Por, gërmimet në këtë fshat jugperëndimor të Serbisë nuk pritet të fillojnë pa u nxjerrë të gjithë trupat e gjetur së fundmi në rajonin e Rashkës.
“Kemi qenë në Kozarevë të Novi Pazarit, ku kemi bërë hapjen e kanaleve testuese dhe kontrollimin e vendit deri në pjesë që jemi garantuar se nuk janë lëvizur për 100 apo 200 vjetët e fundit të atij terreni, si dhe kemi bërë kontrollin e Shtavalit, gjithashtu një minierë e cila faktikisht dyshohet për një varrezë së cilës do t’i qasemi pas Kizhevakut”, tha Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, njofton koha.
Për dyshimet në Shtaval, institucionet po presin hartat, përmes së cilave mund të konfirmohet nëse terreni ka ndryshuar gjatë këtyre 21 vjetëve.
Para se të ndodhë kjo, Kosova nuk pritet të kërkojë imazhe satelitore për këtë lokacion, ashtu siç bëri me rastin e Kizhevakut.
“Atje është një kodër e madhe e masës së mbeturinës së minierës, një bjeshkë kushtimisht ta quajmë me dhe, për të cilën gjendje ne dyshojmë se mund të jetë ndryshuar. Mund të mos jetë ajo gjendje që ka qenë në vitin 1999 dhe jorastësisht mund të jetë ndryshuar”, tha Ramë Manaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, gjatë prezantimit të punës për vitin 2020, bëri të ditur se sivjet në Kosovë janë realizuar gërmime në nëntë lokacione, ku janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave.
“Gjatë këtij viti familjeve u janë rikthyer për rivarrim mbetjet mortore të katër personave të zhdukur të identifikuar. Po ashtu, në bazë të raportit të ADN-së, ka edhe tri identifikime të reja të cilat jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarë dhe kolegë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe varësisht prej datave që do të vendosin familjet, ne sigurisht që këto mbetje mortore do t’ua dorëzojmë familjeve”, tha Kushtrim Gara, Udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Në Serbi, Kizhevaku është lokacioni i pestë ku janë gjetur mbetje mortore, pas Batajnicës, Peruçacit, Rudnicës dhe Petorvosellës.
/koha/
Diskutim rreth këtij postimi