Dardania Press
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Histori

 81 vjet nga rënja heroike e Shaban Polluzhës

Ismet Azizi: Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

23 Shkurt, 2026
in Histori, Vështrime
15 0
0
Shaban Polluzha shtrirë. Pra tij i biri Mustafa

Shaban Polluzha shtrirë. Pra tij i biri Mustafa

18
SHARES
219
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shaban Polluzha ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashegimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U përball me bullgarë e austriak gjat Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalietet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenice. Shaban Polluzha kishte edhe taktike politike. Ai me strategji politike kishte bërë njëfar lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por ne realitet ai asnjeherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji qe do të zgjidhte qështjen shqipetare. Shpeshëherë në mesin e shokëve dhe bashkëkohësve të tij u thoshte, “unë kam përvojë ne bashkëpunim me serbët, siç jam munduar të bashkëpunoj me ta sinqerisht, por më kot, sepse besë dhe marrveshje të sinqertë kurr nuk kam mund të bëje me ta”. Prandaj, shton ai, “duhet mbajtur njëfare afrimi politik derisa të arrijmë qellimin tonë”. Per këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajt e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944(por edhe më herët) në këto hapsira,u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”,duke filluar nga çetat, aradhat, batalionet e deri në brigada. Këto formacione partizane edhe pse u formuan në trrollin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve.

Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse…)përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare 1 dhe ripushtimin e Kosovës… Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj ,udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë,”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Sërbi.

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij[2].

Në këto operacione antishqiptare morën pjesë divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Serbisë                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2 dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë…, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B. Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër , i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatës I-rë: kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq(deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq(i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë),ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46,52…etj.

Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithëandej Kosovës. Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës,pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

Shaban Polluzha në vitin 2009 është dekoruar me medaljen “Heroi i Kosovës” nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Tags: Shaban Polluzha

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Shaban Polluzha shtrirë. Pra tij i biri Mustafa

 81 vjet nga rënja heroike e Shaban Polluzhës

23 Shkurt, 2026
Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

22 Shkurt, 2026
Driton Camaj rikthen traditën e futbollistëve shqiptarë në Novi Pazar

Driton Camaj rikthen traditën e futbollistëve shqiptarë në Novi Pazar

22 Shkurt, 2026
Adem Jashari me familje e ndryshoi epokën historike

Adem Jashari me familje e ndryshoi epokën historike

21 Shkurt, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In