Isa Bej Boletini (1864-1916)
Isa Boletini lindi në vitin 1964 në Boletin nga babai Ademi dhe nëna Ajshe e cila ishte bijë nga Zhabari i Mitrovicës, mu nga familja Osmani, nga familja e Vjosa Osmanit,të cilët tani më i kan mbiemrat edhe Sadiku dhe Ahmeti,Nëna Ajshe ishte një gtua burrërore e cila gjithëmonë e kishte mbajtur koburën në shokë, Djali i saj Isa e kishte rrespektuar nënën Ajshe shumë.Isa Bej Boletini I kishte tri gra : Qamilja gruaja e parë ishte nga Suhogeri i Drenicës, e dyta ishte Hamidja nga Radisheva ishte vajza e axhës së Shote Galicës kurse gruaja e tretë ka qenë Xhyla nga Sushica e Istogut.Isa Boletini i njohur edhe thjeshtë si Isa ose Isë ka qenë figura më e ndritur Kombëtare dhe kryengritjes Shqipëtarë në Vilajetin e Kosovës,pjesëmarrës në rini në veprimet e lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetarë i rojeve të pallatit sulltanorë, prej nga u kthye me nishane ose grada në qifligje,pas ardhjes së xhonturëqeve dhe masave të tyre drejtoi Kryengritjen e vitit 1910 dhe atë të vitit 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër, dhe vritet gjatë një shkëmbim zjarri në Podgoricë në vitin 1916, pasi u vranë 17 bashkëluftetarët e tij.
I shpallur- Hero i Popullit
Isa Bej Boletinit (1864-1916) Gjërat e Isa Bej Boletinit të cilat janë në Muzeun
Kombëtarë në Tiranë
Halil Isa Boletini (1802-1916)
Halili ishte djali i madh i Isa Boletinit Qysh në moshën e re fillojë të merrej me qeshtjën kombëtare .Shkollimin e fillojë në Boletin kurse studimet i vazhdoje në Stamboll të Turqise në degën e Pedagogjisë, bashkë me vllaun e tij Mujën dhe djalin e axhës Tafilin ku edhe i mbaruan studimet së bashku.Pas përfundimit të studimeve aji ju bashkua babait Isa Boletinit, ishte pjesëmarrës në shumë beteja dhe qlirime e sidomos atë të vitit 1912.Ishte edhe në qlirimin e Pazarit të Ri, Shkupit dhe ngritjes së flamurit në Vlorë me 28.11.1912.Por Halili u vra me 23.01.1916 në Podgoricë së bashku me babain Isa Boletinin, vllaun Zaitin, dy djemët e axhës Halit(Ahmet) Boletini dhe me Jonuz (Ahmet) Boletini, me Hajdar Radishevën, Selim Radishevën dhe me Misin (Nimon ) Balaj.
Mujë Isa Boletini (1895-1951)
Muja ishte djali i dyte i Isa Boletinit aji fillimisht shkollimin e fillojë në Boletin dhe studimet i mbarojë në Stamboll të Turqisë-degën e Pedagogjisë, edhe Muja si Halili ju bashkua babait të vet Isa Boletinit kurse ishte pjesemarrës në shpalljen e Pamvarësisë së Shqiperisë në Vlorë me 08.11.1912.Muja dhe Tafili me syt e tyre e panë vrasjen e Isa Boletinit dhe vllezërve të tyre dhe Martirëve të tjere në urën e Ribnicës në Podgoricë me 23.01.1916. Shpëtuan sepse 15 minuta pasi vritën forcat Austro-Hungareze e pushtojnë edhe Malin e Zi .Pas luftës së Dytë Botërore dhe vrasjen e djemëve të tjerë të Isa Boletinit, Muja arratiset nga regjimi Komunist (1947-1949) pas dy vitesh në burg vdes në vitin 1951 në Mitrovic.
Adem Isa Boletini (1895-1943)
Ademi ishte djali i tretë i Isa Boletinit, Ademi Shkollimin e fillojë në Boletin kurse Akademin Ushtarake e përfundoje në Modena të Italis, me graden Nënkolonel.Pas përfundimit të Akademisë, Ademi kthehet në Shqipëri dhe do ta hapte apo është njeri nga themeluesit për hapjen e shkollave Ushtarake në Tiranë, Durrës, Shkodër në vitin (1919-1920), poashtu zgjidhet pedagog i shkolles Ushtarake . Në vitin 1939 Ademi zgjidhet Komandant për Mbrojtjen e pjesës Veriore të Shqipëris. Në vitin 01.11.1943, Ademi vritet në një atentat nga një simpatizues komuniste Vasil Shanto, në Shkodër. Pas hyrjes në fuqi të Enver Hoxhës, arrestohet edhe bashkëshortja e tij Adile (Bekteshi) Boletini një mësuese nga Shkodra ku ajo burgoset dhe nga punët e rënda në burg goditet nga një semundje e rënd dhe vdes në burgun e Shkodrës në vitin 1948.
Zait Isa Boletini (1898-1916)
Zaiti ishte djali i katert i Isa Boletinit, shkollimin e fillojë në Boletin,kurse Akademin Ushtarake e fillojë në Vien të Austrisë mirë po Zaiti kthehet në pushim i bashkëngjitet babait Isa Boletinit për ngritjen e flamurit në Vlorë dhe vritet në Podgoricë, ku ishin tetë përsona dhe në moshë të re 18 vjeqar me 23.01.1916 në Podgoric.
Pajazit Isa Boletini (1901-1963)
Pajaziti ishte djali i pestë i Isa Boletinit, shkollimin e fillojë në Boletin dhe Akademin Ushtarake e përfundojë në Vien të Austrisë me graden Kapiten. Pas luftës së Parë Botërore dhe kapitullimit të Austro-Hungarisë, Pajaziti arrestohet dhe mbahet në burgun e Bullgarisë dhe më vonë në teritorin Serbët, Sllovenët, Kroatët, Pajaziti penzionohet.Pas ardhjes së Gjermanisë ne trojet tona pas forcimit të institucioneve Shqiptare, Pajaziti zgjidhet Komandant i Xhandarisë Shqipëtare në Qeverin e Xhafer Devës (1941-1945).
Pas Kapitullimit të Gjermanisë aji largohet në Egjipt tek mbreti Faruk sepse kishin një miqësi të mirë, atje martohet me motrën e Mbretit Zog në vitin 1951 pas rrezimit të Farukut nga Naseri, Pajaziti komplet me korin Mbretërorë të Zogut largohen në France.Punon shumë vite ne Kryqin e Kuq Ndërkombëtarë në trekëndëshin: Itali, Francë, Gjermani. Pajaziti vdes në vitin 1963 në Nic të Francës.
Musë Isa Boletini (1903-1945)
Musa ishte djali i gjashtë i Isa Boletinit, shkollimin e mbarojë në Stamboll dhe pas përfundimit të studimeve Musa kryesisht është marrë me biznesin e gurëve të Majdanit. Aji si anëtarët e tjerë përsekutohet në mënyrën më mizore në burgun e Mitrovicës nga rexhimi Komunist në vitin 1946. Ku sot e asaj dite nuk dihet varri i tij.
Faik Isa Boletini (1905-1947)
Faiku ishte djali i shtatë i Isa Boletinit, lindi në Satamboll në vitin 1905,gjatë internimit të Isa Boletinit.
Faiku akademin Ushtarake e përfundojë në Novi-Sad, gjatë luftës së Dytë Botërore ishte aktiv për mbrojtjen e kufirit Veriore të Kosovës nën komanden të Zveqanit.Pas hyrjes së rexhimit Komuniste, Faiku së bashku me nipin e tij Jusuf (Halil)Boletini do tju bashkëngjiteshin grupit të famshëm të Shales së Bajgorës, Ukshin Kovaqicës, Ahmet Selacit etj.Dhe me 17.04.1947, komplet grupi vriten në vendin e quajtur Kozmatice mes fshatit Bistricë dhe Vllahi në Shalë të Bajgorës.Pas një jave nxirren kufomat dhe ekspozohen në qendër të Mitrovicës një javë dite radhazi që ti shef popullata, pastaj i kan varrosur në vende të panjohura , ku edhe sot nuk dihen ku janë varrosur ose ku i kan varrët.
Asllan Isa Boletini (1909-1945)
Asllani ishte djali i tetë i Isa Boletinit, Asllani shkollimin e fillojë në Boletin kurse fakultetin Juridik e përfundojë në Beograd në vitin 1936, dhe kështu qysh në fillim është marrë me qeshtjen Kombëtare, pas hyrjes së Gjermanisë, Asllani shpallet kryesori i Vushtrisë me 1941 pastaj i Gjakovës në vitin 1942, dhe i Prizrenit (1942-1944), ishte anëtarë i Lidhjes së Prizrenit së bashku me Bedri Gjinën dhe patriot të tjerë. Asllani arrëstohet nga rexhimi Komunist në Prizren dhe pushkatohet në burgun e Prishtinës, as për Asllanin nuk dihet varri sot dhe asaj dite ku është i varrosur.
Kapllan Isa Boletini (1944-1970)
Kapllani ishte djali i nentë i Isa Boletinit,shkollimin e fillojë në Boletin. Në Marinën Ushtarake e përfundojë në Itali. Gjatë luftës së Dytë Botërore, Kapllani do të caktohet me Komandë në Pazarin e Ri,dhe mori pjesë dy herë për mbrojtjen e Pazarit të Ri, me grupet vullnetarë nga Kosova. Pas hyrjes të rexhimit Komunist, Kapllani arrestohet dhe burgosët 15 vite në Sremska Mitrovic dhe pas daljes nga burgu Kapllani sikurse anëtarët e tjere të familjes nuk kishte drejtë punësimi dhe shkollimi. Kapllani vdiq në vitin 1970 në Mitrovicë.
Të vrarët nga serbët
Halil Boletini-1833
Mujë Boletini-1892
Ahmet Boletini-1894
Isa Boletini-1916
Halil Boletini-1916
Seid Boletini-1916
Jonuz Boletini-1916
Halit Boletini-1916
Musa Boletini-1944
Skënder Boletini-1944
Asllan Boletini-1945
Faik Boletini-1947
Isuf Boletini-1947
Rasim Dajqi (nip)-1945
Hysni Rudi (nip)-1945
Të burgosur në Jugosllavi
Mujë Boletin – 3 vite
Kapllan Boletini – 20 vite
Ali Boletini i arratisur nga burgu
Tafil Boletini i burgosur në vitin -1945
Igballe Boletini e burgosur në vitin -1945
Kumrie Boletini e burgosur në vitin -1945
Të vrarët dhe të burgosurit në Shqipëri
Adem Boletini i vrarë në vitin -1943
Tafil Boletini i burgosur në vitin -1945
Adile Boletini e burgosur në vitin- 1947
Ismet Boletini i burgosur në Spaq
Enver dajqi (nipi) i burgosur në Spaq
Të vrarët dhe të burgosurit e Boletinëve për qeshtjen mbarë Kombëtare
Familja Boletini u Bashkua pas 70 vitesh me iniciativën e Gazmend Boletinit i cili është nipi i djalit të shtatë të Isa Boletinit,Faik Isa Boletini.
Familja Boletini në përgjithësi jeton në: Brazil, Itali, Angli, Gjermani, Slloveni, Shqipëri dhe Kosovë.
Diskutim rreth këtij postimi