Dardania Press
E premte, 9 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Gjenocidi ndaj pakicës gjermane në Jugosllavinë komuniste!

Është e pa kontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreu komunist.

10 Korrik, 2021
in Vështrime
31 1
0
36
SHARES
454
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ismet Azizi

Është e pa kontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreu komunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos nëVrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre ngakëto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore tëish-Jugosllavisë duhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.

 

Gjermanët danubjan (siç quheshin gjermanët e Vojvodinës), janë pasardhës të gjermanëve dhe austriakëve jugperëndimor, të cilët ndërmjet viteve 1689 dhe 1787, janë vendosur në basenin e Panonisë nga mbretëria hasburgiane. Kjo ka ndodhur pas çlirimit të Hungarisë së atëhershme e cila qëndroi 160 vjet nën sundim të Perandorisë Osmane.

Sot, në Vojvodinë, gjermanët janë një nga pakicat etnike. Ata e flasin gjuhën serbe ndërsa njohja e gjuhës gjermane iu shërben për arsye ekonomike dhe komerciale. Këta gjermanë i përkasin besimit katolik dhe protestant. Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Vojvodinë kanë jetuar 3 154 gjermanë.
Por, më herët gjendja ka qenë ndryshe. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit1880 në Vojvodinë kanë jetuar 285 920 gjermanë dhe përbënin 24.4% të popullsisë. Këta ishin komuniteti i dytë për nga numri, pas serbëve. Mandej, nëvitin 1890, është shënuar një rënie e lehtë e përqindjes (24.2%) edhe pse numrii tyre ishte rritur në 321 563 duke u radhitur si komunitetet i tretë, pas serbëve dhe hungarezëve. Në vitin 1900 në Vojvodinë kishte 336.430 (23.5%)gjermanë ndërsa në prag të Luftës së Dytë Botërore llogaritet të ketë pasur mbi550 000.
Sipas regjistrimit të parë të pasluftës (1948) në Vojvodinë jetonin vetëm 31.821 (1.9%) gjermanë, të cilët ishin të gjashtit për nga numri, të kryesuar nga serbët dhe hungarezët që përbënin shumicën.
Është e pakontestueshme se ndaj minoritetit gjerman në Jugosllavinë komuniste është kryer gjenocid. Në të vërtetë, qëllim ishte çrrënjosja e tyre nga Vojvodina, nëpërmjet vendimeve të AVNOJ-it dhe ato të mëvonshme që mori kreukomunist. Deklaratat publike, siç ka qenë ajo e Titos në Vrshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva, ose ajo e Boris Kidriqit, që elementi gjerman nga pjesët veriore të ish-Jugosllavisëduhet të zhduket, vërtetojnë aktin e gjenocidit.

Ngjarjetqë pasuan në fund të luftës në Jugosllavi ishin fshehur me sukses për më shumëse 60 vjet. Për këtë rast, edhe sot nuk ka asnjë gjykim te qartë historik. Ende në tekstet e historisë nuk përmendet numri i kampeve për gjermanët,krimet e kryera kundër pakicës gjermane,si dhe viktimat në anën e kësajpakice. Kjo mund të jetë arsyejakryesore që   mungojnë dhe opinionet ejuristëve në kualifikimin e këtij veprimi dhe  përcaktimi nëse   nëish-Jugosllavi është kryer gjenocid ndaj minoritetit gjerman.

Veprime kundër pjesëtarëve të pakicës kombëtare gjermane kanë përfunduar rreth vitit 1965. Në këtë proces gjenocidalkjo pakicë etnike, sipas regjistrimit të vitit 2002, është zvogëluar në numërprej rreth 541,000 në vetëm 3901. Kjo paraqet një rënie prej 140 herë. Tëdhënat tregojnë se sot në ish-Jugosllavi ka ende vetëm 0.7% të kësaj pakice kombëtare.

Megjithatë komuniteti gjerman beson se ky numër është diç më ilartë, por jo më shumë se 20 000 – 30 000 e anëtarë e cila paraqet vetëm 3.6% – 5.4%, në krahasim me numrin në prag të Luftës sëDytë Botërore. Ky ndryshim i 3901 anëtarë, me numrin e vlerësuar, nga anëtarëte tij të cilët ende kanë frikë të deklarohen, nuk kanë guxim të identifikohen si gjerman, por si pjesëtarë të etnive të tjera, apo sipjesëtar rajonal. Ata deklarohen si tëpavendosur ose nuk identifikohen fare.

Në muajt e fundit të luftës së Dytë Botërorepakica gjermane është dënuar në forma të ndryshme duke përfshirë edhe detyriminpër largim nga shtëpitë e tyre për në Gjermaninë e sotme.

Në sesionit të dytë i AVNOJ-it më 21 nëntor1943, gjermanëve etnikë u është hequr statusi i pakicës kombëtare dhe tëdrejtat qytetare, shtetësia jugosllave dhe e drejta e pronës.

Teksti i deklaratës që AVNOJ ka nxjerrë përkëtë rast, thotë:

“1. Të gjithë anëtarët e pakicës gjermaneqë jetojnë në Jugosllavi automatikisht do ta humbin shtetësinë e tyreJugosllave dhe të gjitha të drejtat civile dhe kombëtare;

2. E gjithë prona e luajtshme dhe epaluajtshme e personave etnik gjerman konsiderohet e konfiskuar dhe bëhet pronë e shtetit;

3. Gjermanëve jugosllavë u ndalohet tëkërkojnë çfarëdo të drejte dhe ushtrimin e mbrojtjes ligjore apo personalenga gjykatat apo institucionet. ”

Vendimi i AVNOJ -it , i 21 nëntorit 1944konfirmon shpalljen e Deklaratës kursepjesëtarët e pakicës kombëtare gjermane mbeten pa pasurinë e tyre. Është bërëme dije se ky vendim nuk ka pas efekt ndaj gjermanëve që luftuan në radhët eUshtrisë Nacional Çlirimtare dhe aradheve partizane Jugosllave.

Vendimit përcakton se çfarë konsiderohetpasuri e palujtshme:

“Me këtë vendimkonsiderohet pasuria e paluajtshme, prona dhe të drejtat e luajtshme, si dheposedimi i tokës, shtëpive, mobileve, pyjeve, të drejtat minerare, kompanitë metë gjitha objektet dhe aksione, letrat me vlerë, aksionet, kompanitë, shoqatat e çdo lloji,financimi, të gjitha llojet e mjeteve të pagesës, llogaritë e arkëtueshme qëmarrin pjesë në aktivitetet e ndërmarrjeve, të drejtat e autorit, të drejtat epronësisë industriale, si dhe të gjitha të drejtave për sendet e përmendura mëlart. ”

Mënyra se si është kryer dëbimi i gjermanëve ngaVojvodina, duke i dërguar në kampet e vdekjes, ekzekutimi masiv, dijegëja e librave të tyre dhe shkatërrimi i çdo gjëjeqë ka të bëjë me kulturën, gjuhën dhe traditën gjermane në këtë rajon, është eqartë se këtu kemi të bëjmë me gjenocid.
Për gjenocidin e kryer ndaj gjermanëve të Vojvodinës më së miri mund të mësojmënga studimi i grupit të autorëve nga Austria dhe Gjermania të cilët botuan librin “Gjenocidi kundër pakicës gjermane të viti1944-1948″,[1] i cili, në vitin 2004, përveç në gjuhënangleze, është përkthyer edhe në gjuhën serbe. Në këtë libër është dokumentuarnë detaje shfarosja e gjermanëve në ish-Jugosllavi. Aty vërtetohet se nga 106000 viktima civile nga viti 1941 deri 1948 që u regjistruan në territorin eVojvodinës, rreth 25 000 ishin të kombësisë gjermane.

Universiteti Harvarditdhe disa universitete tjera gjermane e franceze, përfshirë ekspertinndërkombëtar për gjenocid dhe krime të luftës Dr. Dieter Blumenvic, sjellinekspertizën profesionale në të cilën, duke u mbështetur në jurisprudencën dhenë të drejtën ndërkombëtare, është qartësuar se ndaj gjermanëve në ishJugosllavi është kryer gjenocid.

Për këtë shkak, pasLuftës së Dytë Botërore numri i popullsisë gjermane u zvogëlua në masë tëmadhe. Arsyet janë të shumta: vdiqën si ushtarë, ikja nga pushteti i ri (rreth250 000), vdekjet në kampet e punës, ekzekutimet hakmarrëse qëndodhnin merastin e çlirimit të vendit nga gjermania naziste. Por, dëbimet dhe emigrimi ityre i mëvonshëm, për shkak marrëveshjes së fituesve të luftës në vitin 1945,kanë bërë që rreth 14 milionë gjermanë të dëbohen nga trevat e veta ku kanëjetuar në shtetet e ndryshme të Evropës. Pos kësaj, shumë prej tyre e kanëndërruar identitetin në kroatë dhe hungarezë. Në pronat e braktisur tëgjermanëve në Vojvodinë gjatë viteve1945-1950, kur është bërë kolonizimi dhe janë vendosur ardhacakë nga të gjitharepublikat sipas kuotave të caktuara dhe rajoneve pasive. Pjesa më e madhe ekolonizatorëve kanë qenë serbë dhe malazezë.

Numri i përgjithshëm i popullsisë dhe ajo e pakicës gjermane në Jugosllavinë e atëhershme :

Viti 1921. 12 017 000 , gjermanë 505 790
1931. 13 943 000 ,                       499 969
1948. 15 772 000 ,                         57 180
1981. 22 427 000 ,             vetëm 8 712

Nga të dhënat shihet se numri i përgjithshëm ipopullsisë në Jugosllavinë e atëhershme rritet nga 12 milion në mbi 22 milion.Ndërsa numri i gjermanëve bie nga mbi500 000 sa kishte në vitin 1921, në 8 712 në vitin 1981, apo siç përmendëm mëherët në më pak se 4000 sa kishte në vitin 2002.

[1] https://sites.google.com/site/nemciuvojvodinipodunavskesvabe/genocid-nad-podunavskim-nemcima-1

https://sites.google.com/site/nemciuvojvodinipodunavskesvabe/genocid-nad-podunavskim-nemcima-1944—48-deo-drugi
https://sites.google.com/site/nemciuvojvodinipodunavskesvabe/genocid-nad-podunavskim-nemcima-1944—48
GENOCID NAD ETNIČKIM NEMCIMA

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

7 Maj, 2025
Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

29 Prill, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In