Kështu që figura e Aqif Blytës për disa dekada jo vetëm që ju mbijetoi furtunave të shumta, por ai tregoi fuqi e gëzoi mbështetje popullore jo vetëm në Novi Pazarin e sotëm por në shumë teritore me origjinë shqiptare e më gjërë.
Kështu pra, Novi Pazar qe një nga qendrat e njohura tregtare në këtë pjesë të qendrës së Gadishillit Ballkanik ku Blyta qe organizator i kuvendit të përkrahësve të Xhemijetit, ndaj dhe të pranishmit kërkonin bashkim të popullsisë muslimane shqiptare, dhe ndikimi qe tek turqit e Maqedonisë dhe shqiptarët e Kosovës.
Qasja autoriale është një vrap drejt njohjeve dhe fakteve e fenomeneve historike mbi këtë figurë që historia e njeh në këto rajone shqiptare, të atyre kohërave shumë të vështira dhe botimi i cili do arkivohet në arkivat e kohës si testament në procese delikate e të rëndësishme të cilat do i shërbejnë brezave dhe njohja është vlerë e pasuri kombëtare .
Shkrimtari në këtë libër historik me shumë ndjenjë e përkushtim sjell fakte interesante dhe librin e bën të pakontestueshëm dhe mjaft atraktiv për masën e gjërë.
Në kontekstin kohorë, zhvillimit dhe kronologjisë së ngjarjeve të shumta e në situata të ndryshme Blyta merr role përcaktuese duke synuar eksplorime në kuadrin e zhvillimeve të ngjarjeve dhe gjetjen e alternativave më të mira të bashkë- punimit me popullsinë muslimane shqiptare, si aktivitet që do i jepte gjallëri zonës por dhe popullit në gjithë trojet e Maqedonisë dhe Kosovës.
Shpesh’herë duket kontraverse në raport me interesat nacionaliste e kombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e me synime specifike të detyrave, dhe marrjen përsipër të përgjegjësive, sidomos në ndarjen e popullsisë muslimane dhe katolike, dhe sipas mendimit tim çështja kombëtare ka pak të çaluar në këtë aspekt, pasi mbështetja ishte veçse për partinë e Xhemijetit, pra Turqisë.
Megjithëse..
Vlerat stilistike e historike të këtij libri nxjerrin në pah vlerat reale të figurës popullore e politike të Aqif Blytës.
Pena e Ismet Azizit sjell në kornizim specifik mjaft të gjërë e i përshtatet opinionit me ngjarjet e shumta reale dhe vjen për lexuesin me unin e tij origjinal mjaft të gjërë e të detajuar.
Me ngjarje dhe personazhe reale dhe ndërkohë pasuron historinë e kombit duke hedhur dritë mbi errësirën shekullore në gjithë dekadat e shkuara të cilën do e studjojnë vetë gjeneatat gjithë këtë larmi kapitujsh, dhe figura kryesore qëndron Aqif Blyta një personazh i shkolluar, intelektual, me vlera shoqërore dhe politike, me karrjerë parlamentare dhe si deputet arrin në Komisionin e Financave në Parlament por ideator dhe veprimtarë në fusha të tjeta si tregëtarë a bankier etj.
Blyta qe pengesë e madhe madje shpesh bëhej barrierë e realizimeve të planeve e projekteve serbe që paraprinin për Sanxhakun.
Blyta tregonte maturinë dhe shpirtin at’dhetarë ndaj autori vlerësohet për detajimin e veprimeve të Blytës në tërë mënyrat e pregatitjes profesionale, shkollimit, aktivitetit politik etj.
Por dhe besimin që Blyta kish tek vetja e tek të tjerët në marëdhënje dy a më shumë palëshe, duke shtuar vetëdijësimin për përballje kundër Serbisë.
Autori bashkëshoqëron realen duke krijuar një univers të fuqishëm historik në traditën e rrëfimit, ku thithë vorbulla magjike e ndërthurjes në stil monografik të kompletuar e dokumente arkivore si fakte bindëse për lexuesin e tij.
Krijimi rindërton realitetin në prezantim, formë dhe strukturë brenda sistemit historiko- letrarë ku e gjithë lënda ingranohet dhe dedikohet botës së brendshme të ekspozimit dhe ndërtimit të rrëfimit në këtë libër.
Në shtrirjen e rrafshit historik autori e sjell këtë libër monografik në simbiozë me argumentet e qëndrimet pa kompromis, ndaj komunikon drejtpërdrejtë me lexuesin dhe kërkon mirënjohjen e brezave për këtë studim kaq fin të figurës Aqif Blytës.
I urojmë Z. Ismet Azizi dhe krijimtarisë së tij historike shumë dritë dhe reflektim, dhe , sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej me kultivimin e artit historiko- letrarë.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë Qershor 2021
Diskutim rreth këtij postimi