armanda Veseli.
Diskutim rreth këtij postimi