Në momente si ky, Kosova ka nevojë për maturi e stabilitet, jo për kalkulime politike.
Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë zgjidhje procedurale, por nuk janë domosdoshmërisht zgjidhje shtetërore. Vendi ynë përballet me sfida serioze – në politikën e jashtme, në dialog, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe në konsolidimin e brendshëm institucional. Në këto rrethana, destabiliteti i ri politik do të ishte kosto madhe që qytetarët nuk e meritojnë.
Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë uniteti dhe garanci e balancit institucional. Për këtë arsye, përgjegjësia për të gjetur gjuhë të përbashkët nuk është vetëm çështje aritmetike parlamentare – është test i pjekurisë sonë politike.
Kosova ka kaluar kohë shumë më të vështira se kjo. Ajo ka treguar se di të bashkohet kur interesi shtetëror vihet mbi interesin partiak. Edhe sot, kjo është rruga e vetme e drejtë.
Sepse përtej çdo dallimi politik, një e vërtetë mbetet e panegociueshme: Kosova është mbi të gjitha — Kosova e Para!










Discussion about this post