Dardania Press
E shtunë, 13 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Vrasja e më shumë se 40 civilëve në Rezallë

Si u zhvendosën trupat nga vendi i krimit?

24 Nëntor, 2020
in Kosova
49 1
0
Vrasja e më shumë se 40 civilëve në Rezallë
57
SHARES
712
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Spas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare, pjesëtarët e ish-Ushtrisë së Jugosllavisë dhe policisë, në prill të vitit 1999, kanë vrarë në Rezallë të paktën 42 civilë shqiptarë, prej tyre 39 në ekzekutim masiv.

Në dosjen “Rudnica”, e cila përmban dokumentet e ushtrisë dhe policisë, deklaratat e të mbijetuarve, si dhe dokumentet dhe dëshmitë e oficerëve të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe të zyrtarëve të policisë përpara Tribunalit të Hagës, Fondi për të Drejtën Humanitare thekson që pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë, më 5 prill, kanë hyrë në këtë fshat, i kanë dëbuar banorët nga shtëpitë e tyre, i kanë çuar në një oborr dhe më pas i kanë pushkatuar.

Mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Këto mbetje janë gjetur në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë dhe janë identifikuar 15 vjet pas mbarimit të luftës.

“Pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë në vend 39 civilë, ndërkaq dy i kanë mbijetuar pushkatimit, duke u mbuluar me trupat e vdekur të njerëzve që binin mbi ta. Në mesin e civilëve të vrarë ishin 3 djelmosha, ndërkaq viktima më e moshuar ishte 97 vjeç“, shkuan në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Duke vënë në dukje që gjatë konfliktit në Kosovë, fshati Rezallë ishte në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, Fondi për të Drejtën Humanitare thekson që “analiza e dokumenteve të ushtrisë dhe policisë, deklaratat e dëshmitarëve dhe burimet e tjera, tregojnë fuqishëm që krimin e kanë kryer pjesëtarët e kësaj brigade dhe njësia e policisë, e cila deri më tash është e panjohu

Në dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare thuhet që “pastrimi i terrenit” gjithashtu ka qenë nën kompetencën e Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë.

“Trupat e civilëve të pushkatuar mbetën në vendin e krimit. Një ditë më vonë, më 6 prill, ushtarët sërish erdhën në fshat dhe trupat e civilëve të vrarë i mbuluan me dhe”, thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare.

FDH publikon dosjen se si u fshehën në Serbi trupat e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë

Në dokument, më tutje thuhet që trupat mbetën në Rezallë deri më 13 prill, kur ushtarët u kthyen në fshat, i zhvarrosën dhe i me kamion i dërguan në drejtim të panjohur.

Për krimin në këtë fshat dhe për heqjen e trupave të vrarë, raportoi edhe organizata ndërkombëtare joqeveritare Human Rights Watch, në vitin 2001.

Human Rights Watch theksoi se “është e mundur që forcat serbe kanë shpresuar që krimin ta paraqesin si rezultat të shkëmbimit të zjarrit ose zjarrit të rastësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, por që dëshmitë e dy të mbijetuarve “nuk lanë vend për dyshim për shkaktarin e vërtetë të vdekjes së banorëve të Rezallës”.

Kjo organizatë ndërkombëtare shkruan, gjithashtu, që “tmerri në Rezallë nuk përfundoi me vrasje” dhe i transmeton dëshmitë e të mbijetuarve, të cilat tregojnë se trupat u zhvendosën nga varrezat e cekëta.

/evropaelire/

Tags: Rezalla

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

10 Shtator, 2025
Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

10 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In