Dardania Press
E enjte, 14 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Ballkani

Çmimi i Lartë “Mikpritja Shqiptare” për “Valbona Resort & SPA”

"Takimi i Plavë-Gucisë, 2025”, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim” e nderoi “Valbona Resort & SPA” në Valbonë-Tropojë, me Çmimin e Lartë “Mikpritja Shqiptare”, me motivacionin: “Në rrezatimin e kulturës e shërbimit në nivele bashkëkohore të “Turizmit Alpin” për klientët e saj, ndaj turistëve shqiptarë e të huaj, në Valbonën historike, kulturore e turistike, duke krijuar traditë të mirë e dhënë një shembull të lartë”.

12 Gusht, 2025
in Ballkani, Kultura
14 0
0
Çmimi i Lartë “Mikpritja Shqiptare” për “Valbona Resort & SPA”
16
SHARES
198
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Shaban & Fatime PRELVUKAJ – Hollandë
Dr. Ernesto Madeo – Kryetar i i Komunës Arbëreshe Shën Mitër Corones (San Demetrio Corone) në vendlindjen e Jeronim De Radës, në Rajonin e Kalabrisë, Kryetar i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, një nga personalitetet më të shquara të Arbëreshëve në Itali dhe në Botë; ia dorëzoi Çmimin e Lartë “Mikpritja Shqiptare”, pronarit të “Valbona Resport & SPA”, z. Avni Ponari- President i Sigal Uniqa në Shqipëri-Kosovë e Maqedoni e Veriut.
Presidente Nderi e Takimit ishte Doktore e Shkencave Anna Madeo- Konsulle Nderi e Shqipërië për Rajonin e Kalabrisë në Itali, Presidente e Kompanisë Filiera Madeo në Shën Mitër Corones, kompani agroushqimore 41-vjeçare, e para në Italinë e Jugut dhe në Amerikën e Jugut, me eksporte me miliona euro në 26 shtete nga SHBA, Kanada, Europë, e deri në Oqeani e Australi, etj.; e angazhuar në asosiacione kombëtare italiane; mjaft publike nga masmedia italiane e të botës së sotme.
Nderonin me praninë e tyre: Sh.S.Znj. Zhaklina Peto – Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, Republikën e Malit të Zi; z. Bujar Rexha – Deputet i Malësisë së Madhe e Kuvendit të Shqipërisë; Sh.T. Z. Muharrem Zejnullahu – Konsull Nderi i Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë, ish Ambasador i Bosnje-Hercegovinës në Shqipëri, ish Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Bosnje-Hercegovinë; Dr. Shk. Mjekësore Ruki Kondaj – “Ambasadore e Kombit” në Kanada, e dekoruar me Trofeun “Shqiponja e Artë” (Qeveria Shqiptare, 2016); me Medaljen Jubilare të Diamantit të Mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar (20122); me Medaljen e Kurorezimit të Mbretit Carles III të Mbretërisë së Bashkuar (2025); Dr. Ahmet Ulaj i “Gener 2” në Tiranë- një nga kompanitë më prestigjioze të ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve në Shqipëri, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, me veprimtari në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Kroaci, Amerikë etj.; z. Skënder Thaçi- Kryetar i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës; vëllezërit Sami e Naim Flamuri – veprimtarë të shquar atdhetar, kulturor, letrar e mediatik në Australi etj
“Valbona Resort & SPA” është i pari dhe i vetmi hotel me pesë yje në Alpet e Republikës së Shqipërisë, oaz me pesë yje, e vendosur në zemër të Parkut Kombëtar të Valbonës, të Luginës së Valbonës turistike, historike e kulturore; e rrethuar nga Alpet madhështore të Veriut të Eposit të Kreshnikëve, përreth me pyjet plot gjelbërim, lumenj të pastër kristal, ku ndërthuret luksi me bukurinë natyrore. Ky investim arkitekturor ndërthur në mënyrë harmonike elegancën moderne mehijeshinë e përjetshme të Alpeve, ku vijnë turistë nga shtete e trevat shqiptare në Ballkan dhe nga e gjithë bota, duke u larguar me kokën pas për t’u rikthyer prapë.
Urime “Valbona Resort & SPA” për vlerësimin e nderimin me Çmimin e Lartë “Mikpritja Shqiptare”!
Plavë-Guci, gusht 2025

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

13 Gusht, 2025
Me shumë krenari dua të ndaj momentin deri te medalja në Evropian! 

Me shumë krenari dua të ndaj momentin deri te medalja në Evropian! 

13 Gusht, 2025
E konfirmuar, fshati Lin është vendbanimi më i vjetër në Europë i njohur deri me sot! 

E konfirmuar, fshati Lin është vendbanimi më i vjetër në Europë i njohur deri me sot! 

13 Gusht, 2025
RRZHANA, ATJE KU SOT KULLOSIN RRUFETË

RRZHANA, ATJE KU SOT KULLOSIN RRUFETË

12 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In