Pat edhe ndonjë zë kundërshtues, që mund ta shihnin, mbase si një përpjekje iracionale për interpretim, edhe pse shkrimi u pëlqye dhe u lexue shumë!
Lexuesit, por edhe studiuesit që nuk kanë formim për semiotikën apo edhe të metodave të tjera shkencore, që ndikuan në formimin e kësaj shkence të re, që kryesisht burojnë nga studimet filologjike, si të gjuhës dhe të letërsisë, nuk ia kanë dalur ta kuptojnë as këtë mënyrë interpretimi dhe aq më pak Rugovën, specialist i semiotikës.
Para disa viteve, në interpretimin e politikës rugoviane, dhe raporteve të tij me luftën, si dhe të familjes Jashari me luftën, e kam argumentuar qëndrueshëm se lufta e Jasharajve, ishte pikërisht e asaj mënyre dhe modeli, për të cilin kishte deklaruar Rugova dhe që mbështetej në filozofinë e tij të rezistencës paqësore, apo më saktë në kufijtë e saj.
Rugova thoshte, Pragun e shtëpisë mos e lëshoni, përtej tij nuk kemi ku të shkojmë! Dhe në luftë, kur ajo po merrte përmasa të mëdha, Rugova tha se duhet ta mbrojmë pragun e shtëpisë. Pra, ky ishte kufiri i rezistencës paqësore, dhe që nga aty ishte leja e tij, për vetmbrojtje, pra për kundërpërgjigje të armatosur.
Tash, pas simbolit të Bashkimit, vjen reagimi me shkrim, pra rrëfimi josimbolik, por tekstual, si dëshmi e njërit prej trashëgimtarëve të heronjve Adem dhe Hamzë Jashari etj., e Bekimit, si dëshmitar i kohës i brezit të dytë të familjes së shquar atdhetare. Ai në mënyrë denotative, e thotë atë, që unë e gjeta si simbolikë tek Bashkimi, se lufta e prindërve të tyre, ishte betejë për “Mbrojtjen e pragut të shtëpisë”, e shkruar kjo me rastin e martesës së djalit të tij, këto ditë janari!
“Në ditën që shënon triumfin e dytë të familjes sonë, pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë dhe dhënien e kushtrimit se armiku i ka ditët e numëruara në këtë tokë që, siç thoshte babushi, “veç këmbën e shqiptarit e duron” , familja jonë po rritet dhe po begatohet çdo ditë”, ka shkruar madje në kreje të postimit të tij Bekim Hamëz Jashari.
Por, sikurse sot, propaganda e zezë e ‘oksiduar’ nga retorika komuniste dhe sllavo-ortodokse, që na paraqet si edhe para 80 viteve, nënshtrimin ndaj interesave serbe, me kamuflim, si patriotizëm, duke i dhënë më 2023 serbëve autonomi me Marrëveshjen e Ohrit, edhe në luftë, kjo shkollë propagandistike nuk ndalej së krijuari përçarje, duke e kualifikuar si tradhtar, më patriotin, më të shquarin në politikë, më të përkrahurin nga bota e civilizuar, presidentin Rugova.
Pra, Rugova, që përpos kishte krijuar përkrahjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare, i ndihmuar veçanërisht nga SHBA-ja, kishte pranuar dhe lejuar në fshehtësi krijimin e strukturave ushtarake të organizuara, po goditej pamëshirshëm. Qëllimi ishte i qartë i propaganduesve dhe shërbimeve antishqiptare.
Sulmi nuk ishte thjesht ndaj një njeriu apo ndaj një kryetari partie, ishte sulm brutal i orkestruar ndaj institucioneve të Kosovës, që ato të mos mund t’i mbijetonin fitores së çlirimit nga Serbia. Të shuhej Kushtetuta e Kaçanikut, Kuvendi i Republikës dhe Presidenti të zgjedhur me votë të drejtpërdrejt nga populli, dhe shqiptarët të fillonin nga njëlloj hiqi institucional, duke krijuar degëzime të misionit të UNMIK-ut, dhe që nga Kushtetuta e Kaçanikut, të kishim Kornizën Kushtetuese, që autoritet përtej mbretëror, të pafundëm i jepte shefit të UNMIK-ut!
Pastaj përfunduam me Kushtetutën ahtisariane, vetëm më 2008!
Dhe tashmë po bëhen 16 vjet në bisedime me Serbinë, që kur më 9 shtator 2010, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi rezolutën e Serbisë të bashkësponsorizuar nga Bashkimi Evropian, e cila e mbështet rolin kryesor të Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin ndërmjet Serbisë dhe udhëheqësve shqiptarë të Kosovës.
Pra, të gjitha ata që e kanë sulmuar rendin juridik të Kosovës, i kanë bërë kompromiset më të mëdha Serbisë, ata që sulmin e bënë para dhe gjatë luftës, e pas luftës e vazhduan ndaj simbolit të atij rendi kushtetues, Rugovës, i dhanë maksimumin serbëve me Kushtetutë, e vazhduan në Bruksel më tej, dhe tashmë këta të fundit që e sulmuan rendin kushtetues sipas Kushtetutës së Ahtisarit, në Ohër i ofruan maksimumin serbëve dhe ofrimin e dekonstruktimit të shtetit të Kosovës!










Discussion about this post