Dardania Press
Ponedjeljak, 19 Maja, 2025
  • SQSQ
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
Dardania Press
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
Dardania Press
Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
Home Diaspora

Nëndega e LDK-s në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës shënoi 2 korrikun

6 Jula, 2021
in Diaspora
22 1
0
Nëndega e LDK-s në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës shënoi 2 korrikun
27
SHARES
335
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 MAXHUN SMAJLI 

Nëndega e LDK-s, në Bavari, krahu i Dr.Ibrahim Rugovës, shënoi 31 vjetorin e Deklaratës kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës, 2 Korrikun. Pasiqë kryetari i Nëndegës, Mr. Ing. Rexhep Nikçi, ishte në udhëtim zyrtar, në Kosovë, për organizimin dhe drejtimin e tubimit festiv të 2 Korrikut u ngarkuan Xhevdet Muriqi dhe Afrim Mula.

Në këtë shenim festiv morën pjesë edhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Shqiptare „Dy Krenarja“, nga Furstenfeldbruku dhe “Sali Çekaj”, nga Pfaffenhofen. I pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Degës së LDK-s, për Gjermani, Idriz Zeqiri.

Tubimin festiv e hapi, Xhevdet Muriqi, i cili pasi falinderoj të pranishmit për kohën që kishin gjetur dhe mundin që kishin bërë për të marrë pjesë në këtë shenim festiv të 2 Korrikut, mes tjerash, tha: “2 Korriku është festë e madhe për të gjithë shqiptarët e Kosovës. Sot, është 31 vjetori i Pvarësisë së Kosovës. Dihet se, me 2 Korrik 1990, Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës, ditë kjo e cila u bë pikërishtë në kohën kur më nuk kishte asnjë arsye dyshimi se ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë kishte hy në rrugën pa kthim të shpërbërjes së saj. Me nxjerrjën e Kushtetutës dhe shpalljen e Republikës së Kosovës nga Kuvendi, iu dha forma kushtetuese juridike vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dermuese e qytetarëve të Kosovës”.

Për këtë ngjarje të madhe historike, Idriz Zeqiri, zëdhënës i Degës së LDK-s, për Gjermani, ish i burgosur politik, para të pranishmëve doli me një kumtesë.

Idriz Zerqiri

Zhbërja e Federatës jugosllave dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Qysh përgjatë viteve `70-a, fërkimet serbo-kroate, paralajmëronin se pas Titos, Federata jugosllave do të zhbëhet. Të paktën, në një rast, këtë e ka pranuar, madje, edhe pohuar edhe vet Titua. Serbia përgaditej për revansh. Por, krejt e gatshme ishte edhe Kroacia dhe Sllovenia, si dy vende me ekonomi të zhvilluara.

Vdekja e Titos, më 1980, edhe pse u përcollë me vajtime, gëzimi i shumëkujt vështirë përmbahej. Çdo vdekje kërkon edhe “kurbanin” e saj. Dhe kjo “i ra për hise” Kosovës.

Sipas të gjitha gjasave, ecja para e Kosovës, nuk i levërdiste as Serbisë dhe as Shqipërisë. Demonstratat e vitit 1981 ishin rast ideal, për ta ndërprerë hovin arsimor dhe zhvillimor të Kosovës.

Banda e Millosheviçit, nën slloganin “e luftës kundër nacionalizmit shqiptar”, nuk zgjodhi mjetet. Ishe luftë frontale, anakronike në kohë dhe hapësirë. Suprimimi i Kushtetutës të vitit 1974, më 23 mars 1989, që, pamëdyshje, ishte ripushtim tipik, shënonte edhe fundin e pritshëm të Ferdertatës jugosllave.

Afrim Mula, anëtarë i Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavari, krahu i Dr. Ibrahim Rugovës

Millosheviçi iu kthye epokës së zezë të ministrit të Brendshëm, Aleksandër Rankoviçit, të viteve `50-a, “leçitjes” (përjashtimit), tani, të konvertuar në -diferencim-. E filloi nga shkollat, përkatësisht, mësuesit, për të vazhduar me institucionet tjera, deri në bllokimin e tërësishëm të jetës normale!

Në këto kushte supërspecifike, lindi partia e parë pluraliste, Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga intelektuali i urtë, Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja ishte më shumë se sa parti, ishte Lëvizje Kombëtare, që unifikoi popullin e Kosovës, në veçanti, dhe shqiptarët e kudoshëm, në përgjithësi.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 1990, u bë koordinimi i tre brezave të shqiptarëve të Kosovs, përfshirë edhe brezin e Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu Akademia e Kosovës, Shoqata e Historianëve të Kosovës, e kryesuar nga Prof. Dr. Fehmi Pushkolli, Kuvendi i Kosovës, organizuan tribuna e seminare shkencore, duke potencuar edhe vrasjen e 72 mijë shqiptarëve, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Këto veprimtari intensive, sollën deri në përgaditjen dhe shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë, më 2 Korrik 1990. Atë ditë, dera hyrëse e Kuvendit të Kosovës, ishte mbyllur qëllimshëm. Të 114 delegatët shqiptarë, u tubuan para ndërtesës së Kuvendit, në natyrë të hapur, në pritje të një ngjarje të shënuar. Delegati Muharrem Shabani lexoi Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar mga Akademik Gazmend Zajmi.

Deklarata e Pavarësisë e 2 Korrikut 90-të, ishte përgjigje, flakë për flakë, e suprimimit të Kushtetutës të vitit 1974. Dhe, 2 Korriku 90-të, edhe pse i harruar nga pushtetarët karrieristë e hiçër, të cilët mendonin se historia fillon me ata, kjo datë historike, këtij moti, u shënua solemnisht dhe dinjitetshëm, nga garda shtetërore e pushtetare aktuale.

Në mbështetje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u rrjeshtua edhe Lëvizja Gjithëshqiptare, për pajtime, falje gjaqësh, ku pjesëmarrja ishte me qindra-mijëra shqiptarë.

Me të drejtë, Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë e 2 Korrikut 1990, konsiderohet si gurëthemeli i shtetësisë të Kosovës. 2 Korriku i parapriu Deklaratës Kushtetuese ose Kushtetutës së Kaçanikut të 7 Shtatorit, tashmë, nga Kuvendi i Republikës të Kosovës.

Me pamundësi pjesmarrjeje të kryetarit të Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizit, Afrim Mula, lexoi letrën e tij përshendetëse, ku shkruhej: “Të nderuar të pranishëm, ju përshendes nga Kosova! Me dëshirë do isha në mesin tuaj dhe të festonim sëbashku.  Edhe pse në rrethana të kushtëzuara pandemike, e kemi obligim të tubohemi dhe ta shënojmë këtë ngjarje të madhe historike. Sot, Kosova është e lirë nga okupimi i eger qindvjeqar serb. Ne dhe populli shqiptarë në Kosovë duhet ta vlerësojmë kontributin e atyre që shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës dhe sakrificën e madhe të popullit për ta jetësuar shtetin e Kosovës gjatë vitëve të ’90-ta, e sidomos gjatë luftës për çlirim. Andaj, në kuadër të datave historike të popullit shqiptarë është edhe 2 Korriku. Kjo datë do duhej të shenohej edhe në Nëndegët tjera të LDK-s, në Gjermani”.

Razgovor o ovom članaku

  • Aktualno
  • Komentari
  • Najnoviji
SALKO ŠKRIJELJ – RATNIK  KOJI JE 1941. SPRIJEČIO  SANDŽAČKU SREBRENICU

SALKO ŠKRIJELJ – RATNIK KOJI JE 1941. SPRIJEČIO SANDŽAČKU SREBRENICU

24 Marta, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

ZAPADNI SANDŽAK JE 1943. STRADAO GORE I BROJNIJE OD MNOGO POZNATIJE SREBRENICE 1995.

23 Marta, 2021
Drama kod Amfilohija, došlo je do veleobrata: Dritan ima nove zahtjeve, Demokratski front poručuje: ” Poniženi smo!”

Drama kod Amfilohija, došlo je do veleobrata: Dritan ima nove zahtjeve, Demokratski front poručuje: ” Poniženi smo!”

0
DW: DEJTON JE SPASIO BOSNU, ALI OD NJE NAPRAVIO INVALIDA

DW: DEJTON JE SPASIO BOSNU, ALI OD NJE NAPRAVIO INVALIDA

0
Naseljavanje Topličkog okruga nakon “osvajanja”!

Naseljavanje Topličkog okruga nakon “osvajanja”!

0
Ugljanin i Kamberi: Glas Albanaca i Bošnjaka će se čuti

Ugljanin i Kamberi: Glas Albanaca i Bošnjaka će se čuti

0
/VIDEO/ Sandžak u tišini ispraćamo svoju mladost – Iseljavanje u brojevima i suzama

/VIDEO/ Sandžak u tišini ispraćamo svoju mladost – Iseljavanje u brojevima i suzama

18 Maja, 2025
OSIGURATI ZAŠTITNE MEHANIZME ZA BOŠNJAKE

OSIGURATI ZAŠTITNE MEHANIZME ZA BOŠNJAKE

30 Aprila, 2025
Kurti: Kosovo i Bosna i Hercegovina mogu povećati trgovinsku razmjenu

Kurti: Kosovo i Bosna i Hercegovina mogu povećati trgovinsku razmjenu

26 Aprila, 2025
ALBANIZMI U SRPSKIM I MAKEDONSKIM GOVORIMA

ALBANIZMI U SRPSKIM I MAKEDONSKIM GOVORIMA

17 Aprila, 2025
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nema rezultata
Pogledaj sve rezultate
  • Naslovnica
  • Kosovo
  • Sandžak
  • Albanija
  • Balkan

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In