Dardania Press
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Reagimi i pjesëtarëve të dy grupeve të para guerile të vitit 1991: “Sakrifica jonë po injorohet!”

Në një deklaratë publike drejtuar institucioneve të Kosovës, pjesëtarë të dy grupeve të para guerile të vitit 1991 – të njohura si grupet e para të organizimit të armatosur për çlirimin e Kosovës – kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për, sipas tyre, neglizhimin e kontributit historik që kanë dhënë. Reagimi vjen në kohën kur debati mbi rolin e themeluesve të UÇK-së, sakrificën e heronjve dhe interpretimet politike të historisë është intensifikuar në sferën publike.

28 Nëntor, 2025
in Kosova, Vështrime
69 1
0
Reagimi i pjesëtarëve të dy grupeve të para guerile të vitit 1991: “Sakrifica jonë po injorohet!”
79
SHARES
993
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një deklaratë publike drejtuar institucioneve të Kosovës, pjesëtarë të dy grupeve të para guerile të vitit 1991 – të njohura si grupet e para të organizimit të armatosur për çlirimin e Kosovës – kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për, sipas tyre, neglizhimin e kontributit historik që kanë dhënë. Reagimi vjen në kohën kur debati mbi rolin e themeluesve të UÇK-së, sakrificën e heronjve dhe interpretimet politike të historisë është intensifikuar në sferën publike.

Pjesëtarët e këtyre grupeve pretendojnë se institucionet shtetërore po e përdorin historinë si simbolikë politike, ndërsa aktorët realë të organizimit të hershëm të rezistencës së armatosur po anashkalohen për më shumë se tri dekada.

REAGIM PUBLIK

DY GRUPET E PARA GUERILE 1991: “Sakrifica jonë po injorohet, ndërsa historia po përdoret si dekor politik!”

Presidentja e Kosovës, znj. Osmani, e ka marrë kërkesën tonë zyrtare – nga ne, pjesëtarët e dy grupeve të para guerile të vitit 1991 në Shqipëri (Mali i Dajtit – Surrel), të cilët vepruam me marrëveshje dhe pajtim nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Shtetin Shqiptar në krye më Presidentin R. Alia.

Këto dy grupe kanë qenë bërthama e parë e organizuar e UÇK-së, shumë përpara shpërthimit të luftës së armatosur.
Brenda këtyre grupeve ishin heronjtë dhe themeluesit e vërtetë të UÇK-së:
Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Ilaz Kodra, Xhevat Qerimi, dhe shumë të tjerë që u bënë shtylla historike e rezistencës.

Me 02.12.1991, të prirë nga hero Sali Çekaj, 33-veta kaluam kufirin më armatime dhe nisëm fazën e parë të angazhimit të armatosur për lirinë e Kosovës.

Megjithatë, për 33 vite, asnjë institucion nuk na ka dhënë as falënderimin më minimal.
Kjo situatë është padrejtësi dhe absurd i pastër: në njërën anë institucionet krenohen me UÇK-në, përdorin emrat e heronjve për ceremoni dhe politikë ditore, ndërsa në anën tjetër injorojnë themeluesit e saj dhe sakrificën tonë të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, sot nderohet një këngëtare si Adelina Ismajli që e kthen këtë çështje në biznes – ndërsa ata që ngritën themelet e UÇK-së vazhdojnë të anashkalohen, po të ishin gjallë ata heronjë njejtë do trajtoheshin.

Kjo është tallje, bigjoz politik dhe mohim i kontributit tonë historik.
Ne kërkojmë që institucionet e Republikës së Kosovës të kthehen nga historia e vërtetë, të respektojnë sakrificën e gjeneratës së parë të rezistencës dhe të mos lejojnë që themeli i shtetit të nëpërkëmbet.

Me respekt,
Oso Ferizi – pjesëtar i grupit të armatosur të 02.12.1991
Në emër të pjesëtarëve të dy grupeve të para guerile, 1991.
28.11.2025.

Ky reagim i drejtuar institucioneve të Kosovës hap një debat të ri për mënyrën se si trajtohet narrativa historike e viteve ’90 dhe roli i atyre që vepruan para shpërthimit të luftës. Mesazhi përmbyllës i pjesëtarëve të grupeve guerile kërkon rivlerësim të kontributit, respekt institucional dhe kthim tek rrënjët e vërteta të rezistencës, duke paralajmëruar se heshtja dhe harresa nuk mund të jenë pjesë e historisë zyrtare.

 

Tags: Oso Ferizi

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Thirrje kryetarit Lumir Abdixhiku

Thirrje kryetarit Lumir Abdixhiku

13 Janar, 2026
Sistemi i vlerave  dëshmi e raportëve  shoqërore

Me Vetëvendosjën fitoi populli dhe Republika e Kosovës

12 Janar, 2026
Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi. Mos e kërko fajin te bota: asimilimi është zgjedhje familjare

Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi. Mos e kërko fajin te bota: asimilimi është zgjedhje familjare

12 Janar, 2026
Gjermania mbështet procesin e transformimit të FSK-së

Gjermania mbështet procesin e transformimit të FSK-së

12 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In