Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu po qëndron në një vizite zyrtare në Republikën Italiane, ku sot së bashku me ministren e Punëve të Brendshme , znj. Luciana Lamorgese, kanë nënshkruar marrëveshje për Bashkëpunim Policor, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Italiane.
Kjo marrëveshje edhe më tutje do të forcojë përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit transnacional, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Më këtë rast ministri Veliu ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me strukturat e ndryshme të sigurisë së Republikës Italiane, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një aleat dhe partner i besueshëm.
Ministri Veliu ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Italiane ka dhënë në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen në proceset integruese euro-atlantike.
Ndërsa ministrja e Brendshme e Republikës Italiane, znj. Lamorgese vlerësoi lartë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët, për sigurinë rajonale dhe atë Evropiane.
Diskutim rreth këtij postimi