Dardania Press
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Shaip Kamberi falënderon Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratimin e Rezolutës për Luginën e Preshevës

Prishtinë / Preshevë – Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin unanim të Rezolutës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Lugina e Preshevës.

24 Prill, 2026
in Kosova, Lugina e Preshevës, Vështrime
16 0
0
Shaip Kamberi falënderon Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratimin e Rezolutës për Luginën e Preshevës
19
SHARES
234
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Në një reagim publik, Kamberi e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane, duke falënderuar institucionet e Kosovës dhe të gjitha grupet parlamentare për unitetin e treguar.

Ai shprehu mirënjohje për Kryetaren e Kuvendit, Kryeministrin dhe subjektet politike parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – për mbështetjen dhe konsensusin e gjerë politik.

Sipas Kamberit, kjo Rezolutë nuk është vetëm një akt formal, por angazhim konkret për politika më të strukturuara, forcim të përfaqësimit politik, zhvillim socio-ekonomik dhe respektim të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Ai theksoi se miratimi unanim është dëshmi se kur ekziston vullnet politik dhe bashkëpunim institucional, mund të ndërtohen politika që i shërbejnë qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të rajonit.

Një nga pikat kyçe të Rezolutës, sipas tij, është edhe parimi i reciprocitetit, duke nënvizuar se nuk mund të ketë standarde të dyfishta për komunitetet në rajon.

“Të drejtat që kërkohen për një komunitet duhet të vlejnë njësoj për tjetrin. Ky është parakusht për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet rajonal”, theksoi Kamberi.

Ky vendim i Kuvendi i Republikës së Kosovës shihet si mesazh i qartë se çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës mbetet pjesë e politikës së qëndrueshme shtetërore të Kosovës.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0

Fazli Hajrizi

12 Qershor, 2026
Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

11 Qershor, 2026
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi themelon Institutin për Kulturë Shqiptare

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi themelon Institutin për Kulturë Shqiptare

9 Qershor, 2026
SHËN TEREZA NË KUJTESËN E KOMBIT

SHËN TEREZA NË KUJTESËN E KOMBIT

8 Qershor, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In