Dardania Press
E mërkurë, 22 Prill, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Histori

Një mbrëmje me krerët e Kolesjanit. (shkurt 1935)

Jonuz Kola: Secila nga 70 shtëpitë në Kolesjan është një fortesë e vogël. I gjatë dhe i dobët, kryetari i fisit Spahia qëndron para portës së jashtme të rrethimit dhe na përshëndet me fjalën e bukur shqipe: "Tungjatjeta!"

22 Prill, 2026
in Histori, Kultura
14 0
0
Një mbrëmje me krerët e Kolesjanit. (shkurt 1935)
16
SHARES
196
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Pjesë nga libri “Zjarri i Ballkanit”
25. Një mbrëmje me krerët e Kolesjanit. (shkurt 1935)
Foto. 32. Kryeplaku i Kolesjan (me trashëgimtarin e ri të fronit) përshëndet të sapoardhurin.
Pranë tijë janë anëtarët më të lartë të fshatit.
Secila nga 70 shtëpitë në Kolesjan është një fortesë e vogël. I gjatë dhe i dobët, kryetari i fisit Spahia qëndron para portës së jashtme të rrethimit dhe na përshëndet me fjalën e bukur shqipe: “Tungjatjeta!”
Burra krenarë, pasardhës të fiseve të guximshme shqiptare, mblidhen në mbrëmje në dhomën e mysafirëve dhe tregojnë bëmat e tyre, duke kënduar këngë heroike të fshatit të tyre, të shoqëruar nga një qifteli me dy tela. Kënga i kushtohet luftës kundër turqve në vitin 1912.
Kënga e përshkruan betejë me turqit pak a shumë kështu:
“Turqit kanë mbledhur një ushtri në Selanik, për të pushtuar Shqipërinë, për të plaçkitur dhe vrarë!
Ata erdhën përmes Luginës së Kosovës, u ndalën në Prizren.”
Na dërguan fjalë neve, banorëve të Lumës
-Duhet të dorëzoheshim.
Por ne e dinim qëllimin e këtyre horrave dhe u përgatitëm për mbrojtje.
I dërguam gratë, fëmijët dhe pleqtë tanë në male.
Xhavid Pasha, me dylbitë e tij, e kishte dalluar fshatin tonë nga larg.
Dhe qëllimi i tij ishte vendosur -të na nënshtronte.
Shtatëqind luftëtarë të hekurt qëndronin gati në Kolesjan.
Pushkët në sy, të drejtuara drejt përpara.
Ato do t’i pengojnë turqit të na sulmojnë shtëpitë…
Për sa kohë që edhe një burrë të mbetet ende gjallë në Kolesjan.
Llogoret filluan të dridheshin dhe të qanin,
Sepse e dinim se ishim shumë të dobët për armikun.
Sikur beteja të kishte filluar të nesërmen, fqinjët tanë do të ishin mbledhur këtu me ne për qëndresë.
Por, ashtu siç ndodhi, britma e betejës gjëmonte nga shkëmbi në shkëmb,
Aq fort sa luginat dhe malet dridheshin deri në palcë,
Bijtë e Lumës luftuan.
Islam Spahia, luftëtari i vjetër, nuk kishte frikë nga predhat e turqve.
Ai ulëriti aq fort dhe aq ashpër sa turqit u fshehën shpejt.
Gryka e Shijes, përroi i vogël, nuk kishte më ujë për të qarë.
Rrjedhte vetëm gjak i kuq i ndritshëm tek vëllai i tij i madh, Drini.
Përroi i vogël i kuq iu lut lumit të madh Drin për ndihmë.
Drini pati mëshirë për ta dhe thirri për ndihmë nga fisi në fis.
Turqit u mundën.
Shtatë mbretëritë e botës dëgjuan për këtë,
Se Luma ishte plaçkitur dhe përdhosur nga turqit!
“Me përkushtim të madh dhe sy të zjarrtë, sikur po e përjetonin përsëri këtë luftë, burrat e Kolesjanit ngrihen para meje në dhomë e përshëndesin,
ndërsa një këngë e dytë, melodikisht po aq e bukur dhe mallëngjyese sa e para, jehon përsëri nëpër dhomë.
Kjo këngë është për Kosovën e tyre të dashur, e cila tani lëngon nën “sundimin e huaj” serb. (Bariu shqiptar mban një flutur në dorë dhe i këndon Kosovës.)
“Flutur, me krahët e tu të bukur me ngjyra,
Fluturo poshtë në luginën e pasur dhe të lavdishme të Kosovës, tani kaq larg nga këtu!”
(Flutura fluturon poshtë dhe kthehet.)
“Isha atje dhe pashë mjerimin atje poshtë!
Ku dikur bilbili këndonte këngën e tij të gëzueshme,
Bufi tani vajton pikëllimin e tij.
Atje poshtë në Kosovë,
Tani kaq larg nga këtu.
Vardari dhe lumenjtë e tjerë,
Që ujisin fushat e Kosovës e cila tash vuan,
Me pëshpërimën e Kolesjanit
“Çfarë duhet t’u bajm ne këtu
Këtyre tiranëve që nënshtrojnë këtë tokë të pafat!*
Oh, çfarë fatkeqsi për ty, Kosova Shqiptare!”
Tags: Jonuz KolaKolesjan

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Një mbrëmje me krerët e Kolesjanit. (shkurt 1935)

Një mbrëmje me krerët e Kolesjanit. (shkurt 1935)

22 Prill, 2026
Dr. Ejup Mushoviq

Peshteri dhe Tutini në optikën e Ejup Mushoviqit 

21 Prill, 2026
Kosova zë vendin e shtatë për angazhimet në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët

Kosova zë vendin e shtatë për angazhimet në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët

21 Prill, 2026
Peshteri – emri që ruan kujtesën e një krahine shqiptare

Peshteri – emri që ruan kujtesën e një krahine shqiptare

21 Prill, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In