Dardania Press
E enjte, 3 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

FAMILJA SIMBOL RUGOVA, PA PËRFAQËSIM NË PARLAMENT

IDRIZ ZEQIRAJ: Një vizitë e Kryesisë të LDK-së, Dega në Gjermani, e prirë nga kryetari Osman Ferizi, në Familjen simbol Rugova.

28 Janar, 2021
in Kosova
26 0
0
FAMILJA SIMBOL RUGOVA, PA PËRFAQËSIM NË PARLAMENT
30
SHARES
371
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
     Një vizitë e Kryesisë të LDK-së, Dega në Gjermani, e prirë nga kryetari Osman Ferizi, në Familjen simbol Rugova. U pritëm me thjeshtësi, natyrshmëri dhe plot dashuri nga zonja e shtëpisë, Fane Rugova, djemtë Mendimi, Uka, vajza Teuta, shefja e protokollit të Familjes presedenciale dhe miq të Familjes Rugova.
     U nisëm për pak, por, muhabeti, biseda na pëlqeu dhe ndejem gjatë, duke thyer edhe rregullat e protokollit. U çmallëm sadopak, duke rrëfyer kujtimet, që nga rinia e hershme e Ibrahim Rugovës e deri në shuarjen e Tij fizike.
     Fane Rugova, një intelektuale gjithë edukatë, modeste, e çiltër, e përkorë dhe e përkryer në sjellje dhe në fjalë. Shoqe ideale e jetës e Presidentit Rugova, e cila, në kushte e rrethana supërspecifike, rriti dhe edukoi fëmijtë, duke qenë e përkushtuar edhe për jetën dhe angazhimet intelektuale e politike të bashkëshortit Ibrahim Rugova.
     Bota gjithëshqiptare dinë fare pak për jetën pa fëmijëri të fëmijëve të Familjes simbol Rugova. Bota nuk ka njohur, madje, në asnjë epokë, një vetizolim fëmijënor, siç ka ndodhur me fëmijtë e çiftit presidencial Rugova. Shantazhet, kërcënimet personale e familjare, nuk kanë preçedencë, paraprijës, në historinë politike botërore.
     Me shuarjen e Presidentit Rugova, në pamundësi për ta mundur apo ekzekutuar në gjallje, siç bëri ndaj disa bashkëpunëtorëve të Tij, SHIK-u u përkujdes për të futur në oborrin Presidencial hafijet e tij. LPK-ja, e konvertuar në  PAN-in e sotëm, me ndjenja kriminale e metoda fashizoide rrugaçërore, shantazhoi me gjyqe e makinacione gjithëfarëshe, për të dëmtuar politikisht fëmijtë, Familjen dhe Rugovën, edhe pas amëshimit, me synimin e goditjes të LDK-së. Realisht, LDK nuk bëri asgjë për mbrojtjen, jo vetëm të Familjes, por, as të trashëgimisë të Presidentit Rugova.
     T´i kthehemi sërishmi vizitës dhe bisedës në Familjen Rugova.
    Zonja Fane Rugova ishte mjaft e hapur në bisedë. Veprimtarët e LDK-së u ndjenë të shpenguar në shprehjen e lirë  të mendimeve. U shtrua pyetja, nëse duhet të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, si organi më i lartë shtetëror, Familja simbol Rugova? Dhe, përgjigja ishte aprovuese, me çka pajtohej edhe zonja Rugova. Por, kjo nuk po ndodhë në legjislaturat e radhës.
     Kjo “harresë” u shtri edhe jashtë Familjes së ngushtë Rugova. Shembull: Vitin e shkuar, në fshatin e origjinës të Presidentit, në Malaj të Rugovës, u përkujtua Kushtetuta e Kaçanikut, 7 shtator 1990. Të paktën, në dy raste më ofruan telefona, me të njëjtin mesazh: “Mos votoni Naser Rugovën, sepse ai ka votuar Demarkacionin!”
     E vërteta është se Naser Rugova ka lobuar dhe mbështetur fuqishëm, që nga Prishtina e deri në Çakorr, në mbrojtje të territorit tokësor të Kosovës, tashmë, të humbur. Krahas Ali Lajçit, Zymber Nezirit, Çun Lajçit, me rugovasit tjerë, pa mëdyshje, Naser Rugova, ka qenë nga më të zëshmit.
     Sidoqoftë, përpjekjet e parreshtura, të kundërshtarëve, më shumë se politikë, përfshirë edhe rastin e arrestimit të zyrtarit të parë të Istogut, nga shefi i Policisë të Kosovës, që u dëshmua si goditje politike, duke kaluar në bazën e tij partiake – PDK, për ta denigruar Familjen simbol Rugova, kanë dështuar. Presidenti Rugova ka qenë dhe mbetët njëshi i Shqiptarisë, pas Gjergjit tonë të madh.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
LETËR PUBLIKE

LETËR PUBLIKE

3 Korrik, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Kisha Greke dhe nazistët Gjermanë janë bashkëautorë të genocidit Grek 1944-1945 ndaj Shqiptarëve të Çamërisë

28 Qershor, 2025
Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

28 Qershor, 2025
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

27 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In