Dardania Press
E hënë, 13 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Ballkani

DASH këshillon amerikanët: Kini kujdes me udhëtimet në Kosovë, rrezikoheni nga Covid-19 dhe terrorizmi

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rréeziku i terrorizmit në disa zona, ku ai është rritur.

16 Tetor, 2020
in Ballkani, Kosova, Sanxhaku
20 0
0
DASH këshillon amerikanët: Kini kujdes me udhëtimet në Kosovë, rrezikoheni nga Covid-19 dhe terrorizmi
22
SHARES
270
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kujtesë për udhëtimet, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka lëshuar një njoftim ku Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 për shkak të COVID-19s.

Në kujtesë thuhet se Kosova ka hequr urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe ka rifilluar disa lloje transporti dhe operacione biznesi.

Në kujtesë, Departamenti i Shtetit këshillon që shtetasit amerikanë të vizitojnë faqen në internet të Ambasadës së SHBA për informacione mbi COVID-19n në Kosovë.

Ai këshillon gjithashtu që ata të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike.

Grupet terroriste, thuhet në kujtesë, vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.

“Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet apo qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, objektet fetare, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike,” thotë Departamenti amerikan i Shtetit.

“Tensionet brenda dhe midis komuniteteve në veri të Kosovës mbeten një burim trazirash të mundshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Megjithëse trazirat e fundit kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk përfshijnë turistë ose anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, kalimtarët mund të preken,” thuhet në kujtesë.

Qeveria amerikane, thuhet aty, ka aftësi të kufizuara për të siguruar shërbime emergjente në veri të Kosovës për punonjësit e qeverisë amerikane, kur ata udhëtojnë në atë rajon./ VOA

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
“Kthesë historike”: Ushtria turke po hyn në Gaza?

“Kthesë historike”: Ushtria turke po hyn në Gaza?

12 Tetor, 2025
Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

12 Tetor, 2025
Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

12 Tetor, 2025
Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX

Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX

12 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In