Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.
“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaçi para mediave.
Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehtë për të dhe familjen e tij.
Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.
Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se Tribunali Special i ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij.
“Para pak casteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaci para mediave.
Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehtë për të dhe familjen e tij.
Në një konfrencë për media në Prishtinë, Thaçi tha se është njoftuar zyrtarisht për konfirmimin e aktakuzës. Ai tha se jep dorëheqje nga posti i presidentit, pasi që nuk do që të përballet me drejtësinë, duke qenë në krye të shtetit të Kosovës.
Në fund të adresimit të tij, ai tha se beson që nga ky proces i përballjes me drejtësinë “do të dalim faqebardhë”.
Për çka dyshohet Thaçi?
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 24 qershor ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas Zyrës së Prokurorit, ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.
Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.
Më herët gjatë të enjtes, kreu i PDK-së, Kadri Veseli njoftoi se Dhomat e Specializuara i kanë konfirmuar aktakuzën./Express/
Diskutim rreth këtij postimi