Dardania Press
E diel, 12 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Zbardhen dokumente të reja: Masakra e Tivarit nuk mund të mohohet më

Shkruan: Aleksandar Saša Zeković – aktivist i kujtesës historike dhe anëtar i Iniciativës Qytetare “21 Maj” Përktheu dhe përpunoi: DardaniaPress

26 Qershor, 2025
in Vështrime
17 1
0
Zbardhen dokumente të reja: Masakra e Tivarit nuk mund të mohohet më
20
SHARES
252
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të vitit 2025, Prokurorisë Speciale të Shtetit në Mal të Zi i është dorëzuar një plotësim i kallëzimit penal ndaj oficerëve dhe pjesëtarëve të panjohur të Brigadës së Dhjetë Malazeze Sulmuese, për krimet e kryera më 1 prill 1945 në qytetin e Tivarit, mbi rekrutët e mobilizuar me forcë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, të cilët ishin kryesisht shqiptarë dhe boshnjakë nga Kosova.

Dokumente sekrete zbulojnë të vërtetën

Sipas dokumenteve zyrtare të sapozbuluara në Arkivin Ushtarak të Beogradit, masakra në Tivar është një fakt i pamohueshëm: të paktën 452 rekrutë shqiptarë dhe boshnjakë janë vrarë, ndërsa 104 të tjerë janë plagosur.

Raportet që dëshmojnë këtë ngjarje u janë dërguar komandave të larta ushtarake dhe mbajnë shënimet “konfidenciale” ose “tepër të fshehta”. Ekzekutimi u krye nga anëtarët e Brigadës së X-të malazeze, e njëjta që më herët kishte kryer krime të ngjashme në Cetinë, në nëntor të vitit 1944, mbi popullatën civile. Këto krime ishin dënuar më vonë edhe nga disa gjeneralë partizanë, të cilët e kishin quajtur këtë veprim “plumbi i nxënësit përsëritës”.

Autori i kallëzimit: U mbështeta vetëm në burime ushtarake

Ndërsa historianë dhe aktivistë nga Kosova dhe Shqipëria flasin për një numër më të madh viktimash, autori i kallëzimit penal, Aleksandar Saša Zeković, thekson se ka përdorur vetëm të dhëna zyrtare, të konfirmuara nga burime ushtarake jugosllave.

Për më tepër, ai i ka bashkëngjitur Prokurorisë një fragment të rëndësishëm nga libri i kujtimeve të Boško Đuričković: “Kujtime, reflektime, reagime” (Botim i Qendrës Ushtarako-Botuese dhe Informative, Beograd, 1990). Ky autor, hero i popullit dhe gjeneral i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë, ka qenë komisar politik dhe për një kohë edhe komandant i Brigadës së X-të, duke konfirmuar vetë në kujtimet e tij përmasat e masakrës.

Si ndodhi masakra sipas dëshmisë së gjeneralit jugosllav

Sipas rrëfimit të Đuričković, një rekrut shqiptar gjatë rrugës për në Tivar, në afërsi të Biskupisë, gjatë pushimit, vrau një roje malazez. Për shkak se nuk u identifikua autori i vërtetë, shpërtheu një hakmarrje kolektive që përfundoi në masakrën e Tivarit.

Ai përshkruan se u zhvillua një hetim i brendshëm, i cili më pas u transferua në Beograd, ku u ndërmorën “masa ndëshkuese”. Po ashtu, në kujtimet e tij jepen shifrat zyrtare të të vrarëve dhe të plagosurve, si dhe motivet pas kësaj sjelljeje, ku ndjenjat anti-shqiptare dhe anti-boshnjake nuk përjashtohen.

Thirrje për hapjen e arkivave dhe ndalimin e mohimit

Zeković i bën thirrje institucioneve që të vazhdojnë hetimet dhe të shfrytëzojnë arkivat kombëtare e ndërkombëtare. Ai kujton edhe thirrjen e fundit të Komisionit Evropian, që fton për hapjen e arkivave të ish-Jugosllavisë, përfshirë ato të shërbimeve sekrete dhe të ushtrisë, në funksion të ndriçimit të krimeve të periudhës komuniste.

Ai thekson se lufta kundër revizionizmit historik duhet të përfshijë edhe njohjen dhe dënimin e krimeve të kryera mbi civilë të pafajshëm, për motive ideologjike apo klasore. Heshtja dhe mohimi i këtyre krimeve nuk mund të jenë më pjesë e politikës së kujtesës në Ballkanin e pasluftës.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
“Kthesë historike”: Ushtria turke po hyn në Gaza?

“Kthesë historike”: Ushtria turke po hyn në Gaza?

12 Tetor, 2025
Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

12 Tetor, 2025
Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

12 Tetor, 2025
Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX

Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX

12 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In