Dardania Press
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Histori

KONGRESI I BERLINIT DHE SHQIPTARËT

Rexhep MITROVICA: LËVIZJA E PLAVËS DHE E GUSISË – TË DREJTA QË DUHET TË NJIHEN

13 Qershor, 2026
in Histori, Vështrime
14 1
0
KONGRESI I BERLINIT DHE SHQIPTARËT
17
SHARES
212
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Shkruan: Fazli Hajrizi
(Ky shkrim me interes i Rexhep Mitrovicës, i botuar para 85 vjetësh në gazetën “Kosova” nr. 4, 9 maj 1941, është përfshirë në librin tim “Rexhep Mitrovica në lëvizjen kombëtare”, “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2008, f. 519-520)
Si aleat i Rusisë, Mali i Zi pat marrë pjesë aktive në luftë kundra Turqve. Si shpërblim traktati i Shën Stefanit ia siguronte nji zgjanim mjaft të madh tokësh. Kongresi i Berlinit ia pakësoi këtë dhuratë, sidomos n’anë të Sanxhakut Novi Pazar; por jepte në gjatësinë e kufinit jugor, nji rryp të gjatë tokësh që, me Tivarin, ia siguronte daljen në det. Veç kësaj, i jepte qytetin e Podgoricës dhe krahinat e Plavës dhe të Gusisë. Këso toka që po aneksoheshin Mali i Zi, në shumicë të madhe ishin të popullueme prej shqiptarësh.
Në të XII-ën seancë të Kongresit të Berlinit, i dyti delegat fuqiplotë i Turqisë, Mehmet Aliu, bani të shënohet në proces-verbal një vërejtim në të cilin kërkote “që zmadhimi i tokave malazeze të mos të bahet në vende të popullueme prej shqiptarëve, por në krahina që banohen prej popullsive të njajtës racë (malazeze) e që gëzojnë të njajtën fe”. E quente një padrejtësi aneksimin e malaziasve të tokave të banueme prej shqiptarësh muhamedanë ose katolikë.
Diplomatët e naltë, në ndamjen e tokave, procedojshin kundra vullnetit të popujve; por popujt patën vendosun kësaj here të mbrojnë vendet e tyne. Kur malazezët iu drejtuan Turqvet për zbatimin e vendimit të traktatit të Berlinit, qenë shqiptarët që i-u përgjigjnë. Për t’i dhanë Austris dhe Rusis njifarë satisfsksioni, Turqit dërguan si Komisar për të caktuem kufit, po atë Mehmed Ali që, në kongres pat protestue kundra ciptimit të Shqipnis. Mehmet Aliu bashkë me eskortën e tij u masakrue në Gjakovë më 1878. Kangët popullore që këndohen edhe sot, e kanë të pavdekun këtë historië.
Një Ligë shqiptare u formue për të kundërshtue cungimin që do të bahej në dam të tokës shqiptare, në dobi të Malit të Zi e Serbis në Veri dhe Greqis në Jug. Komiteti qendruer u themelue më 1 korrik 1870 në Prizrend. Tre delegat të këtij Komiteti me qendra në Prisrendë, në Shkodër dhe në Gjirokastrë, vëshgojshin kufit e menacueme,
Shumë autorë të huej pretendojnë se porta e Naltë (Turqija) favorisoi këtë lëvizje. Mund që i përshtatej deri diku edhe interesit të portës së naltë, por fakti asht se lëvizja që plasi kaloi edhe cakun e dëshirës turke; dhe Shqiptarët, nën prijsin e lidhjes, organizojshin jo vetëm për t’i mprojtun vendet e tyne në rrezik, por edhe për nji Shqipni indipendente me tanë kuptimin e fjalës; administrojshin ata vetë vendin, imponojshin taksa, refuzojshin me njoftë detyrimet e marruna prej Sulltanit faqe Evropës.
Sulltani, në fund, lajmoi qeverit evropiane tue u njoftue se s’asht i zoti t’i thejë fuqitë shqiptare për t’u imponue vendimin e Kongresit. Çashtja e zbatimit të Traktatit të Berlinit, e ndalueme prej qëndresës së Shqiptarëvet, trubullonte gjithë Evropën dhe bënte të ringjallen kundërshtime mendimesh të mbëdha dhe ngatërresa, të cilat autoriteti i Bismarkut e pat çlye në Berlin. Qëndresa e Shqiptarëve lente të kuptohet fragjilitetin e veprës së Kongresit posa e mbarueme, dhe e shtrengonte fuqitë nënshkruese o të hjekin dorë nga vendimi ose të marrin masa ushtarake. Rusët e dëshirojshin këtë, por austriakët dhe italianët ia kumtuen rrezikun…; tjerët prej frigës së nji aksioni austriak mbi brigjet shqiptare n’Adriatik. Kabineti i Romës sugjeroi nji kombinezon. Në vend të distrikteve (krahinave) Plavë Gusi t’i ipen tjera vende Malit të Zi, ato që ndodhen në veri të Shkodrës, të pushtueme prej fiseve shqiptare katolike (fiset Hot, Grudë e Klement). Sulltani u ba razi, por shqiptarët jo. Fiset katolike të bashkuem me muslimanët që qenë çue pesh, zaptuen viset në rrezik dhe, kur nji korp malazias u paraqit për t’i okupue, u prit me pushkë dhe u dëbue.
Shqiptarët i dhanë të kuptojë Stambollës se janë të çlidhun ma nga Qeverija ottomane për besniki, mbassi s’ishin ma nënshtetas të saj dhe se do t’i mbrojshin malet e tyne dhe do të luftojshin me fitue indipendencën e tyne. Situata u koklavit sa ma tepër. Gloston –i shtyti fuqit e mëdha për një ndërhyrje me armë; Lordi Fitzmaurice, në Konferencën e Stambollës, kërkonte që Evropa t’u njohë shqiptarëve një fare gjysmë autonomie.
Në këtë gajle, Konferenca e Berlinit, atëherë e mbledhun për t’u marrë me kufit e Greqisë, vendosi që Mali i Zi, në vend të tokës që Porta e Naltë nuk mundte me i dorëzue, të merrte krahinën detare të Ulqinit.
Shqiptarët, menjiherë me pushkë në dorë, vrapuen në vendin në rrezik, zaptuen dhe e forcuen Ulqinin dhe e vunë Evropën edhe nji herë faqe alternativit të parë: o nji kapitullim qesharak faqe Turqisë dhe Shqiptarëve, ose një ndërhyrje ushtarake me gjithë komplikasionet që mund të rridhnin prej kësaj. Anijet e luftës të Fuqive të Mëdha erdhën e lëshuen hekurat përpara Ulqinit; por me urdhën që të mos zbrazin as nji top dhe të mos qesin jashtë asnji ushtar. Po n’atë kohë, Ambasadorët, në Stambollë, insistojshin me friksime që Ulqini t’i dorëzohet Malazezvet. Anglia propononte pushtimin e limanit t’Izmirit. Sulltani u friksue dhe më 9.X.1980, cedoi. Shqiptarët nuk mujtën me qindrue; në Ulqin e gjejshin vedin lark nga malet e tyne, u tërhoqën dhe, mbas nji luftimi të vogël, ulqinakët u përulën; turqit u futën në qytet, të cilin ia dorëzuen malazezvet më 26 nanduer t’atij viti.
Kështu, dy vjet rresht, qëndresa e shqiptarëve pat hudhë poshtë vendimin e Evropës, e në fund i imponoi nji ndryshim me mundsi tekstit solemnisht t’adoptuem prej Kongresit të Berlinit.
Ky argument historik besojmë të mjaftojë për që Plava e Gucija t’i kthehen Shqipnisë. Diplomacija italiane, sikurse duket ma nalt, qysh atëherë e ka folun fjalën e vet. Sa për të tjerët, në qoftë se, do të kërkojnë, në kundërshtim me vendimin e dytë të Kongresit të Berlinit, ta varrosin këtë dëshirë të popullit shqiptar do të nrijojnë rishtas një zonë grindjeje të pa pajtueshme midis dy popujve fqinj,
Tags: Fazli Hajrizi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
NË PËRVJETORIN E THEMELIMIT TË GJIMNAZIT SHQIPTAR TË MITROVICËS (1951) DHE TË DIPLOMIMIT TË MATURANTËVE TË BREZIT TË PARË (QERSHOR 1955)

NË PËRVJETORIN E THEMELIMIT TË GJIMNAZIT SHQIPTAR TË MITROVICËS (1951) DHE TË DIPLOMIMIT TË MATURANTËVE TË BREZIT TË PARË (QERSHOR 1955)

13 Qershor, 2026
KONGRESI I BERLINIT DHE SHQIPTARËT

KONGRESI I BERLINIT DHE SHQIPTARËT

13 Qershor, 2026
Politikat shtetërore jugosllave dhe transformimi etnik i Peshterit dhe Bihorit (1918–1966)

Politikat shtetërore jugosllave dhe transformimi etnik i Peshterit dhe Bihorit (1918–1966)

13 Qershor, 2026

Fazli Hajrizi

12 Qershor, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In