Dardania Press
E enjte, 7 Maj, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Gjeopolitikë

CERD-i i OKB-së konfirmon shqetësimet për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Albulena Haxhiu: Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të shqiptarëve

7 Maj, 2026
in Gjeopolitikë, Kosova, Lugina e Preshevës, Vështrime
13 1
0
CERD-i i OKB-së konfirmon shqetësimet për shqiptarët në Luginën e Preshevës
16
SHARES
194
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së Kryetares dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të vërejtjeve përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë, duke theksuar se gjetjet e këtij mekanizmi ndërkombëtar konfirmojnë shqetësimet që shqiptarët e Lugina e Preshevës i kanë ngritur prej vitesh.

Sipas saj, praktika e pasivizimit të adresave ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përbën një formë diskriminimi institucional që cenon drejtpërdrejt praninë juridike të qytetarëve shqiptarë.

Ajo rikujtoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026 për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Luginë, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore.

“Tani, pas gjetjeve të CERD-it, kjo përgjegjësi ka edhe një adresë të qartë ndërkombëtare”, ka theksuar Haxhiu.

Në reagimin e saj, ajo ka nënvizuar se pasivizimi i adresave nuk është vetëm çështje administrative, por një mekanizëm që prek të drejtat themelore të qytetarëve, duke ua mohuar dokumentet personale, qasjen në shërbime dhe sigurinë para ligjit.

Ajo u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimi Evropian, OSBE dhe Këshilli i Evropës që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatimin e plotë të rekomandimeve të CERD-it.

Sipas saj, të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të mbeten në margjinat e raporteve ndërkombëtare, por duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, e monitorimit ndërkombëtar dhe e çdo procesi ku matet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave.

Ky reagim vjen në një kohë kur çështja e pasivizimit të adresave po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga format më të rënda të diskriminimit administrativ ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë, me pasoja direkte në përfaqësimin politik, të drejtat civile dhe qëndrueshmërinë demografike të shqiptarëve në rajon.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
CERD-i i OKB-së konfirmon shqetësimet për shqiptarët në Luginën e Preshevës

CERD-i i OKB-së konfirmon shqetësimet për shqiptarët në Luginën e Preshevës

7 Maj, 2026
Shaip Kamberi ngre alarmin në takimin me OSBE-në: Shqiptarët po mbeten pa përfaqësim në polici

Shaip Kamberi ngre alarmin në takimin me OSBE-në: Shqiptarët po mbeten pa përfaqësim në polici

7 Maj, 2026
Protesta e thirrur nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” në Tiranë, duhet të jetë konstruktive dhe paqësore

Në kohën kur Europa synon unitet dhe stabilitet, Serbia thellon lidhjet strategjike me Rusinë

7 Maj, 2026
Peshteri në hartën ilire të Ballkanit

Peshteri në hartën ilire të Ballkanit

7 Maj, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In